• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spostimi i sforcuar djathtas i Ilir Metës, që u shit për 16 vjet si “kingmaker-i” i politikës shqiptare

by Ylli Pata
23/11/2021 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ilir Meta ka shpallur planin e tij, që në fakt ishte i paralajmëruar prej kohësh. Për të cilin është shkruar e kemi shkruar, mjaft herët, madje që kur e firmosi dekretin e tij të zhbërjes së 30 qershorit 2013, e pozicionimit në pozita “sovraniste” e “konservatore”.

Thjesht Ilir Meta nuk e zbatoi menjëherë planin që kishte në kokë, e që e shpalli publikisht mbrëmë.

Me një fjalë, plani “A” i Ilir Metës nuk ishte të vazhdonte me LSI-në, e cila ishte një forcë politike e ngritur me logjikën e funksionimit në pushtet, ndryshe ajo nuk do të mbijetonte, siç dhe ndodhi.

Meta nuk e pati; a guximin a vizionin, që ta shpallte shpejt këtë plan, ndoshta që në 2 mars 2020, por sërish kjo mbetet për tu analizuar.

Megjithatë, ja vlen për të analizuar një tezë të fortë që për herë të parë u pranua publikisht nga i nënshkruari. Që sipas tij, PD-ja nuk ka ardhur në pushtet vetë, por vetëm me ndihmën e fortë të tij, që sipas Ilir Metës ka qenë vendimtare.

Këtu Ilir Meta ka mjaft të drejtë. Sali Berisha nuk do të vinte në pushtet në vitin 2005, nëse Ilir Meta nuk do ta kishte përçarë të majtën, siç është e vërtetë që në vitin 2009, Sali Berisha nuk do ta merrte mandatin e dytë qeverisës, nëse Ilir Meta nuk do t’i jepte 4 mandatet e tij për të vijuar drejtimin e vendit.  Siç nuk do të ishte e mundur që Lulzim Basha të merrte bashkinë e Tiranës pa mbështetjen e Metës.

Ky është një fakt që dihet botërisht, siç dihet se aleanca e Metës me Berishën ka ekzistuar edhe përpara 1997-s, ashtu edhe gjatë qeverisjes së PS-së deri në 2005-n, ashtu siç nuk do të ishte e mundur që reforma në drejtësi të kontestohej aq fort, sikurse Meta, si kryetar Parlamenti të mos e bënte atë.

Ilir Meta është një aleat i ngushtë i Sali Berishës, madje aleati më i ngushtë i tij në 30 vitet e tranzicionit shqiptar.

Në çdo vendim të rëndësishëm ato kanë qenë bashkë, por kjo nuk do të thotë se Ilir Meta është natyrshëm një politikan i së djathtës apo i Partisë Demokratike. Përkundrazi.

Ilir Meta edhe pse, pjesë e lëvizjes së Dhjetorit 1990, një vit më pas nuk ju bashkua, partisë për të cilën firmosi, si bashkëstudenti i tij Pandeli Majko, po u afrua në Partinë Socialiste.

Ku përjetoi një rritje karriere galopante, deri sa u bë nënryetar i saj, kryetar i FRESSH-it, e më pas edhe zv.kryeministër e Kryeministrër i vendit në mazhorancën socialiste.

Megjithëse ka bashkëpunuar me Sali Berishën, Meta ka qenë edhe armik i tij në dy moment kyçe të zhvillimit politik të vendit, në vitin 2000, kur urdhëroi arrestimin e tij, si dhe në vitin 2015, kur u përplasën egërsisht në Kuvend, ku i nxori sekretet e Shkëlzen Berishës.

Edhe pse mjaft mbështetës të PD-së kanë parë tek Ilir Meta, që nga 2013-a, por sidomos pas vitit 2017 një kundërshtar të egër të Edi Ramës, ai nuk e ka të natyrshëm ngjizjen në Partinë Demokratike.

Pasi, në thelb demokratët e kanë pësuar prej LSI-së. Ja ta marrim vitin 2009 si shembull.  Nëse Meta nuk do të bënte koalicionin e sforcuar me PD-në, çka theu përfundimisht mitin se Ilir Meta ishte një politikan i së majtës, vendi mund të kishte një qeveri teknike, koalicion të madh, apo do shkonim  sërish në zgjedhje, ku mund të fitonte edhe PS-ja, por pas 4 vitesh Partia Demokratike krejt natyrshëm do të kërkonte ardhjen në qeverisje, pa i përmendur tmerret e 2009-2013.

Ku mjaft nga mbështetësit e së djathtës u penalizuan pikërisht prej pushtetit të madh që mori Ilir Meta nga aleanca me Berishën.

Vijmë në vitin 2013. Në institucionet që drejtoi LSI gjatë qeverisjes me Edi Ramën, largimi i militantëve të PD-së ishte shumë më traumatik se kjo ndodhi aty ku kryesonin përfaqësuesit e PS-së. E kjo krijoi një çarje e traumë të madhe. Duke filluar që me Kuvendin e Shqipërisë, që Meta e mori nga drejtimi i Jozefina Topallit.

Mjaft nga njerëzit e emëruar nga politikanja shkodrane që ishin të shkolluar dhe intelektualë të spikatur, u zëvendësuan me militantë.

E njëjta panoramë ndodhi kudo ku drejtonin njerëzit e LSI, e të parët u hoqën ata që njiheshin si votues të PD-së, e që nuk kishin pranuar t’ja jepnin votën partisë së Metës në 2013-n, siç kishte ndodhur me shumë mbështetës të së djathtës. Kjo ishte e çara tjetër e madhe.

2017-a është një tjetër traumë shumë e fortë, kur Ilir Meta mori nga Sali Berisha rreth 250 mijë vota të PD-së për LSI-në. Kur realisht nisi ky plan që shpalli Ilir Meta mbrëmë.

E nga ajo ditë Ilir Meta vijoi spostimin e tij djathtas pa reshtur, deri sa ky spostim çoi në zhdukjen politike të LSI-së. Tashmë partia e themeluar në vitin 2004 nga ai si një pjesë e së majtës, është shkërmoqur, edhe 100 mijë votat e marra më 25 prill, janë një inerci që automatikisht kanë ardhur duke u rrudhur.

Nëse Meta, do të kishte qëndruar fort në logjikën e themelimit të LSI-së, pra të mos shkonte nga anonte pushteti, LSI-ja e tij jo vetëm mund të mbijetonte, por ka gjasa që të ruante një kuotë, e cila realisht do ta mbante atë në pozitat e Kingmakerit politik. Dhe në fakt, do ta kishte ruajtur pozitën e tij, sikur të mos merrte rolin që mori në vitin 2016 kundër reformës në drejtësi.

Por gjithsesi të shohim, lëvizjet e LSI-së pas kësaj periudhe ku i referohet më shumë Ilir Meta, sidomos kohës pas vitit 2017.

Sikur realisht Ilir Meta të ishte kundër djegies së mandateve nga opiozita në vitin 2019, të paktën LSI që kishte 19 deputetë nuk do ta merrte atë akt. Nuk ka asnjë mundësi që Monika Kryemadhi ta ketë marrë vendimin kundër Ilir Metës. Edhe sikur Meta e Kryemadhi të kenë pasur ashtu siç është thënë “mosmarrëveshje”, nuk ka asnjë gjasë që LSI të ketë thyer urdhërin e Ilir Metës.

Ose të paktën vetë Meta do të kishte dalë publikisht kundër djegies së mandateve, e të thirrte në Presidencë të gjitha partitë për të negocuar krizën.

Nuk ka ndodhur kjo, pasi djegia e mandateve ishte një plan i azhornuar në detaje nga establishment i opozitës: Berisha, Meta, Basha Kryemadhi.

Pas zgjedhjeve të 2017-s, madje para shpërthimit të rastit “Tahiri” ishte kreu i LSI-së Kryemadhi se do të kërkohej një qeveri socialiste pa Edi Ramën nën drejtimin ose të Fatmir Xhafës apo Pandeli Majkos. Deklarata është në youtube në konferencë publike për shtyp.

Pra kemi një plan të qartë për të bllokuar jo vetëm mazhorancën por në radhë të parë zbatimin e reformës në drejtësi. Që pati si etapa mbylljen e mandatit të Adrik Llallës, çizmet në Kuvend në seancën e zgjedhjes së Arta Markut si Kryeprokurore, protestat e studentëve, e më pas djegien e mandateve, bojkotin e dekretin e Ilir Metës për të hedhur në erë institucionin e zgjedhjeve.

Por të gjitha këto akte e veprime të Ilir Metës, nuk kanë qenë asnjëherë një favor për Partinë Demokratike, pasi përndryshe do të rriste kuotat elektorale të saj.

Meta, madje i ka marrë PD-së elektorat sa herë ka dashur që LSI të zgjedhohet jashtë kapacitetit natyral të saj. Kështu ndodhi në zgjedhjet lokale të 20110s, ato parlamentare të 2013-s, e më pas në 2017-n. E pikërisht nga kjo logjikë “meduze” të partisë së Ilir Metës, përkrahësit e PD-së u kthyen masivisht në shtëpi më 25 prill.

Ndaj dhe spostimi aq djathtas i Ilir Metës, drejt militantëve më radikal të PD-së është i sforcuar, e si çdo gjë e tillë nuk ka efekt. Si në një skenë kur fotografi të thotë spostohu edhe pak, edhe pak, por pa dalë nga objektivi, se ndryshe humbet… Kështu ka ndodhur edhe me Ilir Metën në politikë, ai ka kohë që ka dalë nga objektivi i aparatit!

Next Post
“LSI nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve”/ Mehmetaj: Fushata ka qenë e pastër, kandidatët s’blenë vota, ku t’i gjenin lekët

“Refuzuam ofertën e Ramës në 2019”/ Mehmetaj e LSI dyshon: Basha bashkëpunon me kryeministrin për të bërë para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In