• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Refuzuam ofertën e Ramës në 2019”/ Mehmetaj e LSI dyshon: Basha bashkëpunon me kryeministrin për të bërë para

by Java News
23/11/2021 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja, Kejdi Mehmetaj ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në studion e Fax News përballë moderatores Juela Meccani të emisionit “Pushteti”.

Kejdi Mehmetaj ka ngritur dyshime të forta mbrëmjen e sotme teksa tha se Lulzim Basha bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama për arsye ekonomike.

“E kam të vështirë të analizoj veprimet e Lulzim Bashës. Patjetër që njerëzit kur kërkojnë pozicione drjtuese kërkojnë që t’i trefgojnë qytetarëve ccfarë janë në gjendje të bëjnë. Sipas veprimeve që ka marrë, dëshirat e tij janë për të qenë në opozitë të përjetshme. Ndoshta njerëzit futen ne politikë dhe për të bërë para, dhe ndoshta z.Basha ka gjetur mënyrën si të bëjë paratë.

Unë kam dashur t’i besoj, por ky personazh është enigmë.Kam qenë një ndër ato kur kanë mbaruar zgjedhjet kam thënë duhet të dalim dhe të jemi transparente ndaj votuesve. Me sjelljet e tyre Basha dhe Rama patën rol dëmtues. Por në shumicë thamë se nuk ishte momenti të linim përgjegjësinë atyre. Përtej faktit që i besuam një të pabesi… Ne nuk jemi forcë politike qaramane. Ti besosh dikujt që ne vete kishim thënë të gënjën dhe për orën ishte e vështirë“, tha Mehmetaj.

Kejdi Mehmetaj ka deklaruar ndër të tjera se para zgjedhjeve të 25 prillit, eksponentë të lartë të PD-së kanë hedhur teza për një bashkëqeverisje me Ramën pas 25 prillit.

“Rama ka dalë në parlament dhe ka thënë se pjesë e marrëveshjes tonë 2017 ka qenë zhdukja e LSI-së. Nuk kam asnjë dyshim që ka qenë projekt i të dyve. Ka një bashkëpunim ndërmjet tyre. Nuk arrij të kuptoj se ccfarë fiton z.Basha? Rama vazhdon të jetë kryeministër. Mund të ketë dhe arsye ekonomike për bashkëpunimin mes tyre. Ju e dini që edhe këtë fushatë, eksponentë të lartë të PD-së, sot me poste, hidhnin tezë për një bashkëpunim PD-PS. I vetmi politikan që ka shërbyer si opozitë serioze ndaj Edi Ramës ka qenë Ilir Meta”, tha ajo.

Kejdi Mehmetaj po ashtu ka deklaruar se kanë pasur oferta nga Rama në vitin 2017 dhe 2019 por i kanë refuzuar.

“Meta ka eksperiencë të madhe politike por dhe me një luhatje të theksuar. Ai ka pasur informacion dhe e ka kuptuar situatën. Ne si LSI, parti me bazë të konsiderueshme në arenën politike, nuk duhet ta vinim Presidentin në pozita të veshtira. Ne kemi përgjegjësinë tonë. Ne jemi parti luajale, pavarësisht se palët na kanë sulmuar. Ne kur marrim nëj vendim i qëndrojmë atij vendimi. Jo vetëm në zgjedhjet 2019, por që në 2017 na janë bërë jashtëzakonisht shumë oferta. Ne nuk kishim asnjë detyrim ndaj z.Basha. Vetëm për të ruajtuar balancat e një shteti që funksionon, LSI nuk pranoi dhe mori një fushatë të vështire, nga njëri krah z.Rama dhe nga krahu tjetër z.Basha. Patjetër që ka pasur oferta. Edhe në vazhdim, por ne i qëndruam një pakti të bërë me qytetarët”, u shpreh ish-deputetja./m.j

Next Post
Tre “gabimet” e Flamur Nokës që ‘mbushën kupën’ dhe sollën ndëshkimin e tij nga ana e Bashës

“Ka mandat për shuarjen e opozitës e për ta kthyer në shoqatën Basha-Bardhi"/ Noka: Luli, ministri i 20-të i Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Rama, ahengje me shelegët e Kuçit”, Berisha: S’ka legjitimitet, të japë dorëheqjen

August 25, 2026
Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

August 25, 2026
Keqkuptimi i mikrofonit

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

August 25, 2026
Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

August 25, 2026
FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

Babë e bir u ekzekutuan në pritë, flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

August 25, 2026
Alimehmeti: Votat e mia janë bio, koha për analizë dhe vendime në PD

Alimehmeti kandidat për bashkinë e Tiranës? Ja përgjigja e Berishës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

August 25, 2026
Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

Furtunë gjobash në jug të vendit: Dronë, radarë dhe makina inteligjente, ndëshkohen 1383 shoferë

August 25, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Pse duhej Dio Guardi bash tash në skenë?

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com