• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sportiviteti me të cilin e kanë marrë garën rivalët e Lulzim Bashës

by Altin Ketro
26/05/2021 10:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Ndërkohë që kryetari aktual (dhe i ardhshëm) i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur takimet në bazën e partisë, tre rivalët e tjerë, Harxhi, Kadilli dhe Shehaj, vijojnë që të rrinë në kryeqytet e të japin konferenca shtypi ose të dalin studio më studio nëpër intervista.

Ditët që Lulzim Basha u ka lënë për fushatë janë shumë të kufizuara, por kjo nuk do të thotë që fushatën ta bëjnë nga studiot apo sallonet e Tiranës. Që nga zyrtarizimi i emrave të tyre ditën e diel, ata, si kandidatë të shpallur disa ditë përpara kësaj dite, duhet ta kishin gati një plan të detajuar për takimet në bazën e partisë.

Prania televizive bëhet nga Tropoja në Konispol, atje ku ndodhen ata që do u kërkojnë votën. Nxitimi i Lulzim Bashës për të dalë në terren është një lëvizje e zgjuar, sepse kontakti sy më sy me anëtarësinë, është mundësia më e mirë për të përçuar alternativën e drejtimit të PD-së për 4 vitet e ardhshme.

Ndonëse Lulzim Basha ka zgjedhur që takimet në bazë t’i bëjë jo me transmetime të drejtpërdrejta (ku duket montazhi i dobët sepse regjia nga një Lulzim që flet në Berat, befas e kalon në Kuçovë), kjo për momentin i jep një avantazh atij sepse e shfaq në krah të anëtarësisë.

Pikërisht këtë duhet të nxitojnë të bëjnë edhe tre kandidatët e tjerë, të dalin në terren dhe që atje të transmetojnë drejtpërdrejtë idetë dhe platformat e tyre. Kur them drejtpërdrejt, kam parasysh kuptimin e drejtë të kësaj fjale, ku të ndërthuren edhe pyetje- përgjigjet nga anëtarësia.

Kjo e fundit është një mangësi thelbësore që po vihet re tek takimet e para të Lulzim Bashës, gjë që tregon frikën e tij për t’u përballur me ndonjë e me “spec” për të cilën ai do ndihej i papërgatitur për një përgjigje bindëse.

Ajo që vihet re prej tre kandidatëve rivalë të Lulzim Bashës, është se ata për momentin po e trajtojnë njëri tjetrin me delikatesë të tepruar. Të duket sikur i ka zënë halli për të kandiduar dhe nuk duan t’i prishin punë sho- shoqit.

Kur futesh në një garë, çfarëdolloj qoftë ajo, miqësia dhe koleg-llëku mbarojnë në startin e garës dhe secili duhet të jetë i fokusuar vetëm tek vetvetja, bile të përfitojë nga çdo gabim në artikulim të tjetrit. Kritikat nuk mund të adresohen vetëm kundër “tabelës” Lulzim Basha, por edhe ndaj rivalëve të tjerë, për pikat e dobëta që ata kanë.

Pas 13 qershorit ata mund të jenë miq shumë të mirë të njëri tjetrit, po deri atëherë duhet të tregohen rivalë të pakompromis, as me Lulzim Bashën e as me njëri tjetrin. Sigurisht, nëse duan që gara të jetë e vërtetë. 

Rivaliteti që do tregojnë do të jetë një tregues shumë kuptimplotë se ata janë të përgatitur për të marrë në dorë fatet e Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi.

Agjenda e takimeve të secilit nuk duhet të jetë e përbashkët. Secili syresh duhet të identifikojë mbështetësit e vetë. Aty ata do kenë mundësinë të shohin se sa të guximshëm do të jenë anëtarët në bazë për t’i dëgjuar të preferuarin e tyre.

Natyrisht, kur vjen puna tek anëtarësia dhe takimet me ta, Lulzim Basha ka avantazhin sepse zotëron listën dhe kontaktet e tyre. Gjithashtu ka në komandë kryetarët e partisë në bazë përfshi edhe deputetët e zgjedhur.

Kjo do të jetë edhe një shenjë e demokracisë së brendshme, sepse frika e anëtarësisë për t’u identifikuar si mbështetës i njërit apo tjetrit, do të jetë tregues i ndikimit të fortë të Lulzim Bashës në bazë.

Kandidatët  Harxhi, Kadilli e Shehaj duhet ta kuptojnë që fitoja vjen nga terreni, atje ku ndodhet anëtarësia. Lulzim Basha e di këtë prandaj nuk humbi kohë dhe po shëtit Shqipërinë, duke kopsitur edhe kronikat televizive. Ndërkohë, tre të tjerët e kanë marrë me shumë sportivitet këtë garë. Thua të jenë kaq të qetë se e mundin Lulzim Bashën nga studiot e Tiranës? Të shohim…

Next Post
Luigi Soreca mbështet krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës: BE po e ndjek nga afër iniciativën, të dëgjohet zëri i ekspertëve

Luigi Soreca mbështet krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës: BE po e ndjek nga afër iniciativën, të dëgjohet zëri i ekspertëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kritika për sigurinë ushqimore, raporti i Progresit i BE-së për Shqipërinë vë në dukje dobësinë e sistemit të kontrollit

Kritika për sigurinë ushqimore, raporti i Progresit i BE-së për Shqipërinë vë në dukje dobësinë e sistemit të kontrollit

December 6, 2025
Çështja e detit me Greqinë, reagon Ilir Meta: Mos e trajtoni si tokat e Gjipesë! Ja çfarë ndodh nëse shkojmë në Hagë!

Çështja e detit me Greqinë, reagon Ilir Meta: Mos e trajtoni si tokat e Gjipesë! Ja çfarë ndodh nëse shkojmë në Hagë!

December 6, 2025
Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

Vrasës dhe përdhunues, lirohen gabimisht 300 kriminelë në Angli. Mediat: Kaos në menaxhimin e burgjeve

December 6, 2025
Vokshi dhe Mediu në IDU: Disa në Bruksel na shohin si anti-europianë pse punësuam në fushatë menaxherin e Trumpit

Vokshi dhe Mediu në IDU: Disa në Bruksel na shohin si anti-europianë pse punësuam në fushatë menaxherin e Trumpit

December 6, 2025
“Lajme dezinformuese”, Urdhri i Stomatologut: Nuk ka zgjedhje të reja, Presidenti është zgjedhur dhe njohur ligjërisht

“Lajme dezinformuese”, Urdhri i Stomatologut: Nuk ka zgjedhje të reja, Presidenti është zgjedhur dhe njohur ligjërisht

December 6, 2025
Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive

Avokatët e Veliajt: E drejta për t’u njohur plotësisht me aktet, kusht themelor për mbrojtje efektive

December 6, 2025
Zhvillohet në Makao ekspozita mbi makinat dhe elektronikën e inteligjencës artificiale

Zhvillohet në Makao ekspozita mbi makinat dhe elektronikën e inteligjencës artificiale

December 6, 2025
“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

“Tregohuni të zotët e vetes”, SHBA i jep afat Europës: Keni kohë deri në 2027-tën për..

December 6, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

December 6, 2025
SPAK zbardh atentatin e telekomanduar të Preng Gjinit/ Kush janë ish-funksionarët e policisë të përfshirë në kultivim droge

SPAK zbardh atentatin e telekomanduar të Preng Gjinit/ Kush janë ish-funksionarët e policisë të përfshirë në kultivim droge

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In