• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sportistët tanë merren me kontrabandë, doping e vjedhje”

by Java News
10/06/2016 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjesëmarrja e ekipit tonë kombëtar të futbollit në finalet e Evropianit “Francë 2016”, padyshim që është një nga arritjet më të mëdha në të gjithë historinë e sportit shqiptar, që nga krijimi i tyre dhe deri më sot. Por duhet thënë e pranuar, se edhe para viteve ’90, mjaft ekipe klubesh, si “Partizani”, “Vllaznia”, “17 Nëntori”, “Dinamo” e deri tek “Flamurtari” i Vlorës, (i cili kaloi disa ture në Kupat e Evropës), kanë bërë paraqitje dinjitoze në mjaft takime ndërkombëtare, duke arritur rezultate mjaft të kënaqshme për kohën dhe vendin tonë nga më të prapambeturit në kontinent.

Dhe njëherazi duke ngritur lart edhe emrin e Shqipërisë e krenarinë tonë kombëtare. Dhe jo vetëm futbolli, por edhe mjaft sportistë të tjerë si volejbollistët e “Dinamos” (meshkuj e femra), peshëngritës, atletë, qitës, etj., etj., morën medalje të arta dhe ngritën flamurin e Shqipërisë në mjaft stadiume të Evropës. Dhe të gjithë ata emra të mëdhenj të sportit, legjenda të tilla si: Boriçi, Halili, Pano, Zhega, Bizi, Rragami, Hafizi, Bajaziti, Çeço, Ballgjini, Përnaska, Zëri, në futboll; Fagu, Papavangjeli, Shaka, Radoja e Çaçi në basketboll; Rusi, Uka, Doçi, Tase, në volejboll; (meshkuj) Tase, Ibrahimi, Duni, (femra), Mihali e Toska, në atletikë, Karabolli e Mata në qitje, Gërnjoti e Janku në boks, Pampuri dhe Kondo në peshëngritje, Guri e Fishta në mundje, Muço e Dervishi në shah, Krifsa e Kërçiku në pinpong, e plot e plot të tjerë, që bënë epokë në periudha të ndryshme të karrierës së tyre, e që duhen faqe të tëra gazete për t’i përmendur të gjithë. Por, gjithashtu duhet thënë se ata sportistë i dhanë shumë sportit shqiptar, emrit të atdheut dhe morën pak prej tij, apo më saktë prej regjimit në fuqi të paraviteve ’90.

Por, kjo ishte e keqja më e vogël, pasi shumë sportistë, me dhjetëra, emra të mëdhenj të sportit shqiptar, nga ata që përmendëm pak më lart e plot të tjerë u bënë objekt demaskimi, u përjashtuan nga sportet, u internuan, u futën deri edhe nëpër burgjet e atij regjimi. Dhe kjo jo vetëm për shkak të biografisë së tyre familjare, por edhe për shkaqe sa banale për atë kohë, aq edhe qesharake për brezin e të rinjve të sotëm, që nuk mund ta imagjinojnë dot sesi emrat të mëdhenj të futbollit shqiptar, si djemtë e “Flamurtarit” të Vlorës në gjysmën e viteve ’80-të, që bënë të dridhen gjigandët e “Barcelonës”, u ndaluan në pikat tona doganore për një çakmak, orë dore, paketë cigare, shall grash, radio-magnetofon apo rrallë dhe një aparat televizori.

Dhe për këtë fakt, shumë prej tyre përjashtuan nga sporti përgjithmonë, apo u dërguan në shatrat më të thellë të vendit, si disa prej futbollistëve të “Vllaznisë”. Madje, nisur nga ajo që i priste këtë në Shqipëri, disa nuk u kthyen më fare dhe kërkuan azil politik, si disa futbollistë të “Vllaznisë” së Shkodrës në vitin 1977. Kjo gjë dëshmohet më së miri, edhe prej këtyre dokumenteve arkivore që po i botojmë të gjitha të plota në një cikël shkrimesh, duke filluar nga numri i sotëm. (Shënim, tituj në brendësi të shkrimit, janë redaksional).

Mbledhja në Komitetin Qendror me drejtuesit e rretheve dhe Ministrinë e Brendshme dhe të Mbrojtjes “Me 12 dollarë dieta, futbollistët e ‘Flamurtarit’ sjellin televizorë dhe radio-magnetofona” Këto probleme duhet t’i shohin dhe t’i analizojnë thellë, të mos i marrin ato të shkëputura, kur në fakt janë të lidhura. Vijnë futbollistët e “Luftëtarit” dhe sjellin mallra mbi vlerën e dietës që kanë pasur. Akoma më keq ngjet me futbollistët e “Dinamos”, të cilët nuk janë një e dy, por gati gjysma e tyre, që sjellin sende të pajustifikuara me dietën e marrë. Dhe këto ngjasin, edhe pse para tyre, futbollistët e “Partizanit”, “Flamurtarit” e “Vllaznisë” kishin bërë veprime të dënueshme në këtë drejtim. Me 12 dollarë dietë gjithsej, futbollistët e “Flamurtarit” sjellin radio-magnetofona e bile edhe televizorë. Këtë veprim e bënë më vonë edhe sportistët e “Vllaznisë”, (kuptohet që në këto raste një skuadër ose bën kontrabandë dollari, ose kanë vjedhur. Në këtë drejtim, veprimi rëndohet akoma më shumë: disa futbollistë të “Flamurtarit’ mbajnë qëndrime të pafalshme në dogana, duke protestuar, duke mos pranuar të kalojnë në kontroll doganor e duke u përpjekur që të kalojnë sendet jashtë kontrolli.

“FUTBOLLISTËT E VLORËS, OSE BËJNË KONTRABANDË VALUTE, OSE VJEDHIN”

Kuptohet se këta futbollistë janë marrë me kontrabandë valute, ose kanë vjedhur. Ndryshe nuk mund të ngjasë. Dhe ç’masa kanë marrë rrethet, klubet sportive, deri tek organet e partisë dhe të pushtetit në rrethe, të cilët kanë dijeni për këto raste të turpshme? Masat e marra, (përfshirë këtu edhe organet e BFSSH-së në qendër) janë gjysmake dhe të buta, liberale, përderisa sportistë të tillë i shohim të falen shumë shpejt, madje të kthehen brenda disa javëve edhe në ekipet kombëtare. Pra, kuptohet se edhe organet e BFSSH-së dorëzohen përpara presioneve të klubeve sportive e të rretheve për këta lloj sportistësh, që padrejtësisht quhen “të pazëvendësueshëm” e “talent”, në një kohë që nga sondazhet e bëra, janë provuar se këta nuk janë as “të pazëvendësueshëm” dhe as “talent” nuk janë. Para së gjithash, ne duam njeriun e formuar politikisht, qytetarin e ndershëm e mandej sportistin e dalluar. Në të vërtetë, nuk mund të jetë sportist i shquar, ai që nuk është para së gjithash njeri i formuar, besnik i atdheut të tij, patriot i ndershëm dhe një i ri përparimtar dhe militant.

“LOJË E RËNDË, 500 KARTONË TË KUQ E TË VERDHË NË NJË SEZON”

Të vjen keq, por është fakt se disa qëndrime që shohim në fushat tona, i dënojnë rreptë edhe organizmat borgjeze në vendet e tyre, për klubet e tyre. Në fushat tona sportive, në mjaft raste vërejmë kundërshtime të lojtarëve ndaj vendimeve të gjyqtarëve, që shkojnë deri në kërcënime. Vetëm gjatë sezonit të kaluar futbollistik u janë dhënë mbi 500 kartonë të verdhë e të kuq në dyja kategoritë e kampionatit kombëtar, duke zënë kështu një nga vendet e para në Evropë. Është fakt se kemi edhe gjyqtarë indiferentë e tolerues, ashtu siç kemi edhe ndonjë paaftësi në gjykim nga ana e tyre. Por, nuk është kjo kryesorja. Themelore është qëndrim i padenjë, arrogant jashtë normave të moralit tonë proletar të disa sportistëve, të cilët “përkëdhelen” jo në pak raste edhe nga disa shokë me përgjegjësi dhe nga tifozë të sëmurë.

“FUTBOLLISTË RRUGAÇË, DHUNË NË FIER, KAVAJË, PEQIN, PUKË DHE LAÇ, ARMIKU I KLASËS I SHFRYTËZON”

Akte rrugaçërie kemi pasur në disa rrethe si në: Fier, Kavajë, Laç, Pukë, etj. Kohët e fundit në Peqin, një grup tifozësh sulmuan makinat e sportdashësve nga Gramshi. Pra, sporti nga disa futbollistë rrugaçë dhe nga mjaft tifozë të këqij, kuptohet si një mjedis ku ata paskan të drejtë t’u lënë vend histerizmit e pasioneve të sëmura lokaliste e përçarëse, këto shfaqje të shëmtuara i shfrytëzon edhe armiku i klasës. Pas asaj që ndodhi me “Partizanin” në Lisbonë, u dhanë orientime dhe porosi të prera. U botua edhe një artikull në gazetën “Sporti Popullor”, i cili u punua në të gjitha klubet e shoqëritë sportive të vendit. Por, a mund të themi se pas kësaj duken ndryshime të dukshme? A mund të flasim për një kthesë rrënjësore në këtë drejtim? Vështirë se kjo pyetje merr një përgjigje pozitive, kur shfaqje të tilla vazhdojnë pothuaj me të njëjtin ritëm./ Gazeta Shqiptare/ a.k

Next Post

Cantona i revoltuar: Shqipëria zero shanse? Më vjen të gjuaj prapë me shqelm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In