• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sportistët në ditët e fundit të pushimeve

by
23/07/2015 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Temperaturat e larta të kësaj vere po shfrytëzohen nga sportistët më të njohur për të shfrytëzuar në maksimum kohën e lirë të pushimeve para se rikthehen në aktivitet të plotë në skuadrat e tyre.

Kampioni i botë në fuqi në Formula 1, Lewis Hemilton u shkëput disi nga plazhet amerikane këtë javë, për të pasuruar koleksionin e tatuazheve që ka në trup.

Britaniku që kryeson renditjen aktuale, ka vendosur të mbulojë supin e majtë me një imazh që ende nuk është zbuluar, por 30-vjeçari ka këmbëngulur gjithmonë se këto imazhe kanë kuptim të veçantë.

Pushime, por edhe aktivitete me skuadrën e tij Bajern, për futbollistin gjerman Mario Gotze, që shënoi gol në ndeshjen e fundit ndaj Inter. Mesfushori ofensiv ka treguar se merr mësime të arteve marciale për shkak se këto e ndihmojnë me balancën dhe vetëbesimin, që janë vendimtare për një futbollist.

Vazhdon ndërkohë muaji i mjaltit për sulmuesin italian Alesio Cerci dhe bashkëshorten e tij simpatike, Federika Rikardi, që po kalojnë ditët e fundit të pushimeve në Portofino. Xhiro në fshatin e bukur dhe plazh me orë të zgjatura deri në nisjen e sezonit të ri për futbollistin.

Pushime të justifikuara edhe për Radamel Falkaon, që pas një sezoni të vështirë me United, tani pret të rikthehet në skenën e futbollit europian me Çelsin. Sulmuesi kolumbian gjendet në plazhet e Floridas në SHBA, aty ku do qëndrojë deri në fund të korrikut për të shkuar më pas në Londër.

Pushime në ishullin e bukur të Mikonos, për sulmuesin francez Djibril Cise që ka dribluar disi nga markimi i rreptë i gruas së tij, për të parë dhe vajza të tjera simpatike në plazhet greke. Futbollisti me ngjyrë është vetëm një prej personazheve më të njohur që kanë zgjedhur detin Egje për të pushuar.

Pushime në familje për mesfushorin ganez Cevin Prince Boateng dhe partneren e tij bukuroshe Melisa Sata. Ishulli i Sardenjës është destinacioni i çiftit, në pritje të futbollistit ganez për të mësuar skuadrën e re, pas largimit nga Shalke, raporton TCH.

Next Post

Bombardon Teuta, vjen si kurrë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com