• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sportistët elitarë u graduan “Kolonelë”, reagon kampioni Godelli: Jam i zhgënjyer që më harruan

by A R
06/04/2023 15:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria nisi zbatimin e ligjit për dhënien e gradave të larta ushtarake për sportistët që arrijnë rezultate të larta në arenën ndërkombëtare.

Në këtë ceremoni u dekoruan 7 sportistë elitare, por mungonte emri i kampionit të peshëngritjes Daniel Godelli.

Ai reagoi me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale, aty ku rendiste të gjitha sukseset e arritura në karrierën e tij që i kanë sjellë Shqipërisë mbi 50 medalje, ndërsa ngrinte pikëpyetje për mungesën e emrin të tij.

“Marr shkas nga ceremonia e dekorimit të 7 sportistëve “Elitar” si pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, po shikoja sot kudo në TV, nderimin që i bëhet sportit dhe realisht u gëzova shumë që më në fund sporti po arrin të marri vlerat e duhura, pak vonë, por më mirë vonë se kurrë!

Bashkë me gëzimin që përjetova për kolegët e mi të cilëve ua di vuajtjet sepse jemi bashkë në këtë rrugë prej vitesh kush më lart e kush më poshtë në rezultate, përjetova edhe një trishtim! Shteti im, atdheu ku unë u linda, u rrita dhe nuk u largova edhe pse ofertat ishin të pafundme, më kishte harruar? Pse vallë? A nuk e di shteti im se kush jam unë? A nuk e di shteti im që unë, Daniel Godelli, i kam dhuruar atdheut tim mbi 50 medalje! Flasim këtu për medalje ari, argjendi e bronzi! Besoj se shteti im nuk e ka harruar që unë jam i vetmi kampion bote në dygarësh që Shqipëria ka deri më sot për 20-vjeçarët! Unë jam po ai sportist si disa nga kolegët e mi aty në podiumin e nderit sot që kemi pasur një problematik me dopingun, por ndryshe nga ata unë e provova që isha i pafajshëm dhe kurrë nuk heshta për të treguar që dopingu nuk ishte zgjedhje e imja, por e të tjerëve! Gjithsesi unë dënimin e vuajta të plotë, dhe u riktheva në 2017 si kampion i Europës në stilin e shkëputjes. Ua provova edhe një herë që unë rezultatet i kisha të arritura me gjak e me shpirt dhe ajo që ndodhi ishte kurban i lojërave të pista në kupolën e federatës që jo pak sportistë të shteteve të ndryshme e deklaruan, dhe e faktuan edhe me një libër të botuar! Gjithsesi, pak rëndësi ka kjo tani, çdo gjë kaloi dhe unë u riktheva serish me mundësit e mia si kampion i Europës sikurse e përmenda më lart!

Ndjej një keqardhje shumë të madhe sot që shteti im më harroi! Janë të shumtë kufomat që vijnë vërdallë dhe më pëshpëritin në vesh që nuk ka rëndësi që t’i Daniel ke sjell 50 medalje për Shqipërinë, rëndësi ka të lidhesh si këpushat pas ndonjë pushtetari, t’i bësh lavde e këngë, e më pas ai për lëmoshë të të shpërblej me ndonjë dekorim! Unë mendoj, besoj dhe gjykoj që i tejkaloj kriteret që Republika e Shqipërisë ka vendosur për të më cilësuar si sportist Elitar”.

Megjithatë, ai thekson se kjo gjë nuk e demoralizon aspak, madje e shtyn të punojë edhe më shumë për kamionatin Europian të peshëngritjes, i cili zhvillohet vetëm pas 10 ditësh në Armeni.

“Unë dua të besoj që kjo që sapo ndodhi ishte thjeshtë një harresë dhe një neglizhencë nga ngarkesa e madhe e njerëzve që u morën me plotësimin e kësaj liste, edhe pse nuk mund të harrohet një sportist si Daniel Godelli që ka që nga viti 2006 që i sjell medalje Shqipërisë sonë të bukur!

Jam në pritje të korrigjimit sa më shpejt të kësaj harrese që ka ndodhur kundrejt 50 medaljeve të mia, Ballkanike, Europian dhe Botërore nga Institucionet përkatëse. Për dijeni, pas 10 ditësh zhvillohet kampionati europian në Armeni, dhe kjo që sapo ndodhi më jep shumë forcë dhe guxim për të garuar atje! Faleminderit!”, shkruan Godelli.

/a.r

Next Post
Siguria kibernetike, Shqipëria marrëveshje me Emiratet. Rama: Ka rëndësi strategjike; Ministri arab: Ia keni dalë të përballoni shumë sfida

Siguria kibernetike, Shqipëria marrëveshje me Emiratet. Rama: Ka rëndësi strategjike; Ministri arab: Ia keni dalë të përballoni shumë sfida

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Të lumtë mëndja e dora për sa ke shkruajtur fjalë shpirti e jo mllefi e keq dashjeje për kolegët e tu sportistë që u nderuan sot nga qeveria.
    Gjithsesi, i ri je, shpirtin e ke luftarak dhe jepi forcë vehtes, me kurajo e guxim, rivendos dinjitetin tënd të nëpërkëmbur nga faktorë të jashtëm.
    Ec përpara. Kokën vetëm përpara.
    Respekt e konsiderate.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com