• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

7 sportistë marrin gradën “Kolonel”, Rama: Ushtarakët tanë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s

by Java News
06/04/2023 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtarakët shqiptarë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama këtë të enjte. Ai theksoi se ‘kjo do të ndodhë në pak vitet që vijnë dhe jo pas 10 vjetësh’.

“Sot shpërblimi për ushtarin më të thjeshtë të Forcave të Armatosura me arsimin më të ulët është një shpërblim, i cili jo vetëm është mbi pagën minimale në mënyrë të ndjeshme, por është një shpërblim që do shkojë në rritje çdo vit. Sepse ne i kemi rritur pagat e Forcave të Armatosura, në vijim dhe do të vazhdojmë t’i rrisim. Ambicia jonë është që të gjithë ata që veshin uniformën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kur shkojnë në misione ndërkombëtare të mos ta shikojë asnjë nga poshtë lart prej kolegëve të tyre të vendeve të NATO-s. Ushtarakët tanë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s dhe kjo do të ndodhë jo pas 10 vjetësh, por në pak vitet që vijnë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë e bëri deklaratën në një ceremoni për gradimin e sportistëve të nivelit të lartë.  Ditë historike për sportin dhe Forcat e Armatosura e konsideron Kryeministri Edi Rama gradimin e tyre. Ai tha se përfshirja e këtyre kampioneve në Forcat e Armatosura përbën një vlerë të shtuar morale dhe profesionale.

“Sot pjesë e FA bëhen një grup sportistësh dhe sportistesh që flamurin kombëtar e kanë ngritur në  majën më të lartë. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe 3 kampione shqiptare nga Kosova që nga sot e tutje do të jenë bashkë me kampionet dhe kampionët shqiptarë nga Shqipëria nën të njëjtin flamur për të njëjtin mision, me të njëjtat ambicie dhe vullnete të bashkuara në funksion jo më vetëm të sportit, por edhe të FA. Përfshirja e këtyre kampionëve dhe gradimi i tyre sot me gradën më të lartë si kolonelë dhe kolonele të FA si dhe i pjesës tjetër me gradat e tjera sipas arritjeve të tyre në sport përbën pa asnjë diskutim një vlerë të shtuar morale, një vlerë të shtuar profesionale përtej simbolikës”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se në këtë mënyrë kampionët shqiptarë dalin nga zona e braktisjes dhe harresës nga shteti.

“Kampionët dhe kampionet shqiptare tanimë të dalë përfundimisht nga zona e errët e braktisjes dhe harresës nga shteti do të jenë në mes ushtarëve tanë, do të jenë në mes drejtuesve të tyre, do të jenë në mes të gjitha atyre përpjekjeve për ta ngritur më lart ushtrinë tonë duke e vënë forcën e shembullit të tyre dhe njëkohësisht shembullin e forcë së tyre në dispozicion të trajnimit dhe stërvitjes psikofizike të forcave tona”, u shpreh Rama.

7 sportistët shqiptarë Luiza Gega, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, të shpallur kampionë olimpikë, botërorë dhe europianë u nderuan sot me gradën e lartë ushtarake “Kolonel”, duke u bërë pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare.

Next Post
Berisha quajti kriminel kandidatin e PS në Has, reagon Majko: Një tropojan duhet të jetë i kujdesshëm me fjalën

Berisha quajti kriminel kandidatin e PS në Has, reagon Majko: Një tropojan duhet të jetë i kujdesshëm me fjalën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

November 12, 2026
Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

November 12, 2026
Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

November 12, 2026
Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

November 12, 2026
Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

Kallëzimi për gjyqtaren Irena Gjoka, Berisha pas daljes nga SPAK sulmon Drejtësinë: Më thirri ‘skapi’ i partisë!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In