• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Sporti nacional’ i paneleve me pushtimin e selisë e mbajtjen e vulës së PD

by Ylli Pata
09/11/2021 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Siç ndodh shpesh në një debat të rëndësishëm publik, qoftë ky politik, ekonomik apo problem i shoqërisë, a daç kulturor, kur ngjitet në panelet e darkës, merr një formë më shumë se sipërfaqësore.

Edhe në rastin e debatit primar të politikës shqiptare, ngjarjet që kanë shoqëruar përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, po trajtohet në mënyrën më sempliste; ku nga drejtues të emisioneve kërkohet me ngulm përgjigja se “a do ta pushtojnë berishistët selinë e PD-së”? Apo “a do ta mbajë vulën e PD-së Lulzim Basha”? Dhe nëse e mban ku do ta çojë?

Pavarësisht se në dukje i jep një formë skenike këtij “dueli fatal” e gjithë kjo nyje politike e madhe në radhët e opozitës, nuk ka të bëjë as me seli e as me vulë.

Për “fat” eksperienca politike në Shqipëri gjithë këto 30 vjet na kanë “furnizuar” me raste përplasjesh për seli e për zyra, apo përleshje për vulën e partisë.

E kur këto grupime kanë shkuar deri në këtë derexhe, atëherë kemi pasur dhe shuarjen e përshkallëzuar të këtyre partive.

Ne kemi pasur përplasjen në partinë e Ballit që ka çuar në dy parti të tilla, në atë të Legalitetit, problemet në partitë e ndryshme demokristiane apo të tjera.

PDr-ja e Pollos mori nga qeveria e Ilir Metës një seli të bollshme pas Gjykatës së Tiranës, por që se gëzoi se u shkri me PD-në, e këtë seli më pas e mori PDIU-ja e Shpëtim Idrizit, kur u bë faktor në koalicionin me PD-në e më pas të PS-së. Ja ku jemi sot që në të gjitha këto seli nuk shkon askush, e vulat që mbajnë në xhep kryetarët nuk kanë vlerë asnjë grosh.

Përplasja e sotme në Partinë Demokratike, është në radhë të parë, por edhe të fundit pra kryekëput një konflikt politik, e jo një kontest për asetet e partisë se kush do t’i administrojë: kryetari apo pjesa e Kuvendit që kërcënon se do të pushtojë “kështjellën”.

Çështja është krejt e thjeshtë në këtë rast. Lulzim Basha, si kryetar i Partisë Demokratike, ka përjashtuar, apo ngrirë deputetin Sali Berisha nga grupi parlamentar për arsye të pastra politike, e jo statutore.

Pasi SHBA e ka shpallur Sali Berishën “person Non Grata” për korrupsion të rëndësishëm, pengim të drejtësisë e minim të demokracisë. Pas këtij vendimi, qeveria e SHBA i kërkoi PD-së që të reagonte edhe ajo politikisht pas këtij vendimi.

Sali Berisha, është njeriu i prekur, madje shumë me këtë gjëmë personale që i ka ndodhur, që është ndoshta edhe më e rëndë se një akuzë penale, e cila ka edhe shkallë e degë të gjyqësorit ku mund ta kontestosh e të marrësh frymë.

Pas kësaj “prekjeje” Sali Berisha nisi kontestimin e të gjithë lidershipit të Lulzim Bashës, të cilin nuk e kishte kontestuar apo kritikuar, kur kishte mundësinë institucionale që ta bënte këtë; në Kuvendin e PD-së së muajit korrik. Politikisht Sali Berisha, e miratoi e i dha bekimin lidershipit të Bashës.

Logjikisht, nisja e kontestimit pas vendimit si pasojë e ndëshkimit nga SHBA, i ka dhënë aksionit të Sali Berishës një nuancë të qartë antiamerikane.

Dhe ky është konflikti real në Partinë Demokratike: Basha që kërkon të distancohet nga Sali Berisha, edhe si pasojë e vendimit e kërkesës së SHBA, e Berisha që kërkon ta bëjë nul vendimin e Lulzim Bashës.

Në përballjen e fundit, nuk do të ketë sulm barbar për godinën apo për vulën, por qëndrim politik se si Partia Demokratike do ta përballojë marrëdhënien e saj me Sali Berishën, i cili është ndëshkuar nga SHBA.

Kryetari i saj zyrtar, pra Lulzim Basha e ka dhënë vendimin e qëndrimin e tij e ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga ky vendim.

Sali Berisha po punon që ta bëjë nul këtë vendim, duke aktivizuar një trazirë në PD, pra një mbledhje Kuvendi që ta rrëzojë Lulzim Bashën. Përveç tenkikaliteteve, në fund dueli, vendimi, përplasja do të jetë politike. Çfarë vendimi do të marrë kjo PD? Do të jetë e bashkuar apo do të ndahet. SHBA nëpërmjet ambasadores Yuri Kim ka deklaruar se Uashingtoni kërkon një PD të fortë e bashkuar.

Berisha, këtë bashkim do ta sfidojë. A do të jetë realisht 11 dhjetori dueli final e fatal në PD? Jo, atje do të nisë faktikisht beteja e madhe që Partia Demokratike nuk e ka bërë këto 30 vjet për identitetin e saj real, që nuk varet nga emrat e kryetarit apo liderit historik. Nuk është fundi, por fillimi i një procesi, që koha do ta vërtetojë nëse do të jetë një fillim apo një fund…

Next Post
“I ka ikur koha”/ Berisha: Duhet të kisha kandiduar që në vitin 2017 për të shpëtuar PD-në. U vonova

"I ka ikur koha"/ Berisha: Duhet të kisha kandiduar që në vitin 2017 për të shpëtuar PD-në. U vonova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

“I shpëtojnë vettingut sepse lëvizen nga detyra”/ Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

September 13, 2026
“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Puç institucional i ‘Republikës së Magjistratëve’?

September 13, 2026
Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

Droni rus godet trenin në Ukrainë, pak minuta pasi kaloi treni me Boris Johnson dhe zyrtarë evropianë

September 13, 2026
Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

Debate në takimin e Ramës në Berat, Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

September 13, 2026
Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

Flakët pranë stallave të lopëve në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë zjarrin në kohë

September 13, 2026
Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

Trump paralajmëron Zelenskyn: Ndaloni sulmet ndaj naftës ruse, po dëmtoni ekonominë botërore

September 13, 2026
Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

Pagat e gjyqtarëve/ Avokati: Debati duhet të jetë për ndarjen e pushteteve, jo për shifrat

September 13, 2026
“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

“Anëtarësim i asociuar në BE”/ Carney sfidon Trumpin, Kanadaja kërkon afrim historik me Europën

September 13, 2026
“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

“Ne kemi qesen tonë të buxhetit”/ Rama ironizon gjyqtarët: E pabesueshme si e kupton një gjykatës pavarësinë

September 13, 2026
“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

“Respektoni gjykatën”/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër!

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com