• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sponsorizim i Putin”/ Deklarata e ashpër e Ramës kundër raportit të Dick Martyt në KiE: Faqe turpi për Evropën, rishikojeni…!

by Java News
28/12/2023 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raporti i Dick Martyt,i cili ndërroi jetë sot, i përpiluar kundër Ushtrisë Çlimtare të Kosovës u rikthye në vëmendje një vit më parë, kur kryeministri Edi Rama foli për të në Këshillin e Evropës.

Rama kerkoi rishikimin e rezolutes 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, dhe të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ju bëj thirrje që të rrëzoni akuzat kundër Kosovës. Ju bëj thirrje që të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute që kërkon një raport vijues lidhur me akuzat e paprovuara, të turpshme të trafikimit të organeve nga anëtarët e Ushtrisë heroike Çlirimtare të Kosovës, një krim që kurrë nuk është kryer dhe kurrë nuk duhet të ishte atribuuar. Më lini ta përmbyll duke përsëritur këtë. Kjo nuk është as për hir të Kosovës e as për hir të Shqipërisë që ju duhet ta miratoni këtë rezolutë, është për nderin tuaj dhe besueshmërinë tuaj. Bota është mjaftueshëm keq në gjendjen që është. Të drejtat e njeriut janë në rrezik gjithkund. Duhen luftëtarë që të luftojnë për to, por nuk mund të ketë luftëtarë nëse nuk ka besim dhe gjithçka ka të bëjë me besimin”.

Në korrik të viti 2022, në Kuvendin e Shqipërisë u miratua një rezolutë që kërkonte që akuzat e raportit të Martyt të konsiderohen “të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte”.

Në KiE, Rama theksoi se raporti i senatorit zviceran solli një proces hetimesh, por sipas tij nuk solli drejtësi dhe i bëri viktima figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë, në po të njëjtin vit, Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Evropës i drejtoi një notë verbale selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg. Aty u theksua se pretendimet e raportit të Dick Martyt, edhe pas 11 vjetësh hetime, nuk janë provuar dhe nuk bazohen në fakte.

Raporti i Martyt çoi në formimin e Dhomave të Specializuara në Hagë më 2015. Këto dhoma hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Por, në aktakuzën e përbashkët kundër tyre nuk figuron “trafikimi i organeve njerëzore”.

Krimi i MIlosheviç: Rreth 1600 persona janë ende të zhdukur

“Thirreni Kosovën, Kosova dhe jo Kosovo. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama në Këshillin e Evropës ku kërkoi rishikimin e Rezolutës për raportin e Dick Marty mbi Kosovën.

Rama tha se nuk ka asnjë paralele mes Kosovës e Krimesë, ndërsa kërkoi nga Këshilli I Evropës, të mos braktisë shtetet e vogla në mënyrë që sic u shpreh ai të mos kërcënohen shtetet e mëdha. “

“ Shtetet e vogla nuk duhen braktisur, që shtetet e mëdha të mos kërcënohen nga rezultati I shumatores së mbledhur rreth tyre. Nëse kemi mësuar dicka është se demokracia është një process në ndërtim dhe jo një ndërtesë e përfunduar.

Ai vend po përndiqet nga e shkuara, dhe është një kujtesë e gjallë, se sa lehtësisht mund të manipulohet historia nga forca të errëta. Nisma jonë Ballkani I Hapur, është për të realizuar aspiratat tona.

Nuk duam ta shohim ballkanin një fuci baruti të europës. Mënyra si merremi me të shkuarën është thelbësore, nuk është një faqe që mund të shuhet e tëra. Si mendojmë se jemi e sit ë tjerët na perceptojnë kanë vlerë për të ditur sit ë angazhohemi me botën, kë të besojmë, kë të bëjmë mik. Këtu vi te cështja kryesore dhe pse ka rëndësi.

Për aftësinë e qytetarëve për të ruajtur besimin te politika, paqja afatgjatë. Ka kombe që jetojnë gjatë gjithë jetës kolektive duke mbrojtur me guxim jetën e tyre. Ata shpresojnë të rezistojnë, ky është rasti I Ukrainës tani e I Kosovës disa dekada më parë.

Thirreni Kosova, jo Kosovo. Republika e Kosovës, kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur. Ka një analogji mes carit dhe kasapit që mbante pozicionin e komandandit të përgjithshëm të Serbisë. Janë dy popuj të përndjekur nga të njëjtët demonë të së shkuarës dhe ka dy tiranëtë dëshpëruar, një i vdekur e një që luan me vdekjen. Do t’ju kursej historinë, pasi lloji i historisë që po përmendimin këtu zor se quhet histori.

Do ti përqëndroj komentet e mia në një aspekt, te shpërbërja e Jugosllavisë. Dekada represioni të ashpër, një operacion i qëllimtë, i kryer nga Miloshevic, solli si rezultat mijëra viktima, 20 mijë gra u përdhunuan dhe këto janë të dhëna zyrtare. Rreth 1600 persona janë ende të zhdukur. Të gjallët kërkojnë të vdekur, të gjallët nuk e kanë gjetur paqen e varrit. U deshën vite shtypje e privime që bota të gjente parimet morale, por ndodhi në 1990 britma e Kosovës, nuk mund të shpërfillej më. Beteja për mbijetesë ngjalli dhimbje njerëzore. Komuniteti ndërkombëtar mori përgjegjësi dhe erdhi në ndihmë. Drejtësia u vu në vend, dinjiteti u rivendos. Mund të niste pajtimi. Lufta është punë e shëmtuar është në natyrën e saj.

Carla del Ponte botoi një libër kujtimesh ku pretendonte se krime të tmerrshme ishin kryer nga drejtuesit e ushtrisë clirimtare të Kosovës, përfshi trafikimin e organeve njerëzore. Libri, natyrshëm shkaktoi tronditje në mbarë botën dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Europa në Australi. Pavarësisht faktit. Akuzat u mohuan kategorikisht në Kosovë. Pyetja ishte cfarë e ndaloi një prokurore Cfarë e ndaloi një prokurore për hetime konkrete?

Nuk do të angazhohem në spekulime, por pyetjet ishin kaq interesante sa tërhoqën vëmendjen e Vladimir Putin këtu në këtë këshill. Kreu I delegacionit rus në asamble në 2008 paraqiti një mocion: Trajtim cnjerëzor i njerëzve dhe trafikim i paligjshëm i organeve në Kosovë. Kosacev, një parlamentar që përfaqësonte partinë e Putinit, u përball me sanksione. Por ndërsa ky njeri ra, puna e tij mbeti. Mocioni i tij u mor nga ky organizëm që hartoi një raport e pretendoi se kreu kërkime të pavarura në rajon. Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të ushtrisë çlirimtare të Kosovës dhe i akuzonte për kryerjen e krimeve të tmerrshme.

Shqiptarët këtu të pranishëm, nuk e penguan këtë, dhe edhe pse nuk pati asnjë provë ajo rezolutë u miratua në tërësinë e vet e fjalë për fjalë, në 2011.” vijoi Rama./m.j

Next Post
Trump dhe Berisha

Trump dhe Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

Irani: Kemi qëlluar shtatë anije në Hormuz, askush nuk kalon në mënyrë të paligjshme

October 23, 2026
Trump: Elon Musk rikthen internetin Starlink për Ukrainën pas kufizimeve që prekën ushtrinë

Trump: Elon Musk rikthen internetin Starlink për Ukrainën pas kufizimeve që prekën ushtrinë

October 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 23 tetor 2026

October 23, 2026
Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

Argjentina shpall pesë organizata kriminale të Amerikës Latine si terroriste

October 23, 2026
Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kongresmenes demokrate, e akuzon për përdorimin e një emri të rremë

Trump kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kongresmenes demokrate, e akuzon për përdorimin e një emri të rremë

October 23, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosi me armë zjarri të riun dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

October 23, 2026
Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet

Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët: Jam i gatshëm në çdo orë. Kush shkel ligjin do të përgjigjet

October 23, 2026
Tërmeti në Kinë shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe 54 të plagosur

Tërmeti në Kinë shkaktoi të paktën 16 të vdekur dhe 54 të plagosur

October 23, 2026
Euro bie përsëri dhe i afrohet kufirit të 90 lekëve: Regjistrohet niveli më i ulët historik

Euro bie përsëri dhe i afrohet kufirit të 90 lekëve: Regjistrohet niveli më i ulët historik

October 23, 2026
Tajfuni i fuqishëm Champi kërcënon Tajvanin, anulohen fluturimet dhe evakuohen banorët

Tajfuni i fuqishëm Champi kërcënon Tajvanin, anulohen fluturimet dhe evakuohen banorët

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In