• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sponsorë sheikët? Dinamo ndërron stemë, fanellë dhe qytet. Igli Tare pjesë e projektit! Bashkëpunim me M.City-n e stadium në Durrës

by Java News
24/07/2023 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis një epokë e re për Dinamon. 18 herë kampionët e Shqipërisë u rikthyen në Superiore dhe kanë nisur punën për edicionin e ri. Ndryshime të mëdha pritet që të ndodhin në nivelin ne drejtimit, por dhe në mënyrën e organizimit.

Burime të SuperSport bëjnë me dije se Dinamo do të ndryshojë emrin, logon, por dhe mënyrën e menaxhimit të skuadrës. Emri i ri do të jetë Dinamo City.

Njëkohësisht do të ndryshojë dhe fanella e skuadrës, ku do të jetë mbishkrimi “Durrës Yachts & Marina”. Iniciatorët e këtij projekti janë personat që kanë marrë përsipër projektin e qytetit të Durrësit, çka përligj dhe emrin e sponsorit në fanellat e reja.

Në kuadër të këtyre ndryshime, Ardian Bardhi nuk do të jetë investitori i vetëm i klubit Dinamo City, pasi në vijim pritet që të ketë dhe disa biznesmenë të tjerë që do të afrohen në klub.

Pak ditë më parë ka patur një takim “kokë më kokë” mes presidentit Bardhi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili do të mbështesë këtë projekt. Qeveria shqiptare do i dhurojë 70 mijë metra tokë në rrethinat e Durrësi, ku do të ndërtohet qendra stërvitore.

Dinamo City do të ketë bashkëpunim me akademinë e Manchester City, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar para zgjedhjeve të muajit maj. Nga kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit Kushi në Angli, me përfaqësuesit e kampionëve të Europës.

Si një ekip satelit i City-t, Dinamo do përfitojë edhe tokë në Durrës për një stadium, teksa për momentin stërvitja e klubit do zhvillohet në kompleskin në Arbanë (Tiranë). Në të tilla kushte do jetë edhe Dinamo që do bashkëpunojë me City-n, me formën konkrete që nuk bëhet me dije në 100 përqind.

Në organizimin e klubit kryeqytetas do të angazhohet dhe Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lazios. I cili do të japë ndihmën e tij për të ndërtuar një klub modern. Ky i fundit ndoqi nga afër skuadrën në miqësoren ndaj Skënderbeut.

Një revolucion në plot kuptimin e fjalës për Dinamon, që ndryshon gati gjithçka, duke nisur një epokë të re…/m.j

Next Post
Kryesia i heq vulën, Bardhi: Veprime qesharake. Statuti i PD s’ndryshohet. Se mos sekuestrojnë kurorën e mbretit të Anglisë…!

Beteja e dytë për 'vulën'/ Sefa: Sekretari i Përgjithshëm s’mund të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Kryetari dhe kryesia...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Haxhiu mbledh Kurtin dhe partitë e koalicionit për presidentin, PDK, LDK e Aleanca bojkotojnë takimin

Haxhiu mbledh Kurtin dhe partitë e koalicionit për presidentin, PDK, LDK e Aleanca bojkotojnë takimin

August 18, 2026
Vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

Vrasja në Ksamil/ 20-vjeçari u qëllua disa herë me thikë në shpinë e kraharor, zbardhet shkaku i konfliktit me kuksianin

August 18, 2026
Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Zjarret në vend, 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

August 18, 2026
Grabitja me kallashnikov në argjendarinë e Paskuqanit, arrestohet njëri prej autorëve, ja si u kap

Grabitja me kallashnikov në argjendarinë e Paskuqanit, arrestohet njëri prej autorëve, ja si u kap

August 18, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

“Fashistët” që protesta i zbuloi vetëm pasi u kthyen kundër saj

August 18, 2026
Tërmeti i fuqishëm 6.1 trondit Indonezinë, lëkundjet godasin pranë Sumatrës

Tërmeti i fuqishëm 6.1 trondit Indonezinë, lëkundjet godasin pranë Sumatrës

August 18, 2026
Vrasja që tronditi Ksamilin, ja vendi ku u gjet i pajetë 20-vjeçari francez, autori i dyshuar ende në kërkim

Vrasja që tronditi Ksamilin, ja vendi ku u gjet i pajetë 20-vjeçari francez, autori i dyshuar ende në kërkim

August 18, 2026
Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Moskë-Londër! Rusia: Britania po bëhet gjithnjë e më e përfshirë në luftë, do të paguajë çmim

Përshkallëzohet përplasja Moskë-Londër! Rusia: Britania po bëhet gjithnjë e më e përfshirë në luftë, do të paguajë çmim

August 18, 2026
VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com