• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’po zbatohen marrëveshjet/ Rama: Unë e shoh gotën plot, rëndësi ka që pihet ujë. Kurti: Ngecjet na shtojnë zellin për të punuar më tepër

by Java News
26/11/2021 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë konferencës së përbashkët ndërmjet dy qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, kryeministri Edi Rama tha se do të krijohet një manual i ri i përbashkët për procedurat standarde në Portin e Durrësit. Po ashtu kreu i qeverisë theksoi sërish se në kufi do të krijohet një sistem alternativ me kamera në kufi, për kontrollin e makinave pa ndaluar.

‘Faktikisht në rastin konkret krijimi i manualit të ri të përbashkët për procedurat standarde në Portin e Durrësit, është kyç për ngritjen në një nivel tjetër të lëvizjes së lirë në raport me procedurat doganore. Dua të nënvizoj se tani më në fund është dakordësuar krijimi i një regjimi të ri doganor, në kufi duke pasur parasysh të mos krijohen radha për shkak të kontrolleve të dyfishta. Po punojmë   sistem monitorimi me kamera, pa kontrolle të aty për atyshme, në mbyllje dua të nënvizoj edhe atë që është një objektiv i përbashkët, jo vetëm i dy qeverive, për të shtrirë sa më shume rrjetin e shërbimeve konsullore të përbashkëta. Duam të krijomë sa më shumë hapësira të përbashkëta të shërbimeve konsullore. Të racinalizojmë shpenzimet. Dua ta falendroj të gjithë skuadrën e Kosovës e Albinin personalisht për ritmin që ka marrë ky provës. Krijimi sot i sekretariatit për koordinimin e dy qeverive në funksion të dy marrëveshjeve është një hap që do të sjellë përshpejtimin e hapave të tjerë.’- tha Rama.

I pyetur se çfarë po bëhet për mos zbatimin e marrëveshjeve të firmosura më herët Shqipëri-Kosovë, Rama e pranoi se nuk ka qenë i njëjti sukses në zbatim për çdo marrëveshje, ndaj është vendosur edhe krijimi i sekretariatit ndërkoordinues.

Në fund Rama pati edhe një batutë me gazetaren: “Puna juaj që ta shihni gotën gjysmë bosh dhe puna ime që ta shoh gotën gjysmë plot. Puna është se nga gjysma plot pihet ujë ndërsa nga gjysma bosh…“

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se e ardhmja e dy vendeve është në BE dhe se marrëveshjet e firmosura të përkthehen në projekte konkrete dhe shtim të tregjeve dhe shkëmbimeve tregtare.

” Ne po mbjellim bashkë dhe do na duhet shumë diell dhe shumë shi për frytet që duhet t’i gëzojnë qytetarët tanë në të dy anën e kufirit. jam i nderuar me mbledhjen e 7 të përbashkët mes dy qeverive tona. Do rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi dhe mirëqenie. Marrëveshja do të shoqërohet me cilësi në zbatimin e tyre dhe janë me rëndësi ekonomike e kulturore dhe historike. Marrëveshjet janë në horizontin tonë të integrimit në BE që është fati ynë.  Marrëveshja ti përkthejmë në projekte konkrete ku do të diskutohen dhe me biznesin Shqipëri-Kosovë. Të shtojmë tregjet dhe kapacitete tona në tregti dhe shkëmbimet tregtare”, tha Kurti.

Kurti pranoi që në zbatimin e marrëveshjeve ndër vite mes Kosovës dhe Shqipërisë ka pasur ngecje, por kjo nuk i dekurajon në punën e tyre të përbashkët. Sipas Kurtit ato do të punojnë edhe më tej për të zbatuar dhe realizuar në mënyrë konkrete marrëveshjet.

‘Së pari nuk e vej në dyshim që edhe pararendësit e mi e kanë qenë të kënaqur në mbledhjet që janë mbajtur. Jam evidente që kanë pasur ngecje. Por ngecjet na entuziazmojnë e na shtojnë zellin për të punuar. Unë besoj që kjo mbledhje është sigurisht mbledhja e 7, por në të njëjtën kohë është me një koordinator të përbashkët, e besojmë se ai ka meritat për zbatimin e dakordësimeve tona. Do kërkoj që stafi të jetë më aktiv edhe në fushën virtuale sociale, por edhe në punën aktive reale. Nuk Unë jam shumë optimist për çfarë do të bëjmë këtë vit, vitin e ardhshëm do të shihet interesat e vullneti i qytetarëve është shndërruar në përgjegjësi. Do kemi kritika për më shumë punë, por jo pesimizëm për dështimet.’- tha Kurti.

g.kosovari

Next Post
E rëndë në Vlorë! Një grua hidhet nga pallati bashkë me djalin 1-vjeçar, ndërrojnë jetë

E rëndë në Vlorë! Një grua hidhet nga pallati bashkë me djalin 1-vjeçar, ndërrojnë jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

Kuvendi i Kosovës i hap rrugë ndryshimeve për Gjykatën Specialen, pr/ligji miratohet në parim me 91 vota

October 5, 2026
Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari nga Shkodra i dënuar me 26 vite burg, ja akuza e rëndë

October 5, 2026
“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

“Të të dua bëhet gjithnjë…”, dashuria frymëzuese e Barack dhe Michelle Obama: Ja sa vite festuan së bashku!

October 5, 2026
Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

October 5, 2026
Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

October 5, 2026
Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

Reforma territoriale, Balla: PS do ta votojë, deputetët duhet të jenë të gjithë të pranishëm

October 5, 2026
Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

October 5, 2026
Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

October 5, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

October 5, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com