• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’po na e mbante më shpirti, ndihesha si e burgosur”/ Tea flet për herë të parë për lidhjen me Beartin: Ja si qëndron e vërteta me Andin

by Java News
01/02/2021 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një jave shumë të zhurmshme për lidhjen e Tea Trifonit me Beart Rexhepin, ish-konkurrentja e “Për’puthen” vendosi të sqarojë të gjithë të vërtetën sipas saj.

Andi Shehu dhe 22-vjeçarja dolën të përputhur nga programi, por pa u mbyllur një javë, foto të çiftit Tea dhe Beart u përhapën në rrjet me shpejtësinë e erës, të cilat, çifti i paska publikuar vetë.

Kështu, pas reagimit të Andit, Beartit, Arjan Konomit dhe disa prej ish-konkurrentëve dhe konkurrentëve aktualë në “Për’puthen”, ka ardhur edhe “e vërteta” e Teas.

22-vjeçarja publikoi mëngjesin e sotëm një video në kanalin e saj në YouTube, ku shpjegon të gjithë historinë që nga fillimi e deri tani.

Trifoni rrëfen se për lidhjen e saj ka qenë në dijeni edhe produksioni, edhe Andi, por nuk kanë mundur të dilnin nga programi, sepse janë stepur për shkak të mundësisë për t’u përballur me ligjin në rast se merrnin këtë hap.

Ja rrëfimi i plotë i saj:

“Meritoni të gjithë një shpjegim edhe meritoni të gjithë një të vërtetë edhe bëhet fjalë për atë të vërtetë që ka qarkulluar këto kohë në rrjet. Po! Unë kam qenë edhe vazhdoj të jem në një lidhje me Beartin, por jo, nuk e kam tradhtuar Andin.

Pavarësisht këtyre, unë dhe Andi kemi vazhduar të qëndrojmë në atë shfaqje sikur nuk kishte ndodhur asgjë edhe për këtë mbajmë përgjegjësi.

Mbajmë përgjegjësi përpara gjithë atij publiku që na ka ndjekur, që na ka mbështetur edhe që na ka dashur…Edhe ju kërkoj shumë falje, ju kërkoj shumë ndjesë!

Sa e vështirë është të gjesh fjalët e duhura edhe të shprehësh gjithçka që ke në kokë edhe të gjitha ato që ndjen. Por gjithsesi, ka ardhur momenti që ju ta dini të gjithë historinë, të gjithë të vërtetën ashtu siç ka qenë dhe ashtu siç është.

Historia ime me Beartin ka nisur gjatë atij takimi në ‘Për’puthen’ tek ajo mobileri, ku na është ngjallur një interes për njëri-tjetrin, i pashpjegueshëm dhe që nuk ia kishim idenë çfarë do vinte pas saj.

Unë dhe Bearti kemi filluar të komunikojmë pasi ai është larguar nga emisioni dhe jemi takuar veç herë pas saj dhe rreth mesit të nëntorit vendos që të marr një udhëtim për në Kosovë. Edhe për këtë produksioni ka qenë në dijeni, pra për komunikimin dhe për udhëtimin tim, ku takova Beartin. Një pjesë e produksionit ka qenë në dijeni. Olsa në fakt ka qenë në dijeni, Arjani jo.

Edhe në vazhdimësi për gjatë fillimit edhe vazhdimit të njohjes tonë produksioni ka qenë i informuar prej meje.

Unë e kam treguar kur kam shkuar në Kosovë që kishim një komunikim me Beartin dhe që  kemi pasur një lidhje. Pas kësaj, nuk dija si të veproja. Ndjeja një përgjegjësi morale, një përgjegjësi ligjore, sigurisht edhe respekt dhe vazhdoj të kem respekt ndaj produksionit.

Andi gjithashtu ka qenë në dijeni, ka qenë i informuar. Por edhe ai u gjend në këtë situatë dhe nuk dinte ç’të bënte, nuk kishte ç’të thoshte dhe nuk kishte ç’të thoshte.

Të dy nuk dinim ç’të bënim, ç’drejtim t’i jepnim, thjesht ndenjëm dhe pritëm, sepse për njerëz që kishin dashur të largoheshin nga emisioni ose që ishin larguar, ishte përmendur ndjekja ligjore, ishte përmendur gjyqi, gjobat dhe kjo na bëri të mos kishim kurajo për të marrë vendimet tona personale.

Kështu që kalonin ditët, javët dhe thjesht prisnim të na largonin nga emisioni. Dilnim në takime inercie ku nuk dinim çfarë flisnim me njëri-tjetrin. Shpesh pyesnim gazetarët që të na jepnin ndonjë ide, temë, ndonjë mendim se çfarë të bënim.

Duke qenë se produksioni e dinte për lidhjen time me Beartin, edhe e dinin për gjendjen në të cilën ndodheshin takimet e mia me Andin, prisnim të na largonin, sepse ato ishin rregullat, kështu ishte bërë edhe me njerëz të tjerë, situata e të cilëve ishte bërë publike, por e jona s’ishte bërë publike.

Jemi munduar që të jemi korrekt me të gjitha, por harruam një gjë shumë të rëndësishme, ndoshta prej moshës, ndoshta prej mungesës së informacionit. Si mund të reagosh në situata të tilla, në këtë lloj situate? Ndoshta prej të gjendurit vetëm, harruam që po ju gënjenim juve, që po gënjenim një popull të tërë.

Harruam që po ju gënjenim ju që na deshët dhe na suportuat me gjithë sinqeritetin më të madh, duke na vlerësuar ne për atë që jemi. Duke vlerësuar Andin për personin që është, duke më vlerësuar mua për personin që jam, pavarësisht marrëdhënies tonë.

Unë dhe Andi kemi dashur të largohemi nga emisioni që prej mesit të dhjetorit ose çik më herët. Kemi dashur të dalim jashtë dhe të vazhdojmë jetët tona në drejtime të ndryshme, si dy miq shumë të mirë që në fakt jemi, secili në drejtimin e vet.

Gjithsesi, kjo histori u zgjat deri në fund të janarit dhe ne vendosëm të mos ishim më pjesë e kësaj loje, megjithëse na u sugjerua që të vazhdonim edhe pas përfundimit të emisionit.

Nuk po na e mbante më shpirti. Unë ndihesha si e burgosur që s’isha dënuar. Dhe erdhi një pikë ku unë vendosa që të jem e sinqertë me publikun që na ndjek, publik që jetoi me ne gjatë atyre muajve të emisionit.

Kështu që, i publikuam ne ato fotot që dolën, selfie-t me Beartin, me qëllim. Sepse pavarësisht reagimit që do të merrnim, pavarësisht ofendimeve, kërcënimeve edhe për hir të sinqeritetit të publikut, jemi duke u dënuar publikisht.

Gjithsesi ndjehem e lumtur, ndjehem e çliruar që më në fund do e jetojmë jetën tonë ashtu siç duam ne”, ishte i gjithë rrëfimi i ish-konkurrentes.

g.kosovari

Next Post
Skenari/ Shërbime të jashtme planifikuan vrasjen e 3 deputetëve shqiptarë

Tronditet Fieri/ Vritet një person me armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In