Rikthehet qetësia dhe frymëmarrja për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit famëkeq të Shtetit, në institucione dhe ente publike. Kur pritej ngritja e komisionit për hapjen e dosjeve brenda këtij sesioni parlamentar, gjithçka është shtyrë për në sesionin e ardhshëm, ndoshta edhe pas zgjedhjeve të 2017, raporton Shqiptarja.com
Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare nuk ka përfshirë në kalendarin tre javor të Punimeve të Kuvendit, i fundit për këtë sesion parlamentar, votimin e kandidatëve për anëtarë të komisionit për hapjen e dosjeve.
ma.me