• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Spiunët e rinj gjermanë me shkollë të lartë, gjenerata e re e studentëve

by Java News
21/01/2019 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Etika në vend të ndjekjeve me makina në rrugë, studimet e terrorizmit në vend të spiunimit. Këto janë disa nga ofertat e Universitetit Ushtarak në Mynih, ku për herë të parë ofrohen ligjërata edhe për shërbimet sekrete.   

Spiuni më i famshëm në historinë e kinematografisë, nuk ka studiuar kurrë. James Bond është larguar nga shkolla reale elitiste Elton në Britani të Madhe pas vetëm dy semestrave. Në 25 filmat e deritanishëm , agjenti “007” ndjek gjithmonë të keqen. Pajisjet e tija më të rëndësishme janë makinat e shpejta, Walther PPK dhe shpikjet e mjeshtrit paksa të çuditshëm “Q”. Në këtë botë testosteronesh, femrat luajnë vetëm një rol dytësor, sipërfaqësor, si p.sh. sekretarja Miss Moneypenny.
Por puna në shërbimet sekrete ka vërtet shumë pak të përbashkëta me jetën e prezantuar në film. E kur spiunët gjermanë në të ardhmen flasin për “MISS”, atëherë me siguri që nuk do të mendojnë tek femrat fantastike të kolegut të tyre britanik. Në botën reale MISS është një shkurtesë e “Master in Intelligence and Security Studies” (Master në Studimet e Inteligjencës dhe Sigurisë).

Timothy Dalton as James Bond (picture-alliance/Courtesy Everett Collection)

Gjenerata e re e studentëve ka nisur në janar të këtij viti. “Ky nuk është ndonjë studim për spiunë – sepse këtu nuk ka ndjekje me makina dhe nuk ka stërvitje për kërcime nga kulmet e çative”,  thotë Uwe Borghoff për Deutsche Wellen. Profesori i Universitetit të Bundeswehrit në Mynih e drejton gjeneratën e re të studentëve, së bashku me Jan-Hendrik Dietrich.

Studime në vend të spiunimeve

Në vend të kësaj, ligjëruesit në Mynih, Berlin dhe në Bryl i kushtojnë më shumë vëmendje etikës, problemeve politike apo kornizës juridike të këtij shërbimi. Në disa vende të tjera, “Intelligence and Security Studies” ekzistojnë prej vitesh. “Për mua ky studim është jashtëzakonisht interesant edhe për faktin se kjo është një lëndë e re në Gjermani”, thotë Borghoff.

Ndër lëndët më të rëndësishme në këto studime janë “Intelligence Collection”, “Studimet e terrorizmit” apo “Komunikimi & Hyrja në Shërbimet Informative”. Pikërëndesë e këtyre studimeve është edhe bota digjitale me temat si “Cyber Defence”. Në fund të programit dy vjeçar duhet të bëhet edhe një punim master prej 100 faqesh.

35 studentë ekskluzivë

Kemi zgjuar interesimin tuaj? Për fat të keq, këto studime ende nuk janë të hapura për civilë. Ai që do të regjistrohet në këto studime, duhet të jetë pjesë e ndonjë shërbimi sekret gjerman – pra BND, Shërbimit Sekret Ushtarak, Shërbimit për Mbrojtjen Kushtetuese apo Bundeswehrit. Përveç kësaj, mbrojtja e shtetit është në duart e policisë dhe nëpunësve në ministritë e ngarkuara me çështje sigurie.

Amt für den Militärischen Abschirmdienst (picture-alliance/dpa/F. Gambarini)

Gjenerata e parë numëron 35 studentë, konfirmon një zëdhënës i Universitetit të Ushtrisë. Por ai nuk jep informacione për përfaqësimin në këto studime të autoriteteve të ndryshme. “Në këto studime nuk do të ketë kurrë studentë si në fakultetet e tjera”, thotë Borghoff. Së pari, për shkak se në godinën në Berlin mund të futesh vetëm nëse ke leje të posaçme. “Studentët në disa lëndë do të përballen me materie të klasifikuar si sekrete”, thotë Borghoff. Ndaj studentët duhet të kalojnë edhe disa kontrolle të sigurisë.

“Intelligence Community”

Studentët nuk pranohen në bazë të mesatares së notave, por nga një komision në të cilin bëjnë pjesë përfaqësuesit e lartë të autoriteteve. Konsultimet e para për studimet e reja janë zhvilluar para katër vitesh, shpjegon Borghoff. Studimet janë përgatitur nga një grupi i koordinuar në Zyrën e Kancelarisë, ku bëjnë pjesë edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Krijimi i një “Intelligence Community”, për bashkëpunim mes autoriteteve, është një prej efekteve pozitive të këtyre studimeve. “Ulja së bashku në një sallë e pjesëtarëve të shërbimeve të ndryshme mund të shërbejë për vendosjen e lidhjeve mes tyre, pasi të kenë kryer studimet.”

Një ngjashmëri mes botës së James Bond dhe studentëve të MISS, megjithatë ekziston: Agjente ka më pak. Borghof nuk tregon se sa femra ka në këtë grup studentësh, por thotë se numri i tyre “është i vogël”. DW

/a.meta

Next Post
Aksident te ‘Fresku’, makina e përplas keq këmbësorin

Policia parandalon një ngjarje kriminale? Prangos babë e bir të armatosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati ndaj Gilmando Danit, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP-së

March 19, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In