Një burri i varfër nga India e ka bartur kufomën e gruas së vet 12 kilometra pasi që spitali ku ajo kishte vdekur raportohet të ketë dështuar t’i ofronte ambulancë për bartjen e kufomës nga spitali në fshat.
Gruaja e Dana Majhis, Amang e cila ishte vetëm 42 vjeçe, ka vdekur nga tuberkulozi në spitalin e rrethinës në qytetin Bhaëanipatna në Indi, raporton BBC, përcjell Express.
Majhi ka thënë se fshati i tij gjendet 60 kilometra larg spitalit dhe se për këtë nuk kishte pasur mundësi të paguante për transportin e kufomës, përcjell Express. Por, autoritetet e spitalit i kanë mohuar akuzat. (b.an)