• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Spitali i Shkodrës, 5 milionë dollarë investime

by Java News
16/12/2015 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spitali rajonal i Shkodrës është duke u shndërruar në një model të ri të shërbimit mjekësor, modern e bashkëkohor, tërësisht i shndërruar, falë investimeve të shumta të bëra në dy vitet e fundit.

5 milionë dollarë janë investimet e realizuara deri tani, si dhe ato të parashikuara së shpejti, kryesisht nga buxheti i shtetit, me financime të huaja dhe nga partneriteti publik-privat, të cilat e plotësojnë funksionimin e spitalit rajonal të Shkodrës dhe e bëjnë një nga qendrat më të rëndësishme të veriut të Shqipërisë, por edhe në të gjithë vendin.

Ky spital ofron së fundi, një gamë më të gjerë shërbimesh ndaj pacientëve, cilësi të lartë, si dhe pajisje mjekësore diagnostifikuese dhe kuruese të teknologjisë më të avancuar.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishin në spitalin e Shkodrës ku inspektuan pavionet e reja të tij, si dhe biseduan me stafin e mjekëve dhe infermierëve.

Shërbimi i pediatrisë, do të rehabilitojë pacientët e vegjël në një repart tërësisht të ri reanimacioni, të pajisur sipas standardeve më të larta europiane të shërbimit ndaj pacientit, me shtretër dhe aparatura monitoruese. “Kjo është një pajisje e re që ka ardhur këto ditë dhe që bën pjesë në këtë investimin e madh që është bërë, duke filluar që nga krevatet, aparaturat e monitorimit që janë shumë të vlefshme. Janë aparatura që i shërbejnë fëmijëve, dhe personelit sepse të gjitha janë pajisje që monitorojnë të sëmurin. Janë krevate me të cilët nuk ke më nevojën të lëvizësh të sëmurin që ta çosh të bëjë ekzaminimet të ndryshme. Janë të pajisura gjithashtu me elektrokardiogramin që është gjithashtu një pajisje bashkëkohore lëvizëse për të gjithë fëmijët.” – shpjegoi mjekja specialiste pediatre.

Po ashtu pavioni i kardiologjisë është njëri prej investimeve më të rëndësishme në këtë spital. Shërbimi i ri ofron mundësi që pacientët të kryejnë aty, të gjitha ekzaminimet e nevojshme, dhe me cilësi të lartë, si dhe të trajtohen në repartin e ri të Reanimacionit.

Qendra për koronarografinë, e cila do të nisë nga puna në fillim të vitit të ardhshëm, është e para qendër e tillë jashtë Tiranës, që do t’u vijë në ndihmë, jo vetëm banorëve të Shkodrës, por edhe të gjithë Veriut, duke shmangur radhët e gjata të pritjes në spitalin e Tiranës. “Kjo është koronarografia e cila ka efekt diagnostikues dhe intervenues për problemet e enëve koronare. Sa humb kohë për të shkuar në Tiranë apo diku tjetër pacienti e ka gjetur zgjidhjen këtu. Kjo është një risi për spitalin tonë dhe besoj se do jetë një mundësi shumë e madhe për qytetarët tanë,” i shpjegoi Kryeministrit një prej drejtuesve të pavionit.

Investimet për kardiologjinë arrijnë rreth 75 milionë lekë.

Mjeku specialist i këtij pavioni e informoi Kryeministrin se vënia e  aparaturës në funksion bën të mundur diagnostifikimin e shpejtë të sëmundjeve koronare dhe ndërhyrjeve në kohë për të shpëtuar jetë. “Jemi përpara një projekti shumë të madh. Kardiologjia në Shkodër po arrin standarde. Me instalimin e koronarografisë kjo qendër do të marrë një kapacitet tjetër. Një qendër e munguar deri tani në spitalin tonë.”- u shpreh mjeku specialist i pavionit të kardiologjisë.

Investime të rëndësishme janë realizuar edhe në kabinetin e diabetit, për të cilin mjekët informuan se fillimisht u konceptua si dhoma e edukimit për diabetin, e cila sensibilizonte pacientët e shtruar në të gjitha pavionet për rrezikshmërinë e sëmundjes dhe që në të ardhmen do të vijojë me edukimin e pacientëve ambulatorë. “Edhe në Shkodër u organizua dhoma për edukimin e diabetikëve. Fillimisht ne e kemi filluar me pacientët që janë të shtruar në të gjithë pavionet dhe avash-avash do të fillojmë të edukojmë të gjithë pacientët që janë ambulatorë.” – tha mjekja specialiste në Dhomën e re për Edukimin e Diabetit.

Gjithashtu kabineti i kimioterapisë dhe shërbimit paliativ, aktualisht ambulator, ka marrë vëmendjen maksimale përsa i përket investimeve. Mjekët informuan Kryeministrin se aparatura e kimioterapisë është në spital dhe se stafi i infermierëve është i trajnuar për të filluar nga puna. Nga marsi i vitit që vjen pacientët e rajonit të Shkodrës me sëmundje tumorale që kanë nevojë të kryejnë kimioterapi nuk do të udhëtojnë deri në Tiranë për të marrë këtë shërbim, por do ta bëjnë atë në spitalin e Shkodrës. “Është shumë e rëndësishme që të fillojë edhe kimioterapia. Nga ministria aparati Kapa ka ardhur dhe infermierët janë trajnuar dhe presin që vitin që vjen ta fillojmë edhe kimioterapinë. Duke qenë që numri i pacientëve është shumë i lartë dhe i pacientëve ju bëhet shumë mirë që mos ta marrin rrugën të shkojnë deri në Tiranë.” – u shpreh një prej mjekeve specialiste në kabinetin e shërbimit paliativ.

Ndërkohë që këto ditë do të përfundojë puna për instalimin e rezonancës magnetike, për të cilën mjekët u shprehën se do të ketë impakt të madh tek popullsia, duke iu mundësuar atyre një shërbim shumë të nevojshëm. “Këtu do të vendoset rezonanca magnetike. Ky është bunkeri dhe është duke u punuar. Impakti tek popullsia do të jetë shumë i madh sepse rajoni i Shkodrës nuk ka pasur rezonancë. Besoj që mesatarisht 10 pacientë në ditë do të jenë. 3 mijë raste në vit nuk janë pak që shkojnë në Tiranë, sepse harxhimet janë të mëdha.” – u shpreh mjeku specialist i këtij pavioni.

Duke e vlerësuar këtë si një prej investimeve më të rëndësishme, në tërësi për shërbimin spitalor rajonal, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se për vetë peshën që kanë, sëmundjeve kardiovaskulare dhe trajtimit të tyre iu është kushtuar një vëmendje e veçantë, në politikat shëndetësore. Ministri tha se paralelisht me vënien në funksion të kësaj qendre po punohet edhe për plotësimin e burimeve njerëzore.

Kështu, vitin e ardhshëm do të investohet në reanimacionin e përgjithshëm me një financim të Bankës së Këshillit të Europës rreth 47 milionë lekë.

Ministri Beqaj tha se janë një sërë shërbimesh në këtë spital për të cilat është investuar dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke e renditur Spitalin e Shkodrës në një prej qendrave më të rëndësishme të kujdesit mjekësor në vend. “Është një nga investimet më të rëndësishme të bëra, jo vetëm për spitalin e Shkodrës, por përgjithësisht për shërbimin spitalor rajonal. Sëmundjet kardiovaskulare për peshën që kanë e meritonin këtë vëmendje. Do të hapim në fillim të vitit të ardhshëm qendrën e parë të koronarografisë jashtë Tiranës për t’i ardhur në ndihmë banorëve të Shkodrës, por dhe një pjese të mirë të Veriut mund t’i shërbejë si qendër referimi për t’i shkurtuar edhe radhët e pritjes që janë sot në Tiranë. Sigurisht, jemi të angazhuar që të plotësojmë nevojën për burime njerëzore. Bashkë me funksionimin e këtij kabineti me reanimacionin e kardiologjisë lart, me mbështetjen që do t’i japim me infermierë dhe mjekë, si dhe me materialet mjekësore të nevojshme, vitin e ardhshëm të fillojë të funksionojë këtu. Janë 7-8 shërbime që në spitalin rajonal të Shkodrës po investohet, janë investuar apo do të vazhdojnë të investohen vitin e ardhshëm, si; reanimacioni i përgjithshëm, i pediatrisë, kardiologjisë, shërbimi paliativ. Duam të fillojmë vitin e ardhshëm kimioterapinë për pacientët me sëmundje tumorale. Pra, ta afrojmë në Shkodër në mënyrë që ato të mos lëvizin drejt Tiranës. Në imazheri, këto ditë do të përfundojnë punimet për vënien në punë të rezonancës magnetike, që edhe kjo do t’i ndihmojë shumë mjekët, dhe pacientët. Pra, me gjithë këto investime që po bëhen janë 5 milionë dollarë që e plotësojnë funksionimin e spitalit rajonal të Shkodrës dhe e bëjnë një nga qendrat më të rëndësishme të referimit të Veriut të Shqipërisë, por edhe në të gjithë vendin.” – u shpreh ministri Beqaj.

Teksa vizitonte  pavionin e reanimacionit të kardiologjisë tërësisht të ri Kryeministri Rama bisedoi edhe me një paciente të shtruar aty.

Gruaja e shtruar në këtë pavion falenderoi për investimet e bëra në spitalin e Shkodrës: “Kushtet janë tamam, doktorët janë të mirë, falë edhe jush.

Me humor Kryeministri Edi Rama në bisedë me pacienten e shtuar u shpreh “Jo jo unë s’kam bërë ndonjë gjë. Doktorët kur merren me mjekësi janë shumë të mirë.”

Next Post

Asteroidi që mund të godasë tokën në natën e Vitit të Ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In