• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 27, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spitali Psikiatrik në Vlorë si kampet e Hitlerit: Ushqim me tas në dysheme dhe pa dushe

Java News by Java News
19/09/2023 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një auditimi të KLSH-së të vitit 2021 në Spitalin Psikiatrik Vlorë “Ali Mihali”, janë gjetur shkelje financiare, që kapin shifrën 400 milionë Lekë të vjetra përgjatë viteve 2017-2020.

Ky spital së fundmi është investuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe është i ndarë në dy shërbime, akut dhe kronik. Ajo, që ndodh me kushtet e shërbimit kronik, është pak të thuash skandaloze.

“Brenda këtij spitali është reparti i të sëmurëve kronikë. Në atë repart çfarë nuk ndodh, të sëmurët kronikë jetojnë në kushte çnjerëzore”, tha denoncuesja.

Për pavijonin e burrave, kapaciteti është 14 pacientë, por aty mbahen plot 41 të sëmurë. Në pjesën më të madhe të ditës të sëmurët lihen jashtë sepse nuk i përballon të 41 pacientët. Pamjet që vijnë aty janë më të vërtetë skandaloze.

Pavijoni i grave është në kushte edhe më të rënda. Ambientet ku trajtohen pacientët aty janë çnjerëzore. Aty mungon çdo gjë minimale.

Femrave ju janë qethur flokët shkurt për shkak të parazitëve. Në një banjo e një dush duhet të lahen plot 51 gra me probleme mendore. Aty funksionon vetëm një çezmë.

Krevatet janë të prishur, të ndotur me jashtëqitje, dhe me gjithë denoncimet, asnjë masë nuk është marrë.

Sipas KLSH janë konstatuar shkelje financiare në mirëmbajtjen e objektit të spitalit, ku figurojnë që janë kryer shpenzime, por kushtet ku jetojnë pacientët nxjerrin blof këtë investim.

“Për mua është e papranueshme. Duhej ta denoncoja këtë fenomen sepse nuk mund të tolerohet më. Ata janë njerëz pavarësisht se kanë probleme. Ata kanë të drejtë të kurohen, të marrin mjekimin ashtu si çdo pacient tjetër”, u shpreh denoncuesja.

Në raportin e KLSH-së nënvizohet gjithashtu abuzimi me ushqimin e pacientëve dhe shërbimi i çalë i lavanterisë.

Ushqimi nuk ka cilësinë e duhur, madje shërbehet jashtë, në tokë e pa lugë.

Edhe tek shpërndarja dhe gatimi i ushqimeve KLSH ka gjetur shkelje financiare. Sipas audituesve nuk përmbushen parimet bazë të këtij shërbimi, i cili është jetik për pacientët.

Sa i përket lavanterisë, spitali ia ka dhënë këtë shërbim një subjekti privat. Për shkak të sëmundjes disa pacientë i kryejnë nevojat personale në krevat, të cilët qëndrojnë të lagur për ditë të tëra pasi nuk u vendosen panolina dhe nuk pastrohen nga stafi. Papastëria mbizotëron në këto dy reparte. Dyshekët janë me urinë dhe jashtëqitje, era e keqe kundërmon deri jashtë në rrugën kryesore.

Auditimi edhe këtu ka gjetur shkelje financiare. Artikujt janë shënuar me copë dhe jo me peshën specifike.

Në këtë spital janë bërë edhe abuzime të tjera me dietat dhe udhëtime fiktive për rehabilitimin e pacientëve. Por sipas auditimit të KLSH, ato fatura janë fiktive. “Stop” ka mësuar se drejtoresha e këtij spitali ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kryeinfermieres, punonjëses sociale dhe psikologes, të cilat janë detyruar për të firmosur këto dieta fiktive.

“Sipas dijenisë sime është bërë udhëtimi deri në Valbonë i pacientëve, por realisht këta pacientë nuk kanë shkuar. Është bërë fiktive, është mëse e kuptueshme. Nëse këta pacientë jetojnë në kushte të mjerueshme, i shikon të palarë, nuk përdorin pampers, i shikon në kushte të tmerrshme, ju mendoni se do i çojnë për udhëtime në Valbonë? Është e kuptueshme që jo”, tha një denoncuese.

Sa i përket dietave, KLSH ka zbuluar se është abuzuar me remontin e dy automjeteve, me litrat e karburantit të shpenzuar në mospërputhje me konsumimin real. Sipas KLSH, spitali psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë ka një dëm ekonomik rreth 400 milionë Lekë të vjetra.

Drejtoresha e komanduar prej 5 vitesh e këtij Spitali, është Olta Ganaj, një emër jo i panjohur për publikun.

Ajo iku nga detyra si drejtoreshë e Shtëpisë së Fëmijës Vlorë, pas transmetimit në “Stop” të abuzimeve të saj financiare.

Më 1 Maj 2018, “Stop” investigoi abuzimet me fëmijët jetimë në Vlorë dhe shpërdorimin financiar të këtij institucioni ku asokohe drejtoreshë ishte Olta Ganaj.

“Stop” ka evidentuar nga auditimi i KLSH-së, se janë disa kompani private të cilat kanë fituar tenderin e pastrimit, mirëmbajtjes dhe ushqimit. Emrat e këtyre kompanive janë të ndryshme, por kanë një të përbashkët, administratorin. Sipas investigimit, rezulton që është Alma Tafaj.

Deri më tani nuk ka informacione se çfarë hetimesh ka bërë prokuroria për këtë dëm ekonomik dhe social pasi pacientët trajtohen më keq se kafshët. /f.s

Next Post
Mero Baze: Shpresa për ndryshime politike në Shqipëri, ka mbetur në dorën e drejtësisë

Mero Baze: Shpresa për ndryshime politike në Shqipëri, ka mbetur në dorën e drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

Vonesa e Berishës ishte një mesazh? Bardhi tregon si qendron e vërteta për tryezën: Ftova dhe Bashën…!

Vonesa e Berishës ishte një mesazh? Bardhi tregon si qendron e vërteta për tryezën: Ftova dhe Bashën…!

September 27, 2023
“Sanksioni i parë, Albini ‘non grata’…”/ Spahiu: Çdo lider shqiptar që ka dalë kundër SHBA, historia e ka cilësuar tradhtar

Kreshnik Spahiu: Kurti duhet shpallë Listën Serbe organizatë terroriste, ajo komandohet nga Vuçiç

September 27, 2023
A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

Problemet e PD/ Minxhozi-Bardhit: Luftën s’e keni me Ramën, por me Bashën e Berishën. Duhet rotacion gjeneratash

September 27, 2023
“Nuk besoj se Greqia do na pengojë drejt BE”/ Rama për TV Asharq: Liderët arabë i admiroj, më frymëzojnë

“Nuk besoj se Greqia do na pengojë drejt BE”/ Rama për TV Asharq: Liderët arabë i admiroj, më frymëzojnë

September 27, 2023
Lojë “luftash” në PD

Bardhi: Berisha e Basha nuk ikin. Dështuam me strategjinë e “14 Majit”, gjendja e opozitës ka prekur shoqërinë

September 27, 2023
“Shqiptarët terroristë islamistë”/ Ky është vetëm fillimi

“Një strukturë fshihet pas sulmit”/ Gazetarja zbërthen deklaratën e SHBA: Të mirëtrajnuar e me mbështetje nga Serbia

September 27, 2023
FOTO-LAJM/ Meloni ka zgjedhur që ta presë Ramën veshur me ngjyrat kuqezi, të flamurit shqiptar

FOTO-LAJM/ Meloni ka zgjedhur që ta presë Ramën veshur me ngjyrat kuqezi, të flamurit shqiptar

September 27, 2023
Komuna me shumicë serbe në Kosovë/ Graçanica ul flamujt në gjysmështizë për terroristët serbë të vrarë në Banjskë

Komuna me shumicë serbe në Kosovë/ Graçanica ul flamujt në gjysmështizë për terroristët serbë të vrarë në Banjskë

September 27, 2023
Atentati ndaj babë e bir, reagon policia e Shkodrës: S’kemi mbërritur ende për shkak të terrenit të vështirë! I plagosuri drejt spitalit

Atentati ndaj babë e bir, reagon policia e Shkodrës: S’kemi mbërritur ende për shkak të terrenit të vështirë! I plagosuri drejt spitalit

September 27, 2023
Pista e vrasjes në Dukagjin/ Shënjestër ishte Gjin Guri, por mbeti i vrarë babai i tij: Shkak konfliktet për kultivim kanabisi

Pista e vrasjes në Dukagjin/ Shënjestër ishte Gjin Guri, por mbeti i vrarë babai i tij: Shkak konfliktet për kultivim kanabisi

September 27, 2023
Detajet/ Ja kush janë babë e bir, viktima dhe i plagosuri në Dukagjin. Në 2021-shin iu vendos tritol në lokal

EMRAT/ Të shtëna me armë në Dukagjin, babai i vdekur dhe i biri i plagosur rëndë. Policia “blindon” zonën

September 27, 2023
Vetë u plagos rëndë, babai iu vra, kush është Gjin Guri: Nga tritoli në lokal, te përplasja me armë me policinë në operacionin anti kanabis

Vetë u plagos rëndë, babai iu vra, kush është Gjin Guri: Nga tritoli në lokal, te përplasja me armë me policinë në operacionin anti kanabis

September 27, 2023
Detajet/ Ja kush janë babë e bir, viktima dhe i plagosuri në Dukagjin. Në 2021-shin iu vendos tritol në lokal

Detajet/ Ja kush janë babë e bir, viktima dhe i plagosuri në Dukagjin. Në 2021-shin iu vendos tritol në lokal

September 27, 2023
Për ata që derdhën lotë për dorëheqjen e Haradinaj

Pse fenomeni “McGonigal”, tani është më i rrezikshëm për Berishën

September 27, 2023
Kërkesa e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi: Ja kur mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Kërkesa e opozitës për ngritjen e Komisionit Hetimor për TIMS dhe koncesionet në shëndetësi: Ja kur mblidhet Konferenca e Kryetarëve

September 27, 2023
Nga të veçantat e grave kosovare tek sekretet e bukurisë, Dua Lipa flet për revistën prestigjoze

Nga të veçantat e grave kosovare tek sekretet e bukurisë, Dua Lipa flet për revistën prestigjoze

September 27, 2023
Ushtarët e KFOR-it u plagosën nga serbët, reagon Vuçiç: Fajin e ka Kurti. Kërkon konflikt mes NATO-s dhe…!

Sulmi terrorist në Veri demaskoi Vuçiçin

September 27, 2023
Vizita në Itali/ Zbardhen diskutimet në dy takimet e Ramës me Melonin, fokusi te investimet

Vizita në Itali/ Zbardhen diskutimet në dy takimet e Ramës me Melonin, fokusi te investimet

September 27, 2023
Ra në krye të detyrës, policia i jep medalje heroit Afrim Bunjaku dhe në emër të ministrit Balla, flamurin e Shqipërisë

Ra në krye të detyrës, policia i jep medalje heroit Afrim Bunjaku dhe në emër të ministrit Balla, flamurin e Shqipërisë

September 27, 2023
VIDEO/ Vizita në Itali, Rama pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministrja Meloni. Takim ‘kokë më kokë’

VIDEO/ Vizita në Itali, Rama pritet me ceremoni shtetërore nga kryeministrja Meloni. Takim ‘kokë më kokë’

September 27, 2023
JavaNews

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: ja*********@gm***.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com