• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spitali modern i Kirurgjisë, Manastirliu me drejtuesit: Gati të hapë dyert

by Java News
09/11/2019 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu zhvilloi një takim me drejtuesit e shërbimeve të kirurgjisë dhe ekipin e Qendrës Spitalore Universitare ”Nënë Tereza”, për të konkretizuar planin e transferimit të të gjithë shërbimeve të kirurgjisë në spitalin e ri modern. Ministrja ka bërë të ditur se spitali i ri modern është gati të hapë dyert në qendrën më të madhe spitalore në vend.

”Me drejtuesit e shërbimeve të kirurgjisë dhe ekipin e QSUT për të konkretizuar planin e transferimit të të gjithë shërbimeve të kirurgjisë në spitalin e ri modern që është gati të hapë dyert në qendrën më të madhe spitalore në vend”.

Spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT është një investim me vlerë 8.8 milion euro, ku do të përqendrohet i gjithë shërbimi i kirurgjisë, përfshirë edhe urgjencën. Spitali i ri i kirurgjisë ka një kapacitet prej 120 shtretër, duke bërë të mundur transferimin e të tre klinikave të kirurgjisë së përgjithshme në këtë godinë. Po ashtu ky spital ka 7 salla operacioni (Urologji, Kirurgji e Përgjithshme, tiroidet, toraksi, kirurgji abdominale, me një kullë laparoskopie secila), njëra prej të cilave krejtësisht digjitale, që ju shërben edhe studentëve të mjekësisë për të ndjekur nga afër ndërhyrjet operatore në praktikën e tyre klinike. Spitali i ri ka edhe 2 salla leksioni dedikuar studentëve të mjekësisë ku do të zhvillohen praktikat mjekësore, si dhe edukimi në vazhdim.

”Jemi në fazën përfundimtare për të vënë në funksion spitalin e ri të kirurgjisë në QSUT, një premtim i bërë realitet, që i shërben mbi 62 mijë pacientëve në vit. Ky investim nuk është vetëm llaç e tulla. Kjo është zemra e kirurgjisë për të gjithë vendin, që është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, që do të përmirësojnë cilësinë e shërbimit për qytetarët”. Qeveria shqiptare ka investuar rreth 30 milion euro për modernizimin e QSUT-së me ndërtimin e spitalit të ri të kirurgjisë, spitalit të ri të dëmundjeve të drendshme dhe Pediatrisë. Nga këto investime përfitojnë 300 mijë pacientë, rreth 5,000 punonjës staf mjekësor dhe jo mjekësor, si dhe rreth 1,000 studentë të mjekësisë.

Përfitues të drejtpërdrejtë të investimeve për modernizimin e shërbimit në QSUT janë edhe studentët e mjekësisë, për të cilët në kuadër edhe të Paktit për Universitetin, po ndërtohen 11 salla studimi me kushte bashkëkohore, nga të cilat, dy salla në Spitalin e ri Kirurgjikal dhe 9 të tjera në Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme.

”Ashtu siç e kemi premtuar në Paktin për Universitetin, ne po krijojmë standarde jo vetëm për pacientët por duke qenë se QSUT është spital universitar, jemi përpjekur që në të gjitha projektet e zhvillimit të Qendrave Spitalore Universitare, përfshirë këtu sigurisht “Nënë Terezën”, maternitetet, spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe Traumën të kemi hapësirat e nevojshme që studentët të mund të kryejnë në kushte cilësore mësimin. Ndaj do të ketë salla leksionesh, ku studentët, bashkë me profesorët e tyre, mund të kryejnë procesin e mësimdhënies si dhe ambiente të tjera”.

Next Post
Minishengeni i kritikuar i Ballkanit Perëndimor, Rama, Vuçiç e Zaev takim në Ohër

Minishengeni i kritikuar i Ballkanit Perëndimor, Rama, Vuçiç e Zaev takim në Ohër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In