Spitali i Lezhës tashmë mund të marrë “frymë” lirisht. I gjithë personeli i spitalit të testuar për COVID 19 kanë dalë negativë.
Nga 4 raste infeksioni të regjistruara në këtë qark, 3 janë në radhët e bluzave të bardha. Përkatësisht 2 infermiere dhe një sanitare të spitalit të Lezhës.
I katërti është një qytetare me histori udhëtimi në Itali, por që ua kishte mbajtur të fshehtë mjekëve.
Lajmi tjetër i mirë për Lezhën është dhe fakti se prej dy ditësh nuk ka pasur asnjë rast të ri infeksioni.
g.kosovari