• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spitali i Durrësit me aparatura të reja, Manastirliu: 4.5 milion euro investime në spitalet rajonale

by Java News
13/04/2018 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spitali i Durrësit është pajisur me mamografi të re, grafi e fluoroskopi, grafi të lëvizshme dhe një sërë aparaturash të reja biomjekësore me vlerë 780 mijë euro që pasurojnë flotën e aparaturave të këtij spitali dhe garantojnë standart të lartë për ekzaminimet për qytetarët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi sot spitalin rajonal të Durrësit ku deklaroi se jo vetëm ky spital por të gjithë spitalet rajonale do të ketë këtë vit investime të rëndësishme.

“Nisim nga Durrësi investimet madhore për fuqizimin e spitaleve rajonale në infrastrukurë dhe pajisje biomjekësore, duke garantuar më shumë cilësi shërbimi afër vendbanimit të qytetarëve. Shembullin e QSUT do ta replikojmë në të gjithë spitalet e vendit. 4.5 milion euro janë investimet në aparatura në spitalet rajonale për këtë vit, për të garantuar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u ndal edhe tek centrali i ri i sterilizimit, një investim 1.2 milion euro që ka sjellë një standart të ri të sterilizimit dhe instrumenteve kirurgjikalë.

Kirurgët u shprehën se me nisjen e këtij programi janë reduktuar infeksionet spitalore, kryesisht ato post-operatore, ndërsa Ministrja Manastirliu deklaroi se ky investim do të shtrihet në të gjithë spitalet e vendit.

“Sterilizimi dhe instrumentet e rinj kirurgjikalë kanë sjellë një epokë të re në kirurgjinë shqiptare, duke krijuar një standart të lartë të ofrimit të shërbimit dhe duke rritur sigurinë për pacientët me uljen e infeksioneve spitalore. Ky cetral do të shërbejë për 10 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit që kryhen në spitalin e Durrësit dhe spitalet e Krujës dhe Kavajës”, tha Manastirliu.

Ministrja lajmëroi gjithashtu nisjen e investimit për rehabilitimin e Pediatrisë.

“Investimet në spitalin Rajonal Durrës këtë vit zgjerohen edhe me ndërhyrjen në infrastrukturë. Pas shumë vitesh, Pediatria e Spitalit të Durrësit do ti nënshtrohet rehabilitimit të plotë”, tha Manastirliu.

Investimi me vlerë 262 milion lekë që nis këtë vit në Pediatri, do të mundësojë edhe krijimin e ambjenteve të reja për spitalin e fëmijëve. Ministrja Manastirliu deklaroi nga Durrësi se ky është viti i investimeve për fuqizimin e spitaleve rajonale për të ofruar shërbim me cilësi afër vendbanimit të qytetarëve.

ma.me

Next Post
Nënshkruhet marrëveshja me SPK/ Kumbaro: E ardhmja e skenës kulturore është decentralizimi!

Nënshkruhet marrëveshja me SPK/ Kumbaro: E ardhmja e skenës kulturore është decentralizimi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë në Malësi të madhe, asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

Operacion antidrogë në Malësi të madhe, asgjësohen 306 bimë kanabis! Arrestohen 2 persona

June 20, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Çfarë mund të presësh nga një klasë politike që punon t’i sigurojë favore vetes?

June 20, 2026
Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma! BE është Itaka jonë

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma! BE është Itaka jonë

June 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e diel 21 qershor 2026

June 20, 2026
‘Nuk kam qenë kurrë në Aruba, riciklim i algoritmit’, Rama: ‘Drogagji’ refreni që më ndjek si e vërtetë

‘Nuk kam qenë kurrë në Aruba, riciklim i algoritmit’, Rama: ‘Drogagji’ refreni që më ndjek si e vërtetë

June 20, 2026
Pentagoni i kërkon Kongresit amerikan deri në 80 miliardë dollarë për kostot e luftës me Iranin

Pentagoni i kërkon Kongresit amerikan deri në 80 miliardë dollarë për kostot e luftës me Iranin

June 20, 2026
Largimi i Koçekut nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Largimi i Koçekut nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

June 20, 2026
“Zvërneci u bë pjesë e një lufte ideologjike!”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

“Zvërneci u bë pjesë e një lufte ideologjike!”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

June 20, 2026
‘Zvërneci’/ Rama: Kritika është bërë identitet! Nuk po luftohet që problem të zgjidhet, por që të vazhdojë

‘Zvërneci’/ Rama: Kritika është bërë identitet! Nuk po luftohet që problem të zgjidhet, por që të vazhdojë

June 20, 2026
“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In