• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spitali i Beratit, Beqaj: Investim 185 milionë lekë për sallë moderne reanimacioni

by Java News
14/12/2016 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm, spitali rajonal i Beratit do të ketë gati një sallë tërësisht moderne të reanimacionit. Punimet janë drejt fundit ku ka përfundur faza e rikonstruksionit, ndërsa pritet edhe instalimi i pajisjeve mjekësore.

Janë rreth 185 milionë lekë që janë investuar për ndërtimin edhe për pajisjet mjekësore. Ky shërbim do të ketë 6 njësi dhe me mundësinë për të shkuar deri në 8, ndërsa do të jetë i kompletuar me të gjitha pajisjet e domosdoshme mjekësore.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, pa nga afër ecurinë e punimeve duke theksuar se pas vitit të ri, ky shërbim i ri modern dhe jetik për pacientët, do të jetë tërësisht funksional. Gjithashtu, z. Beqaj bëri të ditur se me politikën e re të pagave, duke nisur nga vitit i ardhshëm, mjekët dhe infermierët që punojnë në shërbimet e reanimacioneve në të gjithë vendin dhe në urgjencë, do të marrin edhe një shtesë vështirësie prej 25%.

“Ka qenë një kërkesë, në fakt e kahershme e drejtuesve të spitalit të Beratit, që të kemi një përmirësim të shërbimit të Reanimacionit, dhe praktikisht, edhe siç mund të shihet, janë në fazën e fundit punimet, pritet dhe instalimi i pajisjeve, që besoj se pas vitit të ri, ky shërbim i ri modern do të jetë funksional”, u shpreh ministri Beqaj.

Sipas kreut të shëndetësisë, janë rreth 185 milionë lekë që janë investuar për ndërtimin edhe për pajisjet, teksa theksoi se, “do të kemi 6 njësi reanimacioni dhe me mundësinë për të shkuar deri në 8, me kushte normale me pajisje të domosdoshme mjekësore, pajisje të reja për funksionimin e reanimacionit në mënyrë që shërbimi që do të shtohet në spital, qoftë në Kirurgji apo në specialitete të tjera, të mund ti përgjigjemi siç duhet në reanimacion, qytetarët ti shërbejmë këtu në Berat, pa qenë nevoja që në mënyrë të tepërt të ngarkojmë edhe Tiranën”.

Ndërkohë, i vetëdijshëm për mundësitë ende të kufizuara të burimeve njerëzore për një shërbim jetik dhe kaq të domosdoshëm për shërbimit spitalor në rang vendi, kreu i shëndetësisë u shpreh se, “është dhe momenti për të ndarë me të gjithë ata që shërbejnë në reanimacion në të gjithë Shqipërinë edhe mesazhin që me politikat e reja të pagave të vitit të ardhshëm përveç rritjes 10% për këdo që punon në shëndetësi, përveç dyfishimit të shërbimit të rojes, personeli mjekësor, pra mjekët dhe infermierët që punojnë në reanimacione dhe në urgjenca, do të marrin dhe një shtesë vështirësie prej 25%”.

Në mjediset e shërbimit të reanimacionit të ri pranë spitalit rajonal të Beratit do të jenë në shërbim të pacientëve, nëntë infermierë, një kryeinfermier, si dhe tre mjekë.

Next Post
Lavrov: BE kërkon që Serbia të jetë tradhtare e Rusisë njësoj si Mali i Zi

Lavrov: BE kërkon që Serbia të jetë tradhtare e Rusisë njësoj si Mali i Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In