• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Spitali Amerikan, prokuroria heton për masat e sigurisë kundër zjarrit

by Aalison Pearse Stevens
28/07/2016 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen tragjike të ndodhur në pavijonin e Hemodializës në Spitalin Amerikan.

Materiali paraprak i hartuar nga policia dhe ekspertët ka mbërritur ditën e djeshme në Prokurori, ku pas vlerësimit i është ngarkuar në hetim prokurorit Robert Kote.

“Panorama” shkruan se sipas burimeve të organit të Akuzës në kryeqytet, bazuar në të dhënat dhe dëshmitë e marra deri më tani, hetimi në lidhje me ngjarjen është përqendruar në dy drejtime kryesore.

Objektivi i parë i hetimit është zbardhja e arsyes së konfliktit mes dy pacientëve, Lefter Canaj, autor i ngjarjes, tashmë i vdekur, dhe personi i spërkatur me benzinë, Dashamir Saraçi, gjithashtu i vdekur.

Prokuroria ka thënë se drejtimi i dytë i hetimit do të jetë te masat e sigurisë kundër zjarrit, ku do të verifikohet nëse ambientet e brendshme ku ofrohet shërbimi i hemodializës kanë pasur të instaluar dhe në funksion sistemin kundër zjarrit.

Hetuesit thanë se në institucione të tilla, ku ofrohet shërbim publik për persona të sëmurë, sistemet kundër zjarrit duhet të jenë të tilla që të vihen në funksion menjëherë sapo konstatojnë tym apo nxehtësi.

VIKTIMAT:

Sanije Sulaj, 65 vjeçe, nga Mamurrasi

Anife Mali, 55 vjeçe, nga Laçi

Lefter Canaj, 57 vjeç, (autori)

Dashamir Saraçi, 38 vjeç

TË PLAGOSUR

S.B, 34 vjeç, infermier, nga Berati

Panorama/d.i.

 

Next Post

Punimet për TAP-in nxjerrin në dritë një kapitel të shekullit VI në Skrapar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com