• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali replikon me Tritan Shehun: Një segment nacional-folklorik kërkon të bëjë politikë me viktimat e vrasjeve

by A R
16/05/2024 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë luftës. Kreu i qeverisë ditën e sotme po merr pjesë në Samitin e liderëve të rajonit në Mal të zi dhe për këtë arsye interpelanca iu delegua ministres Elisa Spiropali.

Ministrja Spiropali duke iu përgjigjur Shehut tha se e gjithë politika dhe shqiptarët e kanë përjetuar në lëkurë atë që ka ndodhur në Kosovë. Por të kthehet në një rezolutë ndërkombëtare duhet të ketë mëbshtetjen e ndërkombëtarëve para se të hidhet në tryezë. Spiropali theksoi se mbështeteja e ndërkombëtarëve nuk ka munguar kurrë për Kosovën.

Spiropali: Në këto vite Shqipëria dhe shqiptarët po dëshmohen si faktor i pashmangshëm në rajonin tonë të trazuar. E para sepse vendi po dëshmon aftësi shtet formuese dhe së dyti sepse jemi në dakordësi me të gjithë partnerët tanë për strategjitë stabilitet mbajtëse. Për Kosovën kjo ka qenë kryefjala e çdo frymëmarjeje të politikës tonë të jashtme në gjithë këto vite. Tirana jonë politke e sheh një pjesë të konsiderueshme të aktivitetit të saj në politkën e jashtme ne sytë nga Prishtina duke u lutur dhe duke shpresuar që edhe Kosova të harmonizojnë çdo hap me aleatët strategjikë. Ne respektojmë vullnetin sovran të autoriteteve të Kosovës por nga ana tjetër mund të ndodhë që ndonjë hap i tyre mund të mos jetë i sinkronizuar me hapat tonë. Përmes zotit Shehu një segment nacional folklorik i politikës shqiptare kërkon të bëjë politke të brendshme me viktimat e vrasjeve, përdhunimeve të Millosheviçt dhe Serbisë së tij. Të krijojë si efekt anësor jo vetëm në Prishtinë por edhe në Tiranë pasojat e kësaj turbo politke të tallavasë që në rastin më të mirë është naive dhe në ndonjë rast tjetër është dashakeqëse. Njësoj si rrjedhat e ujit që përfundojnë në mullirin e tjetërkujr për të bluajtur miellin e dikujt tjetër. Nuk ka dhe nuk duhet të ketë garë se kush i fryn më fort fyellit njëvrimësh të këtij soji folk-nacionalizmi. Për fat të mirë shqiptarët e Shqipërisë dhe mendjet e kthjellta në Kosovë janë të mësuara me këtë lojë. Tema e genocidit shfaqet në sallën e këtij parlamenti me një simetri mbresëlënëse.

/a.r

Next Post
Kalimi i pronës shtetërore në private, Çupi: Po ia jepni klientëve për kulla; Shalsi: Po dezinformoni!

Kalimi i pronës shtetërore në private, Çupi: Po ia jepni klientëve për kulla; Shalsi: Po dezinformoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!

“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!

September 25, 2026
Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

September 25, 2026
“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

September 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 26 Shtator 2026

September 25, 2026
Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

September 25, 2026
Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

September 25, 2026
VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

September 25, 2026
Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

September 25, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Tri çështje thelbësore të familjeve shqiptare

September 25, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Këshilli i Sigurisë së Kombit që mblidhet për “radarin” e Gysit

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com