• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali për çështjen ‘Beleri’: Zanafilla që në kandidimin e tij. Si gozhdë Nastradini që duhet durim për ta shkulur

by Java News
23/09/2023 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali,  ishte e ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News24, me Nisida Tufën. Spiropali foli gjatë për zhvillimet politike në vend, si dhe çështjet më “e nxehta” të momentit.

Ajo u pyet për çështjen e Fredi Belerit dhe “përplasjen” mes Shqipërisë dhe Greqisë, por sipas saj i gjithë ky debat është i stisur dhe se marrëdhëniet mes dy shteteve mbeten të shkëlqyera. Spiropali tha se kjo është një çështje që i përket drejtësisë dhe se duhet të jetë kjo e fundit që të vendosë.

Ajo u shpreh se kjo është një çështje që zanafillën e ka te vendimi i Berishës dhe Metës për të kandiduar sipas saj një njeri pavarësisht të shkuarës dhe dosjeve të tij. Ajo shtoi se “është një gozhdë Nastradini që do shumë durim për t’u shkulur”.

“Është një çështje që zanafillën e ka te vendimi i Berishës dhe Metës për të kandiduar një njeri pavarësisht të shkuarës dhe dosjeve të tij. Është një gozhdë Nastradini që do shumë durim për t’u shkulur. Nuk është çështje mes Greqisë dhe Shqipërisë, e minoritetit grek në Shqipëri, që është një komunitet që ka kontribuar njësoj si etnitë e tjera këtu, dhe që nuk ka asnjë dallim. Çështja Beleri është  çështje e drejtësisë, dhe ne presim që të marrë rrugë dhe marrëdhënia mes dy vendeve të mos cënohet nga hije të së shkuarës dhe nacionalizma të dalë boje.

Ne nuk kemi asnjë debat, aq më pak me Greqinë. Janë debate të stisura dhe është rasti klasik i transmetimit të një problemi të brendshëm të opozitës shqiptare edhe në politikën tonë të jashtme, dhe këtë gozhdë duhet ta shkulim patjetër. Është çështje e drejtësisë dhe s’më takon mua të vendos se kur del apo nuk del nga burgu një kryebashkiak që e konsideron veten grek apo shqiptar”, u shpreh ajo.

Po ashtu Spiropali u ndal edhe tek marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën, si dhe “krisjet” mes kryeministrit Rama dhe Kurti. Ajo deklaroi se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës, teksa shton se nuk preferon që të komentojë lidhur me vendimet e marra nga kryeministri Kurti për çështjet delikate.

“Shqipëria mbështet Kosovën pa asnjë rezervë në përpjekjen për t’u njohur dhe garantuar sigurinë e kufijve dhe integrimin e mëtejshëm. U bë e qartë dhe në mbledhje e Këshillit të Sigurimit, ku Rama tha qartë se Shqipëria është avokatja më e fortë e Kosovës.

Pastaj qasjet për procesin e dialogut apo çështje të tjera, nuk besoj se janë për t’u diskutuar nga unë. Nuk kam asnjë koment për qëndrimet e Kurtit sepse ai e ka legjitimitetin dhe përgjegjësinë për këto çështje shumë delikate. Për ne ajo që nuk ndryshon është se Kosova e ka fituar pavarësinë me gjak por dhe ndihmën e aleatëve, BE dhe SHBA, dhe që ne duhet të jemi në një linjë me ta kur hyjmë në negociata kaq delikate. Kosova duhet të njihet dhe të vazhdojë proceset integruese. Ne do ta mbështesim kudo”, tha ajo./m.j

Next Post
Berisha i ‘hap derën’ fantazisë: Rama u mbajt 90 minuta në aeroportin e New York-ut, ishte në seancë me hetues të SHBA. Nxinte kur e lëshuan

Berisha i 'hap derën' fantazisë: Rama u mbajt 90 minuta në aeroportin e New York-ut, ishte në seancë me hetues të SHBA. Nxinte kur e lëshuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Ushtronin aktivitet bankar pa licencë, Prokuroria e Beratit kërkon masa sigurimi për 11 persona

July 10, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Ligësia e Patridiotëve

July 10, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Karavidhe partiake”, Spaho me akuza të forta ndaj PD: Shqipëria në BE vlen më shumë se ju!

July 10, 2026
Review-t e rreme mund t’ju çojnë në burg, çfarë parashikon Kodi Penal

Review-t e rreme mund t’ju çojnë në burg, çfarë parashikon Kodi Penal

July 10, 2026
Sherr për celularin? Dalin detaje nga krimi në Shkodër, ku burri vrau gruan! Ja çfarë kapën kamerat

Sherr për celularin? Dalin detaje nga krimi në Shkodër, ku burri vrau gruan! Ja çfarë kapën kamerat

July 10, 2026
Cilat rekorde ka thyer Mbappe në Botërorin Amerikan?

Cilat rekorde ka thyer Mbappe në Botërorin Amerikan?

July 10, 2026
Ia dhuroi Erdogani! Revolveri i Edi Ramës do të vendoset në muzeun e Kryeministrisë

Ia dhuroi Erdogani! Revolveri i Edi Ramës do të vendoset në muzeun e Kryeministrisë

July 10, 2026
Mori mbështetjen e 322 deputetëve, kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

Mori mbështetjen e 322 deputetëve, kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe

July 10, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Parashikimi nga Jorgo Pulla: Mundësi të reja në punë dhe surpriza në dashuri

July 10, 2026
I riu gjendet i pajetë te mbikalimi i Shkozetit, nisin hetimet për shkakun

Konflikt në familje në Durrës, 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, shpallet në kërkim

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In