• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali: Opozita s’ka lënë rast pa hedhur ‘bojë të zezë’ mbi Policinë

by Java News
28/03/2019 16:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza të forta ndaj opozitës shqiptare. Ajo tha se opozita nuk ka kursyer për asnjë moment ‘bojën e zezë” ndaj Policisë së Shtetit, ndërsa theksoi se kjo e fundit ka rritur rezultate spektakolare në luftën kundër krimit duke krijuar imazh pozitiv dhe rritur njëherësh besimin tek qytetarët shqiptarë.

“Vetëm në 2 muajt e parë të 2019 kemi 60 raste të referuara për pastrim parash dhe 8.2 milionë euro të sekuestruara. Ndërsa në kohën e opozitës gjithsej u sekuestruan 1.2 milionë euro, kur 1 milionë euro forca e ligjit i ka sekuestruar në një goditje të vetme. Ndryshimi është i qartë”, tha Spiropali. Gjithashtu zëdhënësja e qeverisë pohoi se opozita nuk ka bërë gjë tjetër, por vetëm ka  thurur histori dhe telenovela me ‘Babale’.

“Në 5 vite e gjysmë opozita nuk ka lënë rast pa hedhur bojë të zezë në mënyrë sistematike dhe të llogaritur mirë për të cënuar besueshmërinë e një prej shtyllave të shtetit, që është Policia e Shtetit. Me qindra e mijëra deklarata shtypi, qindra emisione televizive, deputetë të opozitës të dirigjuar për të goditur Policinë e Shtetit, telenovela me Babale e me drogë, që janë skenare të mirëmenduar për të shkatërruar moralin e Policisë së Shtetit dhe për t’i bërë një dëm të rëndë vendit”, tha Spiropali.

Organet e Policisë së Shtetit tha Spiropali kanë kontribuuar në ruajtjen dhe garantimin e drejtësisë në vend. Ajo solli edhe disa shifra nga operacionet dhe rezultatet e arritura.

“Ky vend ka policë të vrarë, nuk ka gjykatës e prokurorë të vrarë. Opozita nuk e ka pasur me ministrat e Brendshëm të PS-së, por e ka pasur dhe e ka me cenimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Më parë punonin si ngastra të pavarura, sepse drejtoheshin nga klane të caktuara. Në më pak se 1 vit e gjysmë janë organizuar 24 operacione të profilit të lartë me arrestimin e 280 të dyshuarve për përfshirje në grupe kriminale. 14 grupe kriminale janë goditur dhe 27 milionë euro të dyshuara me prejardhje të paligjshme u janë hequr kriminelëve”, tha ajo.

/a.meta

Next Post
Eurodeputeti rumun: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Eurodeputeti rumun: Të hapen negociatat me Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In