• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali: Opozita si ‘magjistricat e Makbethit’, hedh helm çdo ditë

by Java News
24/09/2018 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

IRANË- Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka sjellë një pjesë të “Makbethit” sot në seancë për të krahasuar opozitën me korin e magjistricave. Fjala e saj ishte në mbrojtje të kryeprokurores Arta Marku dhe policisë së shtetit, duke e akuzuar për shpifje opozitën dhe se po helmon çdo ditë qytetarët.

Spiropali theksoi se opozita nuk ka alternativë për qytetarët por bën kronikën e sezë. Nuk kanë munguar edhe disa vargje nga “Makbethi” i Shekspirit.

“Drejtuesit e opozitës së bashkuar që piqen në salla hotelesh ngjajnë si pika uji me korin e magjistricave të Makbethit.Pa asnjë përkujdesje për qytetarët i helmojnë përditë me gjuhë pa anë e pa udhë. Çorbë e gatuar për të helmatisur mëngjeset, drekat e darkat e nënave, baballarëve, gjyshërve e gjysheve, të të rinjve.Këta duan t’u bërtasin në fytyrë ‘ikni se Shqipëria nuk bëhet’. Kronikë e zezë e përzier me fake news.Sulmojnë një grua që po lëviz prokurët që nuk lëviznë kurrë një dosje nga vendi. Siç bëjnë burracakët, kur një grua është e fortë e sulmojnë për moral për nder, siç po bëjnë me kryeprokuroren. Ajo po ia del që së bashku me Policinë e Shtetit të godasë disa nga grupet kriminale që kanë operuar 20 e ca vite në vend. Reforma në drejtësi po fundos ata që kishin marrë peng prokurorët dhe gjykatat. Po ngre një katedrale të re në gjyqësor.Mos të shpikin hilera për vettingje për të pashmangshmen. Nuk lënë gjë pa thënë për policinë e shtetit. Jo këtu se nuk vijnë por nëpër hotele. Sot janë tek Hotel Tirana dhe janë duke punuar për vete e jo për njerëzit. Nuk vijnë këtu të ngrenë çështje, nuk përballen, i fshihen përballjes”, deklaroi deputetja e PS.

Ajo tha se e vetmja gjë që duan të bëjnë është nxirja e realitetit.

“Për Policinë e Shtetit nuk thanë asnjë fjalë të mirë këta heronjtë e çkriminalizimit të vendit.Në momentin që një bandë kriminale kapet, heshtin. Kanë gjetur kriminelë të tjerë. Një opozitë që merret me kronikën e zezë. Ky është vizioni i opozitës shqiptare. Kështu do i bindin njerëzit që janë një forcë e denjë për të qeverisur. Njerëzit kanë nevojë për shpresë, këta po ua thajnë shpresën. Vettingu do bëhet, pandëshkueshmëria e politikës do marrë fund. Të ndahet njëherë e mirë kush është shpifësi, kush është politikani.Urojmë që opozita të mos jetë futur në një rrugë pa krye, në një rrugë që e nxjerr nga sistemi”, deklaroi Spiropali./a.ç

Next Post
Në Ballkan, një çast që mund të mos përsëritet më

Në Ballkan, një çast që mund të mos përsëritet më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

November 4, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Trump u kërkoi amerikanëve të votonin sikur ai të ishte në fletën e votimit. Ata e dëgjuan!

November 4, 2026
Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

November 4, 2026
Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

November 4, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

November 4, 2026
Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

November 4, 2026
Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

November 4, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

November 4, 2026
Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

Irani pas zgjedhjeve në SHBA: Amerikanët i thanë jo luftës

November 4, 2026
Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

Mbyllen të gjitha qendrat e votimit në SHBA për zgjedhjet e mesit të mandatit 2026

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In