• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali: Objektivi në zgjedhjet e ardhshme, 40 për qind e deputetëve gra e vajza

by A R
17/12/2024 14:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, përshëndeti sot në tryezën “Fuqizimi i Grave në Politikë: Sfidat, Barrierat dhe Zgjidhjet për Aksesin e Barabartë në Financat Politike dhe Dhunën me Bazë Gjinore në Politikë”, organizuar me nismën e Ambasadës Britanike dhe të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Në tryezë morën pjesë deputete të Kuvendit, Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Michel Tarran, Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, dhe përfaqësues e aktivistë të shoqërisë civile për barazinë gjinore.

Në fjalën e saj, znj. Spiropali nënvizoi: “Dy çështjet që do të diskutojmë në këtë takim, Financat Publike e Përfshirja Gjinore dhe Dhuna me Bazë Gjinore në Politikë, janë të ndërlidhura në mënyrë sinergjike.

Si përfshirja gjinore, ashtu edhe lufta kundër dhunës me bazë gjinore, nuk mund të trajtohen në mënyrë substanciale nëse nuk plotësohen nga aksesi i barabartë në burimet financiare të zhvillimit. Kështu, për shembull, siç tregojnë studimet, gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, vetëm rreth 13 për qind e kandidateve gra pranuan se kishin askes në financat e partive të tyre. Pabarazia në akses nuk ndodh vetëm me burimet financiare, por edhe ato njerëzore.”

Znj. Spiropali e mirëpriti propozimin që 10 për qind e financimeve publike vjetore për partitë politike të shkojnë për forumet e grave.

“Jeta politike e parlamentare, nuk është fushë me lule për vajzat dhe gratë. Ky perceptim, natyrisht, ushqehet nga realitete të caktuara.

“E para është gjuha. Dhuna me bazë gjinore në politikë është një formë specifike e dhunës që synon të pengojë, frikësojë dhe të përjashtojë gratë nga angazhimi publik, ku spikat dhuna verbale dhe digjitale. Fyerjet seksiste dhe denigruese janë gjithmonë armë e lehtë në gojët apo tastierat e atyre që nuk kanë argumente. Gratë sulmohen disa herë më fort dhe më shëmtuar në jetën publike, politike, parlamentare apo digjitale duke krijuar një barrierë frike për gratë apo vajzat që këkojnë të përfshihen në politikë.”

Sipas kryetares së Kuvendit, gratë dhe vajzat janë më shumë të ekspozuara ndaj rreziqeve të ekspozimit publik përmes teknologjisë, sepse portalet dhe platformat online, ku kontrolli shoqëror, ligjor dhe moral është minimal apo mungon, i zmbraps ato në kurajën dhe vendosmërinë e tyre.

“Përse ndodh kjo? Prej frikës dhe panikut që shkakton energjia dhe pasioni u tyre për të ndryshuar veten, burrat dhe shoqërinë.

Por lajmi i mirë është se ky mur pengesash, dalëngadalë po thërmohet e thyhet. Duhet thënë me zë të plotë se Shqipëria ia ka dalë të ngrihet mbi traditat negative të brezave të kaluar dhe të krijojë tashmë një traditë të konsoliduar të përfaqësimit të drejtë gjinor në vendimmarrje.Me një vizion të qartë dhe me një mbështetje shoqërore që ka surprizuar shumëkënd nga partnerët tanë, në disa aspekte të barazisë gjinore, sidomos pjesëmarrjen e grave e vajzave në politikë, kemi arritur ta bëjmë Shqipërinë kampione. Përmirësimi i përfaqësimit të grave në parlament është rezultat i përpjekjeve për të zbatuar kuotat gjinore dhe promovuar barazinë gjinore në politikë, por edhe i faktit të thjeshtë se në të gjitha vlerësimet e raportet gratë rezultojnë deputete më të angazhuara, më pjesëmarrëse, më cilësore.”

Megjithatë, vijon ajo, ende mbetet punë për të arritur një përfaqësim të barabartë dhe për të siguruar që gratë të kenë një rol të rëndësishëm në vendimmarrje.

“Jam e bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të realizojmë objektivin e Kuvendit të Shqipërisë që 40 për qind e deputetëve të jenë gra e vajza. Për të arritur barazinë e plotë gjinore, kërkohet jo vetëm respektimi i kuotave, por edhe një angazhim i përgjithshëm për të krijuar një mjedis politik që mbështet dhe promovon pjesëmarrjen e grave në nivele të ndryshme të vendimmarrjes. Duke përfunduar, më lejoni të rikujtoj se fuqizimi i grave në politikë kërkon një qasje të gjithanshme që përfshin ndryshime institucionale, ligjore, kulturore dhe psikologjike. Rritja e përfaqësimit të grave nuk është vetëm një çështje e barazisë gjinore, por edhe një mënyrë për të garantuar vendimmarrje më gjithëpërfshirëse e të drejtë për gjithë shoqërinë.”

Next Post
“Antikorrupsioni”, Xhafaj sqaron pagesën për ekspertët: Nuk e kalon vlerën bruto 550 mijë lekë

"Antikorrupsioni", Xhafaj sqaron pagesën për ekspertët: Nuk e kalon vlerën bruto 550 mijë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In