• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali nga Sofja: Plani ynë për anëtarësimin në BE brenda 2030-ës ka mbështetjen e Bullgarisë

by B K
10/07/2025 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Bullgaria pritet të rritin bashkëpunimin e ngushtë mes dy parlamenteve dhe shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë në kuadër të procesit të integrimit europian.

Këto ishin dy nga propozimet e kryeparlamentares Elisa Spiropali dhe homologes së saj, Nataliya Kiselova, të bëra gjatë vizitës së zyrtares shqiptare në Bullgari.

“Ne, shqiptarët, jemi krenarë që kemi një vend mik e partner si Bullgaria, e cila është ndër mbështetësit më të fuqishëm të objektivit tonë kombëtar për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian brenda vitit 2030. Shqipëria është në pararojë të vendeve kandidate drejt BE-së dhe konstatojmë me kënaqësi që ky plan, i cili ka fituar mbështetjen e Parlamentit Europian, Komisionit Europian dhe parlamenteve të mjaft vendeve anëtare, ka edhe mbështetjen e vendosur të Asamblesë Kombëtare dhe të Bullgarisë. Përshpejtimi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si një proces i mbështetur në meritën dhe një prioritet i zgjerimit, është i rëndësishëm edhe për vetë Bashkimin Europian. Jetojmë në kohë të trazuara dhe një Europë më e madhe do të thotë një Europë më e fortë dhe më e sigurt,” u shpreh znj. Spiropali.

Kryeparlamentarja shqiptare është e para kryetare Kuvendi që pritet nga znj. Kiselova, e cila është zgjedhur rishtas në detyrë. Nga ana e saj, znj. Kiselova vlerësoi arritjet e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si dhe miratimin e fundit nga Parlamenti Europian të Rezolutës për Shqipërinë, e cila u votua nga të gjithë eurodeputetët bullgarë.

“Objektivi i Shqipërisë për anëtarësim brenda vitit 2030 ka mbështetjen e vendosur të Bullgarisë dhe plani i juaj është edhe i yni. Asambleja Kombëtare e Bullgarisë, përveç mbështetjes politike, do t’i japë edhe ndihmë teknike Kuvendit në procesin e integrimit europian,” tha kryeparlamentarja Kiselova.

Kjo ishte dita e dytë e vizitës zyrtare të znj. Spiropali në Sofje. Më herët gjatë ditës, në shoqërinë e znj. Kiselova, ajo vendosi një kurorë me lule në Monumentin e Ushtarit të Panjohur në Sofje. Ndërkohë, një ditë më parë kryeparlamentarja u prit në takim nga kryeministri bullgar Rossen Jeliazkov.

Next Post
Zjarr te Pazari i ri në Tiranë, shkrumbohet banesa

Zjarr te Pazari i ri në Tiranë, shkrumbohet banesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In