Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi pas aksidentit të rëndë të shënuar në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familjeje.
Për Spiropalin, kjo është vrasje dhe për autorët, kërkon ndëshkim maksimal.
“Ngjarja e rëndë në aksin Fier-Vlorë është VRASJE, dhe meriton ndëshkim maksimal. Hetim dhe drejtësi deri në fund, për të gjitha rastet.
Asnjë tolerim për çdo shkelje rrugore, sidomos për çdo tejkalim shpejtësie. Mbi gjithçka, ndërgjegjësim, në familje, në shkollë, kudo.
Jeta s’ka çmim! Jeta është e shenjtë! Shpirtrat e tyre u prehshin në paqe”, shkruan Spiropali./m.j