• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali i uron Kosovës pavarësinë: Një yll i ri në hartën evropiane. Ky është shekulli i shqiptarëve

by Java News
17/02/2023 16:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e shtetit Elisa Spiropali ka uruar Kosoven per 15 vvjetorin e pavaresise, duke nenvizuar se eshte nje realitet i gjalle

Spiropali tha se Kosova eshte nje yll me teper ne harten evropiane, eshte nje3 dite e madherishme, por dhe nje moment reflektimi per te kujtyuar te shkuaren nga vijme dhe per te kuptuar dhe ndertuar te ardhmen

Postimi i Spiropalit:

Gëzuar Kosovë.❤

Gëzuar motra dhe vëllezër.
Gëzuar Pavarësinë dhe Republikën Evropiane.
Nuk është më ëndërr. Është realitet i gjallë.
Nuk është më pritje. Është shpresë e realizuar.
Prej 15 vitesh Kosova është tashmë një yll më tepër në hartën evropiane.
Shqiptarët e Kosovës, qytetarët më të rinj të Evropës, janë ata që ndodhen aty ku historikisht dhe gjeografikisht kanë qënë, aty ku vullneti i të shkuarës dhe të ardhmes së tyre ka ndërtuar të sotmen dhe të nesërmen e ëndërruar të gjithë atyre që u sakrifikuan.
Kjo ditë e madhërishme feste, Dita e Pavarësinë së Kosovës, është gjithashtu moment reflektimi për të kujtuar të shkuarën nga vijmë për të kuptuar dhe ndërtuar të ardhmen ku shkojmë.
Në këtë pikë takimi me historinë, një blatim mirënjohjeje të pafundme kam për gjithë ata breza shqiptarësh që bënë histori në një kalvar të pashembullt sakrificash për të ngritur piedestalin e Lirisë. Nga Rugovët tek Jasharët, nga Demaçët tek Thaçët, për të kulmuar tek epopeja e lavdishme e UÇK-së dhe gjithë popullit të Kosovës, që luftoi për paqen dhe dëshmoi se paqa është më e fortë dhe më e vlefshme se çdo luftë gjakatare.
Kosova ishte guri i fundit i dominosë ballkanike që e ndau gadishullin e trazuar nga e shkuara dramatike drejt rrugëtimit evropian duke i dhënë shans e shpresë për bashkëjetesë popujve të djepit të demokracisë, për t’i dhënë fund të qënit “fuçi baruti” aty ku urrejtja dhe konflikti ata popuj i ndante me kufij gjaku.
Kosova u bë dëshmia e luftës së parë morale në Evropën e pasluftës në emër të të drejtës së një populli për të vendosur Fatin e tij. Kosova dëshmoi gjithashtu se nacionalfashizmi është një besim i vdekur, dhe se diktatorët, herët a vonë, gjithmonë përfundojnë rrangalla arkaike në bodrumet e historisë.
Lufta e NATO-së, nën flamurin euroatlantik në vitin 1999 do të mbetet flamuri i paqes dhe garanti i saj.
Mirënjohje. Mirënjohje e thellë dhe e pakushtëzuar për presidentin Klinton e kryeministrin Blair dhe gjithë ata gra e burra që u rreshtuan pamëdyshje në frontin e humnanizmit kundër barbarisë dhe marrëzisë gjakatare së të shkuarës.
Ky është shekulli i shqiptarëve. Ditët më të mira për shqiptarët janë ende në pritje për të ardhur.
Sot bota është duke jetuar ditë të liga. Një tjetër diktator sulmon një popull heroik në emër të ideologjisë perandorake dhe sërish bota e qytetëruar është në luftë për Lirinë.
Ukraina sot ndeshja e dy botëve, nesër do të jetë triumf i të mirës mbi të keqen.
Kosova është dëshmia e djeshme e lirisë së nesërme të Ukrainës së sotme.
Gëzuar motra e vëllezër, gëzuar Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Drenicë, Pejë, Istog, Podujevë, Prizren, Mitrovicë, e çdo pëllëmbë e Kosovës Evropiane.
Gëzuar pavarësinë Prishtinë, Kryeqyteti i sotëm, i kahershëm dhe i përjetshëm i Kosovës në pritje të bashkimit pa kufij.
Next Post
Ngjela për skandalin “McGonigal”: Nuk mund të hetojë SPAK pa nisur hetimi në Amerikë

Ngjela për skandalin “McGonigal”: Nuk mund të hetojë SPAK pa nisur hetimi në Amerikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma! BE është Itaka jonë

Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma! BE është Itaka jonë

June 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e diel 21 qershor 2026

June 20, 2026
‘Nuk kam qenë kurrë në Aruba, riciklim i algoritmit’, Rama: ‘Drogagji’ refreni që më ndjek si e vërtetë

‘Nuk kam qenë kurrë në Aruba, riciklim i algoritmit’, Rama: ‘Drogagji’ refreni që më ndjek si e vërtetë

June 20, 2026
Pentagoni i kërkon Kongresit amerikan deri në 80 miliardë dollarë për kostot e luftës me Iranin

Pentagoni i kërkon Kongresit amerikan deri në 80 miliardë dollarë për kostot e luftës me Iranin

June 20, 2026
Largimi i Koçekut nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

Largimi i Koçekut nga grupi i PS? Rama: Kalëruan këtë parti sa mundën, pastaj filluan t’i gjuajnë me këpucët e blera majë kalit

June 20, 2026
LIVE/ “Zvërneci u bë pjesë e një lufte ideologjike!”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

LIVE/ “Zvërneci u bë pjesë e një lufte ideologjike!”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner dhe hija e vjehrrit të tij

June 20, 2026
‘Zvërneci’/ Rama: Kritika është bërë identitet! Nuk po luftohet që problem të zgjidhet, por që të vazhdojë

‘Zvërneci’/ Rama: Kritika është bërë identitet! Nuk po luftohet që problem të zgjidhet, por që të vazhdojë

June 20, 2026
“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

“Kupola e Nxehtësisë” mbi Evropë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 45°C

June 20, 2026
Investimet e huaja dhe kontributi i Diasporës

Investimet e huaja dhe kontributi i Diasporës

June 20, 2026
Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In