• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali i përgjigjet Alibeajt: Nuk u vijmë dot në ndihmë atyre që flasin në gjumë

by Java News
08/03/2024 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Alibeajt, për takimin mes Lindita Nikollës dhe krerëve të Grupeve Parlamentare.

Ajo është shprehur Partia Socialiste nuk ka çfarë negocion fshehurazi me opozitat kuvendore, ndërsa shtoi se kurrë nuk kanë penguar ngritjen e komisioneve hetimore.

Sa i takon Reformës Zgjedhore Spiropali u shpreh se Komision Bipartizan me shumë Partiskanë ku secili do të nxjerrë nga qeleshja e vet një reformë sipas oreksit të vet, nuk bëhet.

“Keqardhjen e madhe për degradimin e opozitave, nuk kemi asnjë mundësi t’u vijmë në ndihmë as atyre që ulërijnë nga pagjumësia, as atyre që flasin në gjumë”, tha ndër të tjera ministrja.

Reagimi:

Partia Socialiste nuk ka çfarë negocion fshehurazi me opozitat kuvendore. Hamendjet mediatike lidhur me një negociatë sipas disave për të qetësuar harbimin e rrugicës së dëshpërimit apo sipas disa të tjerëve për të vrarë të vetëvrarin Lul janë pa asnjë bazë.

Konkretisht:

  1. Ne kurrë s’kemi penguar ngritjen e komisioneve hetimore, po bazuar në udhërrëfimet e Gjykatës Kushtetuese kemi refuzuar të votojmë për pseudo-komisione në shkelje të Kushtetutës. Çdo kërkesë për komision hetimor brenda kornizës kushtetuese është i mirëseardhur.
  2. Sa për Komisionin e Reformës Zgjedhore opinioni ynë është publik dhe është shprehur ka kohë edhe nga vetë kryeministri. Thelbi është i thjeshtë fare: Komision Bipartizan me shumë Partiskanë ku secili do të nxjerrë nga qeleshja e vet një reformë sipas oreksit të vet, nuk kemi se si gënjejmë veten se bëhet dot.

Kështu që edhe po të donim të negocionim gjësendi me rrugicën e dëshpërimit nuk do ta gjenim dot çfarë mund të ishte, ndërkohë që në Parlament ne shkojmë për të votuar ligje, ndërsa opozitat për t’i debatuar ato me ne. Kur opozitat s’duan të debatojnë po të harbojnë, ne votojmë dhe vazhdojmë punët e tjera. Kaq është e gjitha dhe megjithë keqardhjen e madhe për degradimin e opozitave, nuk kemi asnjë mundësi t’u vijmë në ndihmë as atyre që ulërijnë nga pagjumësia, as atyre që flasin në gjumë.

/f.s

Next Post
Ndarja nga jeta e liderit të opozitës ruse në burg, ministri i Jashtëm, Hasani: Vdiq për vlerat e demokracisë

Shqipëria del nga monitorimi i KiE, Hasani: Vendimi, tregues i qartë i progresit të vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

Zjarri përfshin tokat bujqësore pranë autostradës Lushnjë-Fier, era përhap flakët!

September 24, 2026
Përfundon masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, lihet në fuqi arresti shtëpiak dhe pezullimi! Ish-kreu i SHISH del nga GJKKO, nuk prononcohet për mediat!

Përfundon masa e sigurisë ndaj Vlora Hysenit, lihet në fuqi arresti shtëpiak dhe pezullimi! Ish-kreu i SHISH del nga GJKKO, nuk prononcohet për mediat!

September 24, 2026
“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

“Po përdor postin për shantazh“- Berisha merr në mbrojtje gazetaren Lala, dënon deklaratën e Hysenit: Më vonë mund të shantazhojë edhe prokurorët

September 24, 2026
Udhëtime me tren deri në 120 km/orë, ja kur përfundon rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës-Rrogozhinë

Muçaj: Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, drejt vënies në funksion më 2027! Vorë-Hani i Hotit e Durrës-Rrogozhinë, deri më 2030

September 24, 2026
VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

September 24, 2026
Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina në Durrës, plagoset një këmbësor!

Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina në Durrës, plagoset një këmbësor!

September 24, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 24, 2026
Alarm në SHBA, avion luftarak intercepton një avion mbi Camp David, aty ku po qëndronte Trump -

Qeveria italiane mohon raportet për sulme me dronë rusë: Nuk morëm asnjë paralajmërim

September 24, 2026
Vlora Hyseni “mbyt” Kuvendin, tri orë debate mes kampeve politike! Nga akuzat te mbyllja mes tensioneve e seancës parlamentare pas votimit

Vlora Hyseni “mbyt” Kuvendin, tri orë debate mes kampeve politike! Nga akuzat te mbyllja mes tensioneve e seancës parlamentare pas votimit

September 24, 2026
Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale e trafik droge, arrestohet 45-vjeçari

EMRAT/ Italia dhe Zvicra sjellin në pranga 2 të kërkuar të drejtësisë, një prej tyre Nderjaku! Interpol ekstradon në Spanjë një tjetër

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com