• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali: Forca jonë nuk varet nga koalicionet, nuk i druhemi asnjë zgjidhjeje

by A R
24/03/2017 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, tha se PS nuk i druhet asnjë alternative të hyrjes në zgjedhje, si në koalicion ose e vetme, pasi sipas saj elektorati është i bindur për zhvillimin e vendit në këto 4 vite.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Spiropali u shpreh se të gjitha opsionet janë të hapura, por në prill do të mblidhen disa tryeza për të diskutuar në lidhje me vazhdimësinë e koalicionit.

Sekretarja për Rininë në PS gjithashtu tha se opozitës i është ofruar çdo mënyrë diskutimi por e vetmja gjë që ajo kërkon, sipas Spiropalit, është krijimi i destabilitetit dhe asgjësimi i Vetting-ut.

Koalicioni me LSI dhe PDIU 

Spiropali: Ne i çmojmë aleatët tanë, jemi të qartë që në një koalicion jo gjithnjë jemi dakord për çdo çështje. Deri më 18 prill është regjistrimi zyrtar i koalicioneve dhe deri në këtë datë do të ulemi të marrim një vendim. Ajo që është e padiskutueshme është që PS është forca e parë në vend, dhe forca e saj nuk varet nga koalicionet. PS dhe LSI shkojnë me kokën lart në fushatë.

A ka presion brenda PS që të dalë në zgjedhje e vetme?

Spiropali: Nuk i druhemi asnjë zgjedhjeje, edhe në koalicion jemi mirë me LSI dhe PDIU. Koalicioni ka ndihmuar kryeministrin të ndërmarrë disa reforma që pa aleatët nuk do ishin të mundura. Por jemi të përgatitur të përballemi me elektoratin me kokën lart. Njerëzit e kanë kuptuar që kjo qeveri mendon për popullin dhe rritjen e ekonomisë në shtëpitë e tyre.

A do jetë mirë ta vazhdojë koalicionin me LSI, PS-ja?

Spiropali: Të gjitha opsionet janë të hapura. Unë personalisht nuk kam një opinion timin, pasi e diskutojmë me grupin e PS. Nuk është koha tani për të diskutuar. Gjatë prillit do të ketë disa tryeza.

Debati për zgjedhjen e Presidentit…

Spiropali: Duhet të jetë një figurë dinjitoze që të jetë sa më shumë e baraslarguar nga forcat politike duke u bazuar te kushtetuta e vendit. Figura të tilla nuk mungojnë. Opozita bën mirë t’i thërrasë arsyes, sepse ajo po synon destabilitetin e vendit. Në këtë pikëpamje zgjedhja e Presidentit është shumë e rëndësishme, është një proces që duhet të ndodhi

A është e vendosur PS të shkojë në zgjedhje pa opozitën?

Spiropali: I është thënë opozitës të bisedohet ku të duan ata, madje dhe në çadër i është ofruar t’i shkojë kryeministri. Nuk është fare në tagrin e partive që të shtyjnë datën e zgjedhjeve. Është dita e sovranit, jo e jona. Kjo mazhorancë nuk ka bërë kurrë zgjedhje të përgjithshme, pra po provohet për herë të parë, ndërsa opozita gjen si alibi vjedhjen e votave. Opozita po bën çdo përpjekje për të asgjësuar Vettingun. /BW/a.m.

Next Post
Dorëhiqet deputeti socialist i Fierit, Ervin Koçi

Dorëhiqet deputeti socialist i Fierit, Ervin Koçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

“Ishte e lumtur për jetën e re që kishte nisur”/ Flet kushërira e Xhuana Nikollit, hedh dyshime mbi vetëvrasjen

March 16, 2026
Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali

March 16, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Shembja e aksit Librazhd-Përrenjas, Prokuroria i kërkon ARRSH tenderin për mirëmbajtjen e rrugës

March 16, 2026
Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

Sulmi me dron paralizoi përkohësisht Aeroportin e Dubait, rifillojnë fluturimet me orar të kufizuar

March 16, 2026
“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

“Neni 46 nuk mund të anashkalohet”, Salianji reagon për ndryshimet e statutit të PD: Opozita nuk mund të sillet si Rama

March 16, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 17 mars 2026

March 16, 2026
Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

Dy të vdekur e 8 të plagosur nga aksidenti me 4 makina në Itali, shkak parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare

March 16, 2026
Detajet/ Kush përfiton kredi të buta në Tiranë? Të ardhurat minimale dhe maksimale që duhet të kenë aplikantët

1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja, Bashkia Tiranë hap mundësitë për vitin 2026

March 16, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Përdhunoi punonjësen 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçar i huaj

March 16, 2026
Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

Rishikimi i Statutit të PD, ja kush janë 10 anëtarët e grupit të punës (EMRAT)

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In