• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali: Do ndërhyjmë në administratë ku ka shefa që mendojnë se e kanë pushtetin me dekret hyjnor! Reformë në prokurorimin e tenderave

by Java News
11/12/2023 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ishte e ftuar në emisionin “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report Tv ku foli për politikat e Partisë Socialiste pas kongresit të mbajtur në 8 dhjetor.

Sa i takon spekulimeve se në mbledhjen e ditës së sotme të grupit parlamentar kryeministri Edi Rama kishte kritikuar deputetët dhe u kishte përmendur edhe zgjedhjet e parakohshme, Spiropali sqaroi se nuk pati gjëra të reja, përveç kritikave për një vetëkorrigjim të PS-së në të ardhmen.

“Nuk kishte asgjë të re në mbledhjen e grupit parlamentar përveç asaj që thuhet vazhdimisht në mbledhjet tona. Ne duhet të vijojmë punën tonë me më shumë intensitet, për të bërë detyrën e përfaqësimit. Duhet të ndezim motorët ashtu si në kongresin e PS ndezëm motorët për angazhimin tonë elektoral.

Kritika ka në vijimësi dhe nevoja për vetëkorrigjim është gjithmonë prezentë. Kjo është arsyeja përse ne nuk jemi të vetëkënaqur me punën tonë në parlament po ashtu në qeveri apo administratë. Kemi nevojë për ndryshime që e bëjnë punën tonë më produktive”- tha Spiropali.

Ajo u shpreh se së shpejti do të ketë një reformim të zinxhirin e prokurimit publik për  të penguar shkeljen e procedurave të tenderave. Ministrja tha se do të ndërhyhet edhe në administratë ndaj personave të cilët kryejnë shkelje me mendimin se pushteti i tyre nuk buron nga populli.

“Të adoptosh 4 mijë ligje të BE dhe t’i fusësh në korpusin tënd administrativ, nuk mjafton. Prandaj do bëjmë një reformë në gjithë zinxhirin e prokurorimit, ku jo çdokush mund të fusë dorën e të bëjë si të dojë në procedurat e tenderimit.

Të gjithë proceset kanë të bëjnë me këtë, luftën kundër korrupsionit në administratë. Ne e dimë se ka plot shefa në administratë që mendojnë se pushteti i tyre nuk buron nga qytetarët por u ka rënë me ndonjë dekret hyjnor. Do ndërhyjmë edhe në administratë për vetëkorrigjim e ndëshkim nëse duhet”- tha ministrja.

Sa i takon Kongresit të PS që do të mbahet në pranverë ku do të ketë zgjedhje për Kryesinë dhe Asamblenë, Spiropali tha se jo detyrimisht Kongresi do të jetë lidhur me ndryshime në qeveri

“Duket sikur zhgënjejmë në kongrese se flasim për ndryshime të qeverisjes duke ecur më shpejt, dhe flasin për ndryshime në qeveri e ndryshime emrash. Nuk i jepemi kësaj ideje. Edhe zgjedhje do kemi në kongresin e ardhshëm, për Asamblenë”- u shpreh ajo.

Duke komentuar perjashtimin e 7 deputetëve të grupit të Berishës e Bardhit për 10 ditë nga seancat plenare, Spiropali kujtoi propozimin e socialistëve lidhur me ndryshimin e rregullores së Kuvendit dhe e cilësoi si të domosdoshme ndëshkimin e deputetëve të cilët shkaktojnë kaos në seancë dhe fyejnë dinjitetin e punonjësve të Gardës./m.j

Next Post
Denoncimi / “Më goditi me gotë birre, humba njërin sy”, autori dënohet “në gjendje të lirë”

Denoncimi / “Më goditi me gotë birre, humba njërin sy”, autori dënohet “në gjendje të lirë”

Comments 1

  1. Noc. Rroku says:
    2 years ago

    si do ndërhyjë, se der tani ska patur asnjë nënpunës në varësi, me çfar mjeti do futet: spirua me PALLË??????

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In