Zëdhënësja e Qeverisë dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pyet se dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit.
Me anë të një statusi në rrjetin social “Twitter”, Spiropali deklaron se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre.
Gjithashtu, Spiropali pyet se me BE dhe Amerikën çdo bëhet.
“Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!”
Reagimi i Spiropalit erdhi pasi presidenti Ilir Meta ka njoftuar një datë të re zgjedhjesh. Sipas tij, e diela e 13 tetorit do të jetë dita kur shqiptarët duhet t’u drejtohen kutive të votimit.