• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spiropali: Basha dëshpërimisht do që të mbajë peng zgjedhjet, është i dështuar

by Java News
12/04/2017 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Sekretaren e Rinisë në PS-së, Elisa Spiropali, deklaratat e Bashës për diplomatët e huaj në Tiranë janë të papranueshme. E ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, ajo e sheh këtë qasje të opozitës si të përkohshme, pasi ka bindjen se do ti thërrasë arsyes.

Spiropali: E kanë shpallur sot vettingun një projekt mafioz me komplecitetin e ndërkombëtarëve dhe partnerëve tanë, ambasadorëve. Një retorikë që nuk ishte dëgjuar prej kohësh dhe nuk i bën mirë. Kemi largim të opozitës nga qasja pro BE. Mendoj se është e përkohshme, shumë shpejt do ti thërrasin arsyes dhe do kthehen në Kuvend. Thirrje të tilla janë të papranueshme në të gjitha kuptimet dhe duken si përpjekje e izoluar dhe e dëshpëruar e një grupi të vogël njerëzish që e quajnë veten drejtues të PD për të marrë peng të gjithë proçesin zgjedhor dhe institucionet e Shqipërisë.

Për takimin e mbrëmjes së sotme mes bashkëkryetarëve Rama-Meta, Spiropali ka këtë koment:

“Janë dy drejtuesit e kolalicionit qeverisës dhe nuk është habi që takohen. Për më tepër bisedat mes tyre zhvillohen aty mes tyre në tavolinë. Në rast se do ketë deklarata pas takimit do bëhen publike”.

Sa i takon zgjedhjeve, Spiropali nuk mendon datë tjetër përpos 18 qershorit, andaj fton opozitën të dalë nga çadra.

Spiropali: Mazhoranca ka të gjithë vullnetin për të çuar përpara reformat për të cilat është votuar, nga më thelbësoret është reforma në drejtësi. Jemi në fazën ku reforma në drejtësi nuk mund të shtyhet më por duhet çuar përpara. Ndërkombëtarët i bënë thirrje opozitës të mos pengojë proçesin e vettingut por të çojë përpara. Të sillet si një opozitë normale. Nuk ka më asnjë kuptim bojkoti, është kthyer në një teatër absurd që dëmton dhe mbështetësit e PD dhe vendin në terësi. Është një krizë e stisur, e fabrikuar aty në çadër që po do ti imponohet jetës politike dhe skenës politike duke e detyruar ta pranojë një krizë. Por kjo është krizë vetëm e PD. Ne i bëjmë thirrje PD ti kthehet arsyes dhe jetës parlamentare, të vazhdojmë sëbashku proceset. Mazhoranca dhe opozita janë të dyja të rëndësishme për shëndetshmërinë e politikës dhe shoqërisë. Zgjedhjet janë me 18 qershor, të përgatiten për zgjedhje. Kryeministri është i gatshëm për tu takuar kudo dhe kurdo me kreun e PD. Kjo nuk po ndodh sepse PD, Lulzim Basha dhe ish-udhëheqësi Sali Berisha kanë vendosur që nuk e duan reformën në drejtësi.

E sa i takon zgjedhjeve në Kavajë dhe paralajmërimeve të PD për bllokim, Spiropali tha:

“Zgjedhjet janë zgjedhje, ne do të shkojmë të qetë. Çdo tentativë për destabilitet dhe për të bllokuar procesin është kaq e turpshme. Shqipëria nuk ka kohë të humbë me skenarë që të kujtojnë 1997”.

Next Post
Zgjedhjet në Dibër, KQZ: Numri i votuesve rritet, pjesëmarrja shkon në 43% (TABELA)

Zgjedhjet, ngushtohet 'laku' rreth PD-së, ish-të përndjekurit regjistrohen në KQZ

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

PD vendosi që të bojkotojë Parlamentin, reagon Balla: Seriozisht e mendoni këtë apo është lapsus?

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In