• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spekulimi me gazetarët azilantë

by Mero Baze
04/09/2018 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në vitin 2011 kam pasur një problem në Ambasadën angleze, ndërsa aplikoja për vizë. Algoritmi i Konsullatës më klasifikonte si njeri me rrisk të lartë për azil politik në Angli.

Ambasadorja e Britanisë së Madhe në atë kohë, shumë miqësore me mua, ndërhyri tek konsulli, duke i shpjeguar që “personi është gazetar dhe ka biznesin e vet këtu dhe nuk ikën për azil”.

Konsulli më dha të drejtë, por kur kalova nga dhoma tjetër, përsëri kompjuteri më skualifikoi. Situata ishte sa komike, për shkak të mbështetjes që kisha për vizë nga Ambasada, aq dhe dramatike për mua, se duhet të përcillja djalin në shkollë në Cambridge.

Arsyeja ishte e thjeshtë. Tek dokumentat shtesë që më kishin kërkuar në Ambasadë rreth veprimtarisë sime si gazetar, unë kisha përfshirë një raport të Departamentit të Shtetit dhe një të BE, rreth problemeve që kisha me qeverinë Berisha, me hedhje të makinës në erë, shkatërrim biznesi, dhunë fizike nga biznesmenët e tij etj, dhe algoritmi i kompjuterit më klasifikonte si të dyshimtë.

Dhe mu desh të marr vizën me një garanci financiare të madhe nga “Digitalb”, për të tejkaluar situatën, sa komike, dhe dramatike. E gjitha vinte nga dyndjet e shumë qytetarëve në Perëndim, që rregjistroheshin si azilantë, duke pretenduar se ishin gazetarë.

Mu kujtua sot ky detaj kur pashë se një raport i një sindikate gazetarësh në Shqipëri, thotë se 45 gazetarë janë ndjerë të kërcënuar dhe kanë kërkuar të largohen nga Shqipëria dy vitet e fundit. Raporti vendoset në një kontekst emocional, pas sulmit mbi shtëpinë e prindërve të gazetares Klodiana Lala dhe pas një kërcënimi serioz nga një bandit local, mbi një reporter të një televizoni në Laç.

Të dyja janë ngjarje shumë të rënda dhe të dyja duhen zbardhur deri në fund, por këtu duhet të ndajmë masivitetin e njerëzve që kanë nevojë për azil si gazetarë, me gazetarët realë që mund të ikin, edhe pse janë kërcënuar vërtet.

Statistikat e nxjerra nga konteksti janë një dëm më i madh, pasi fshehin të vërtetën.

Ka qenë po kështu nëj skenë cinike me gazetën TemA më 2010, ndërsa qeveria e mbylli me police, dhe një shoqatë gazetarësh protestonte se gazeta kishte lënë gazetarët pa punë, por nuk thoshte që qeveria e kishte mbyllur.

Kërcënimi në punë i një gazetari, është bashkëshoqërues i karrierës së tij. Është si ndryshku që shoqëron hekurin gjithandej.

Një gazetar që nuk është kërcënuar asnjëherë në jetën e tij, sidomos në vende si Shqipëria, nuk është gazetar, por punonjës shtypi. Dhe këtu duhet të bëjmë një dallim thelbësor.

Ka plot arsye për një njeri që do të iki në emigracion. Miliona shqiptarë kanë emigruar nga vendi prej vitit 1990 dhe para vitit 1944. Të gjithë për halle kanë ikur.

Të ikësh për halle sociale, ndërkohë që ke punuar dhe në shtyp, është tjetër gjë, dhe të largohesh nën kërcënimin e jetës për shkak të punës si gazetar, është tjetër gjë.

Gazetarët më të njohur në vend janë kërcënuar thuajse të gjithë, por nuk ka ikur kush nga vendi. Por gazetarë që kanë marrë azil në vite për shkak se kanë qenë punonjës shtypi, ka me qindra.

Dhe ky spekulim duhet të marr fund.

Kur i referohemi debatit për lirinë e shtypit në Shqipëri, duhet të jemi seriozë në atë çfarë e bën mbytës mjedisin e gazetarisë në Shqipëri, dhe atë çfarë detyron një hallexhi të iki nga Shqipëria, pasi ka marrë rrogën si gazetar.

Nuk kanë ikur më 1997, asnjë nga gazetarët e “Koha Jonë”, dhe ata që rriheshin rrugëve nga badigardët e Berishës, dhe ata që futeshin në burg.

Nuk kanë ikur më pas ata që përballeshin me banditët e mbetur të ’97-s, dhe mund ta vazhdoj listën deri sot, tek gazetarët që përballen realisht me kërcënime, siç janë gazetarët që mbulojnë kronikat e zeza, si Klodiana apo Artani, apo ata që bëjnë shkrime serioze investigative.

Unë nuk e vë në dyshim se 45 gazetarë janë ankuar në zyrat e azilit në Perëndim se kanë ikur si të kërcënuar, dhe dikush prej tyre mund të ketë qenë dhe punonjës shtypi, por duhet të jemi më seriozë kur themi 45 gazetarë. Janë shumë, dhe për të qenë në Shqipëri.

Next Post
Thaçi: Kosova, vend i orientuar drejt vlerave perëndimore

Thaçi: Kosova, vend i orientuar drejt vlerave perëndimore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rebelët “Huthi” sulmojnë përsëri me dronë rafinerinë saudite të “Aramco”!

Rebelët “Huthi” sulmojnë përsëri me dronë rafinerinë saudite të “Aramco”!

August 13, 2026
Aksident i dyfishtë në Elbasan, dy persona të plagosur rëndë

Aksident i rëndë në Divjakë, humb jetën 82-vjeçari, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga!

August 13, 2026
Irani i përgjigjet presidentit amerikan: Trump po gënjen, Ngushticën e Hormuzit e kontrollojmë ne!

Irani i përgjigjet presidentit amerikan: Trump po gënjen, Ngushticën e Hormuzit e kontrollojmë ne!

August 13, 2026
Policia e Kosovës arreston mësuesin shqiptar, dyshohet për spiunazh dhe lidhje me BIA-n serbe! Mblodhi vota edhe për Vuçiç

Policia e Kosovës arreston mësuesin shqiptar, dyshohet për spiunazh dhe lidhje me BIA-n serbe! Mblodhi vota edhe për Vuçiç

August 13, 2026
Kriza në Kosovë, Abdixhiku: Heqim dorë nga çdo kërkesë, nuk bëhemi dekor i Kurtit! Presidenti të jetë jopartiak, LDK rri në opozitë

Kriza në Kosovë, Abdixhiku: Heqim dorë nga çdo kërkesë, nuk bëhemi dekor i Kurtit! Presidenti të jetë jopartiak, LDK rri në opozitë

August 13, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Zjarret me bilanc rekord, 45 vatra në 24 orët e fundit, ja zonat kritike! 12 ende aktive, evakuim banorësh, 839 forca dhe 7 mjete ajrore në aksion

August 13, 2026
Zjarr në Nartë të Gramshit, ndërhyrja e shpejtë izolon vatrën dhe përhapjen e flakëve! (FOTO)

Zjarr në Nartë të Gramshit, ndërhyrja e shpejtë izolon vatrën dhe përhapjen e flakëve! (FOTO)

August 13, 2026
16 vende do të marrin pjesë në Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë

16 vende do të marrin pjesë në Lojërat e Dyta Botërore të Robotëve Humanoidë

August 13, 2026
Lundrime pa leje dhe skafe pa dokumente, e pësojnë pronarët në Sarandë, Policia i gjobit dhe u bllokon 5 mjetet (FOTO)

Lundrime pa leje dhe skafe pa dokumente, e pësojnë pronarët në Sarandë, Policia i gjobit dhe u bllokon 5 mjetet (FOTO)

August 13, 2026
Dy vatra zjarri ende aktive në Dibër e Bulqizë, era favorizon flakët, operacion nga toka për shuarjen!

Dy vatra zjarri ende aktive në Dibër e Bulqizë, era favorizon flakët, operacion nga toka për shuarjen!

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com