• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spekulime shqiptare apo ndryshim qëndrimi nga Departamenti i Shtetit?

by Preç Zogaj
25/03/2024 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

Në udhën e bashkimit hap pas hapi me PD-në e Rithemeluar të Berishës, ish-sekretari Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Gazmend Bardhi, qe pyetur se si do të bashkëpunojë me një të shpallur non ngrata nga SHBA. Pyetja konsideronte vijën ndarëse që ka hequr midis dy pjesëve të PD-së sanksionimi amerikan i Berishës. Njëherësh edhe një sërë deklaratash të zyrtarëve dhe diplomatëve amerikanë, sipas të cilave, SHBA nuk bashkëpunon me individë të sanksionuar dhe as me subjekte politike të drejtuara prej tyre.

Bardhi pati dhënë një përgjigje të zhdërvjellët, por edhe provokative, që ndërsa pohonte relativizimin nga kryeministri Edi Rama të të shpallurve non grata në kampin e shumicës, e hidhte topin vetvetiu në oborrin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Përgjigja ishte: Siç bashkëpunon Edi Rama me non gratat e tij në qeveri. Duke patur parasysh koalicionin e PS-së me PSD-në, që ka kryetar Tom Doshin, apo kandidimin për deputet të djalit të një ish-deputeti të sanksionuar.

Morali i fabulës: Përderisa Ramës nuk i thonë gjë, përse të mos na lejohet ne të tjerëve? Pra, pse u dashka të tregohemi më katolikë se Papa?

Në vija të përgjithshme kishte vërtetësi në paralelizmin e përdorur nga Bardhi. Por paralelizmi në fjalë kishte edhe asimetri të forta, për të cilat kam shkruar në një artikull në kohë reale me këto zhvillime. Nuk mund të krahasohet rasti i kryetarit të një partie të vogël si Tom Doshi, që për më tepër ka bërë një hap prapa, duke lënë mandatin e deputetit pikërisht për shkak të shpalljes non grata nga SHBA, me rastin e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili, në vend të hapit prapa të Tomës, bëri përpara ta merrte atë që kishte dorëzuar, Partinë Demokratike, për ta patur si mbështetje në betejën e tij të sedrës, inatit dhe karshillëkut me SHBA.

Legjitime si betejë për dinjitetin e tij si person, por që duke përfshirë Partinë, ka çuar në përçarjen si asnjëherë tjetër të saj dhe në dobësimin e opozitës në kufijtë e pamundësisë për të mundur Partinë Socialiste. Miku i Ramës, ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjel Dako, i sanksionuar gjithashtu non grata, është hetuar në gjendje arresti me burg. Në krahun tjetër Berisha i prin përpjekjes për të sfiduar e deligjitimuar SPAK-un dhe drejtësinë e re.

Krahasimi i non gratave çalon më shumë se çdo krahasim.

Megjithatë, instrumentalizmi i ekuivokeve të kryeministrit Rama është përdorur si një justifikim i mirë nga Bardhi me shokë, për të shtruar udhën e hequr pengesën e përfshirjes së tyre në një formacion politik të drejtuar nga një i shpallur non grata.
Vetëm kaq? Jo.

E panjohura e madhe në këtë zhvillim të rëndësishëm në kampin plural opozitar ka të bëjë me qëndrimin amerikan. A ka ndryshuar qasja e tyre, qoftë edhe në nuanca, në raport me qëndrimet e mbajtura në verën dhe vjeshtën e vitit 2021? A kanë sugjeruar një zbutje apo tërheqje nga intrasigjenca e tyre e fillimit dobësitë e treguara nga Basha dhe grupimi i PD-së zyrtare në arenën e përballjeve politike me Berishën dhe Rithemelimin?

Kjo e quajtur e panjohur nga ana ime mund të jetë inekzistente për SHBA, ku ndoshta mund të qeshin me flateritë dhe fantazitë që prodhon politika e tyre në shamatoret publike të vendit të vogël aleat.

Por është reale për mijëra demokratë shqiptarë që e kanë shndërruar vendimin dhe qëndrimin amerikan ndaj të shpallurve non grata në kriter të marrëdhënieve me SHBA.

Gjuha e lëvizjeve politike flet në heshtje. Ato, lëvizjet, i mbush me fjalë, pohime, interpretime mjedisi politik ku tema e marrëdhënieve të opozitës shqiptare me SHBA është kryesorja. Ja, një shembull ilustrues: I ngarkuari për Ballkanin Perëndimor, zoti Eskobar, pret në zyrën e tij në Departamentin e Shtetit një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë. Fotografohet me ta. Të gjithë e publikojnë me gëzim takimin dhe foton në rrjetet sociale. Edhe Gazmend Bardhi. I cili para kësaj pritjeje, ndërsa është bashkuar në Kuvend me deputetë të Rithemelimit, ka qëndruar kujdeshëm i distancuar nga veprimtaritë politike të këtij subjekti.

Hapin e fundit, apo si të thuash kalimin e Rubikonit, zoti Bardhi e bën me t’u kthyer nga SHBA ku u bashkohet ndjekësve të Berishës në ritualin e tyre të përnatshëm poshtë banesës ku ky i fundit është në masën e arrestit shtëpiak. Bardhi nuk bën verbalisht asnjë lidhje mes hapit të tij dhe fotografisë me Eskobar. Askush që shfaqet në veprimtaritë politike të Rithemelimit menjëherë pas daljes në fotografi me zyrtarë të Departamentit të Shtetit nuk i përfshin amerikanët në gjestin e tij. Nuk ka nevojë. “Dekodimin” dhe interpretimin e gjesteve e bën mexhlisi, deri duke e shfryrë fantazinë.

“Deputët kanë marrë bekimin e Departamentit të Shtetit për tu bashkuar me Rithemelimin! Vetëm budallenjtë nuk e kuptojnë! Amerikanët po e pranojnë Sali Berishën si një realitet që u është imponuar me betejën e tij. U kanë kërkuar vetë disave që kanë qenë me PD zyrtare deri dje të shkojnë te e madhja, të bëhën faktorë atje, për marrjen e kalasë nga brenda në momentin e duhur”!

Ky është mexhlisi ku nuk mund ta kuptosh kollaj ku mbaron logjikja dhe ku fillon spekulimi. Por që ndikon në formimin e narrativave të reja politike në zbehje dhe në relativizim të euroatlantizmit si busull, në rritje të konfuzionit politik në spektrin opozitar. Si për ti vënë vulën këtij konfuzioni, Sekretari Blinken në vizitën e tij në Tiranë e anashkaloi plotësisht opozitën jo vetëm në axhenden e takimeve, çfarë justifikohej me kohën e shkurtër të qëndrimit, apo me terrenin e minuar të opozitarimit në vend, por edhe në konferencën e shtypit kur u pyet drejtpësëdrejti.

E dimë se dyert e Departamentit të Shtetit janë të hapura për delegacione deputetësh apo deputetë të veçantë të Kuvendit të Shqipërisë. Askush atje nuk do të dedektojë përkatësinë politike të njërit dhe tjetrit. Edhe kjo të na duhej!

Tingëllon pozitive që fabulat politike të çdo subjekti, edhe të Rithemelimit berishian, puntojnë te marrëdhëniet e mira me SHBA. Por të mos harrojmë se “proamerikanizmi” deklarativ dhe konjuktoral nuk ka qenë problem dhe nuk e ka penguar kastën politike plurale solidare në Tiranë të vendosë vetëm mbi ligjin dhe të çimentojnë pandëshkueshmërinë në sistem për një kohë të gjatë.

Mendoj se diplomatët që merren me Shqipërinë do të duhej të jenë gjithnjë të informuar për fluiditetin e vijës ndarëse në Partinë Demokratike të vendosur nga shpallja non grata e Sali Berishës. Shqiptarët, sidomos opzitarët, kanë nevojë për një përditësim të qëndimeve të tyre, kur është e përligjur, me qëllim që të mos u jepet hapësirë keqkuptimeve, ekuivokeve dhe spekulimeve. Kjo nuk është e nevojshme për ata demokratë që janë distancuar me kohë nga berishizmi si praktikë autoritariste e drejtimit të partisë dhe vendit, duke e përballuar pa mbështetjen amerikane këtë betejë të gjatë.

Por qartësia ka vlerë për të gjithë ata demokratë që janë pozicionuar ekluzivisht në raport me vijën ndarëse që vendosi sanksionimi amerikan i Berishës.

Next Post
Gjergj Luca: Pas 33 viteve punë, liri dhe demokraci e ndjej që i ngjaj kësaj krijese fisnike

Gjergj Luca: Pas 33 viteve punë, liri dhe demokraci e ndjej që i ngjaj kësaj krijese fisnike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com