Qytetarët e Elbasanit, Korçës, Beratit dhe disa qyteteve të tjera të Shqipërisë mbrëmjen e djeshme ishin më sytë nga qielli, për shkak të disa objekteve fluturuese që lëviznin me shpejtësi të lartë dhe pa prodhuar as zhurmën më të vogël. Pas disa minutave objektet u zhdukën papritur.
Por çfarë ishin?
Gjithçka bën fjalë për “trenin” e satelitëve Starlink të lëshuar nga kompania e Elon Musk, “SpaceX”. Satelitët lëshohen në orbitë në mënyrë që të sigurojnë internet edhe në zonat më të izoluara rreth e qark botës.
Starlink që duken në qiell si yje të vegjël që fluturojnë u panë edhe në Greqi dhe vende të tjera, ndërsa mbajnë të gjithë një vijë të drejtë, si një tren.
Projekti që synon të krijojë një konstelacion satelitësh, ka për qëllim të përfundojë në 2027 dhe të mbulojë Tokën me një internet të shpejtësisë së lartë dhe akses të thjeshtëzuar.
g.kosovari