• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Spektakël/Çfarë po ndodh me Marina Vjollcën

by Java News
23/12/2018 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sezoni televiziv po mbyllet pa Marina Vjollcën, për të cilën është vënë në pikëpyetje e ardhmja e saj në televizionin “Klan”. U mësua më herët se moderatorja do të sillte në ekran një projekt të ri në muajin shkurt të vitit 2019, një shoë me talente të fushave të ndryshme.

Por duket se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priteshin. Para pak javësh u tha se projekti për këtë emision u anulua për shkak të partnerit të saj, Getoar Selimi, i cili do të ishte pjesë e jurisë së spektaklit. Por mësohet se drejtuesit e “Klan” nuk kanë rënë dakord me kushtet e vendosura nga reperi për të qenë pjesë e jurisë. Për këtë arsye ata e anuluan krejtësisht projektin e ri dhe, thënë thjesht, “Marina ka mbetur pa punë”.

Ndërkohë, sipas burimeve pranë televizionit “Klan”, drejtuesit e këtij televizioni janë vërtet në hall me gruan e Getoar Selimit, pasi nuk po dinë ku ta sistemojnë Marinën, që ai të japë ok-in. Ata e morën nga “Top Channel”, duke e prezantuar si një ndër imazhet kryesore të këtij televizioni, krahas figurave që njihen prej vitesh, por tani gjërat kanë ndryshuar. Nuk është hera e parë që Getoari i prish planet Marinës, pasi thuhej se edhe në korridoret e “Top Channel” ka pasur mosmarrëveshje për shkak të kërkesave, që ai kishte për drejtuesit e televizionit. Vitin e kaluar televiziv, Marina Vjollca prezantoi spektaklin “C’est la Vie”, ku personazhe të famshëm të botës së ekranit shqiptar sfidonin veten, duke kënduar live.

Nuk dihet nëse vëllezerit Pandi e Bledi Laço do e marrin sërish si prezantuese të këtij formati apo janë duke vrarë mendjen për një format krejt të ri që të mos bjerë ndesh me pretendimet e partnerit të saj reper, Getoar Selimit. Sipas burimeve pranë çiftit, ai kontrollon gjithçka në karrierën e Marinës, që nga lloji i formatit që të jetë sa më serioz deri te veshjet skenike që të jenë të mbuluara. Kujtojmë që sapo filloi sezoni i ri televiziv, Marina Vjollca ishte një nga moderatoret më të komentuara për faktin se me çfarë emisioni do e shihnim në ekran.

Por ditët kalonin dhe Marinën s’e pamë askund. Vetë Marina ka qëndruar e heshtur në lidhje me punën, duke i lënë thashethemet të qarkullojnë për një kohë të gjatë. Por ndryshe vepron ajo në lidhje me ekspozimin e martesës mbi 1- vjeçare me reperin e njohur nga Kosova, Getoar Selimi. Ndërkohë që koleget e saj nisën punën për sezonin e ri televiziv, Marina thjesht mori valixhet dhe u largua nga Shqipëria. Nga postimet që bën në “Instagram” duket se Marinës i pëlqen shumë të jetë e hapur për të postuar çdo moment nga martesa me Getin.

Ndërkohë, fakti që tregohet diskrete me punën vjen nga fakti se mesa duket nuk po i ecën sipas parashikimeve të saj, qëkur mori vendimin të largohej nga “Top Channel”. Shumë kolegë të saj e konsideruan një lëvizje të gabuar të saj, duke qenë se la punën si bashkëdrejtuese prej 10 vitesh e “Procesi Sportiv” me Edi Manushin. Në postimet e saj ajo bën ndonjëherë autoironi, duke e konsideruar veten “shtëpiake e dëshpëruar”. Marina, edhe pse një personazh publik dhe e identifikuar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit (Selimi) gjatë ngjitjes në altar.

Ndërsa Getoari për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, vendosi të blinte apartament në Tiranë, ku tani bashkëjetojnë si burrë e grua. Nga ana tjetër, Getoari i është rikthyer muzikës fuqishëm, ndërkohë që bashkëpunimi i fundit ishte me Flori Mumajesin dhe Brunon. (Panorama)

Next Post
Aksident te ‘Fresku’, makina e përplas keq këmbësorin

Aksident te ‘Fresku’, makina e përplas keq këmbësorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

Katër luftanije të NATO-s mbërrijnë në Vlorë, stërvitje të përbashkëta me Forcën Detare Shqiptare

November 3, 2026
Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

November 3, 2026
Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

November 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes marrëveshjet këto kohë, shenjat me fat në dashuri

November 3, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

November 3, 2026
“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

November 3, 2026
Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In