• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Specialja, Kushtetuesja e Kosovës pranon kërkesën e opozitës

by
20/08/2015 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese e Kosovës kërkon nga palët, që të japin komente dhe informacione për kërkesën e opozitës, që të shqyrtojë vendimin e Kuvendit të Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale.

Përmes një njoftimi për mediat, Gjykata Kushtetuese njoftoi se e ka pranuar kërkesën e opozitës dhe është duke e shqyrtuar atë, raporton Top Channel.

“Gjykata Kushtetuese e Kosovës njofton se ka pranuar kërkesën e dorëzuar nga 24 deputetë të Kuvendit të Kosovës, e cila përmban kërkesën e vlerësimit të kushtetueshmërisë lidhur me vendimin e Kuvendit për miratimin e amandamentit 24 në Kushtetutë”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Më tej, ky institucion thekson se, në përputhje me praktikën e gjykatës për kërkesat e dorëzuara, të gjitha palëve të përfshira u është kërkuar të japin komente dhe informacione të tjera mbi këtë kërkesë. Vendimi për këtë çështje thuhet se do të merret në kohën e duhur.

Pak ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese për krjimin e Gjykatës Speciale, opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me argumentin se, këto ndryshime janë votuar në kundërshtim me rregullat parlamentare, të cilat kërkojnë që për çdo ndryshim të Kushtetutës të merret mendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kjo, edhe për faktin se Qeveria e Kosovës i ka proceduar për të dytën herë këto materiale në Kuvend, pasi në të parën, në seancën e 26 qershorit, Kuvendi i ka thënë “Jo” krijimit të Gjykatës Speciale.

Next Post

Tsipras jep dorëheqjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com