• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Specializimet në mjekësi, publikohen kuotat përfundimtare

by A R
10/02/2017 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fakulteti i Mjekësisë Tiranë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kriteret për të vijuar garën për specializimet afatgjata në fushën e mjekësisë për vitin akademik 2016-2017.

Sipas vendimit të bërë publik ditën e djeshme më 9 shkurt, të drejtën të hyjnë në këtë garë e kanë 281 kandidatë dhe 3 kandidatë janë në garë për kuotat e parashikuara për transferim studimesh, pra në total janë 284 kandidatë. Ndërkohë që numri i kuotave të pranimit, të miratuara nga Senati i Universiteti të Mjekësisë janë 186 kuota, ku 124 janë nga kuotat e pambuluara ndërsa pjesa tjetër të ndarë në ministritë përkatëse, Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka kërkuar 42 kuota. Diferenca mes kuotave të mbuluara dhe të lira është se ata që fitojnë nga kuotat e mbuluara do të paguhen me rrogë mujore nga institucioni përkatës.

“Gazeta Shqiptare” publikon të plotë listën e 281 kandidatëve që kanë të drejtën e vijimit të garës për specializimet në mjekësi. Gara për këta kandidatë do të vijoi me intervistën me gojë të hënën që vjen më 13 shkurt, ndërsa testi i informatizuar, që do të zhvillohet pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve do të nisë më datë 20 shkurt 2017.

KONKURRIMI

Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë ditën e djeshme ka bërë publike vendimin me listën e përfundimtare të kandidatëve që kanë aplikuar dhe plotësojnë kriteret për të vijuar etapat e mëtejshme për specializimet afatgjata në fushën e mjekësisë. Kandidatët, të cilët kanë emrin në listat e mëposhtme, sipas vendimit të Rektoratit të UMT do ta nisin konkurrimin më datë 13 shkurt 2017 me intervistën me gojë, e cila pritet të zhvillohet brenda një dite, pasi do ketë disa komisione të cilët do i marrin kandidatët në intervistë.

Rezultatet e intervistimit me gojë shpallen nga komisioni pas aprovimit nga dekani. Në total, intervista vlerësohet me 10% të pikëve, 20% të pikëve kandidatët i fitojnë nga mesatarja e ponderuar e viteve të studimit. Ndërsa, testimi i informatizuar, sipas rregullores së re të Specializimeve Afatgjata në fushën e mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2016-2017, nis më datë 20 shkurt 2017 për kandidatët që kanë kryer intervistën me gojë, dhe zhvillohet në Agjencinë Kombëtare të Provimeve (AKP) sipas kalendarit të përcaktuar nga AKP-ja. Mesin e javës që vjen AKP-pritet të përcaktoi edhe datat e zhvillimit të provimit për kandidatët. Testi përbën pjesën më të kryesore të garës, pasi aty kandidati merr 70% të pikëve në total. Në testin e informatizuar kandidatët do të kenë 100 pyetje me alternativa. Normalisht kandidatët ditën e provimit duhet të ketë me vete mjetin e identifikimit si dhe fotokopjen e saj. Po ashtu, ata duhet të paraqiten 30 minuta para fillimit të testimit. /GSH/b.d

Next Post
Sot seanca për Vettingun, pritet të zgjasë deri në mesnatë

Hapet rruga për Byronë e Hetimit, kush janë zyrtarët e lartë në shënjestër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In