• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Specializimet në mjekësi, Beqaj: Plotësojmë boshllëqet e të shkuarës

by Java News
20/11/2015 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

97 specialistë të rinj do t’i shtohen trupës së mjekëve shqiptarë, në vijim të procesit të nisur një vit më parë me rifillimin e 380 specializimeve në mjekësi, pas boshllëqeve të pajustifikueshme shumëvjeçare që trashëguam nga qeverisja e mëparshme. Lajmi u bë i ditur gjatë takimit të sotshëm (20/11/2015) që Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, i shoqëruar nga Dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Mira Rakacolli, dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Dr. Arben Gjata, zhvilloi me studentë dhe përfaqësues të fakultetit e profesoratit të mjekësisë gjatë zhvillimit të proçesit të shpalljes së fituesve dhe lidhjes së kontratave me specializantët e mjekësisë në mjediset e Fakultetit të Mjekësisë.

“Sot është dita që shpërndajmë kuotat e specializime për ata që kanë konkuruar për specializimet afatgjata në fushat e mjekësisë për vitin 2015-2016,” thotë Rakacolli, duke theksuar se ky “është një proces i cili ka mbi dy javë që ka filluar, ku kandidatët kanë ardhur pas një procedure konkurimi, që ka qenë tepër transparent, i cili është ndjekur nga të gjithë”.

Kandidatët që kanë arritur në finale, shton më tej ajo, kanë qenë më të mirët, që morën më shumë pikë nga mesatarja e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, nga intervista që u zhvillua përpara se të dilnin rezultatet dhe nga testimi i informatizuar që u zhvillua në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, ku studentët i’u përgjigjën 100 pyetjeve të përzgjedhura në mënyrë rastësore nga një fond prej 5 mijë pyetjesh me përgjigje të hapura.

“Siç po e shikoni edhe sot, procesi i përzgjedhjes po bëhet krejtësisht transparent, në bazë të meritës,” sqaron Dekania, duke theksuar se, ai që ka fituar më shumë pikë dhe është renditur i pari, zgjedh i pari; ai që është renditur i dyti, zgjedh i dyti, e kështu me rradhë.

Ndërkohë, Ministri Beqaj tha midis të tjerash se kjo fazë përmbyllëse e procesit të përzgjedhjes së specializimeve në mjekësi, “është konfirmimi i angazhimit tonë, që boshllëqet e krijuara në shumë vite në trupën e profesionistëve të shëndetësisë, sidomos të mjekëve, të mund t’i plotësojmë,” duke theksuar se ky është “viti i dytë, që besoj se do të hyjmë në një rregull që duke bërë këtë proces çdo vit, të mund të krijojmë vijimësinë.”

Sigurisht,  tha më tej kreu i shëndetësisë, “që ne ende kemi boshllëqe në trupën e mjekëve, sidomos në spitalet e vendit dhe këtë në kontratën me specializantët, kemi një element të ri ndryshe nga vjet, që nuk caktohet që tani në kontratë kush është spitali ku do të punojnë, por në fund të specializimit, sipas specialitetit të tyre t’iu përgjigjen nevojave që do të ketë Ministria e Shëndetësisë, pra pas 4 vjetësh.”

Gjithashtu, Beqaj përgëzoi Fakultetin e Mjekësisë, Universitetin e Mjekësisë, pedagogët për angazhimin dhe specialitetet që e kanë kryer këtë gjë, dhe u shpreh i gëzuar që, edhe këtë vit procesi ka qenë i rregullt, i drejtë e transparent, dhe ka rikthyer realisht besimin e atyre që duan të bëhen mjek, ku nuk ka më vend për praktika korruptive, siç është përfolur deri para disa vitesh. Ministri shfrytëzoi mundësin për t’iu uruar suksese kandidatëve që fituan sot të drejtën e specializimit, të cilën e kanë pritur prej vitesh.

Në bazë të V.K.M., Nr. 808, datë 3.10.2015, janë 97 kuota të reja pranimi që ofrohen në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për programet e specializimeve afatgjata, të ciklit të tretë të studimeve, me kohë të plotë, për vitin akademik 2015-2016.

Next Post

Ahmetaj: Marrëveshja me FMN mbështet reformat ekonomike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS feston 35-vjetorin, 15 mijë socialistë pritet të mbushin Sheshin “Italia” më 12 qershor

PS feston 35-vjetorin, 15 mijë socialistë pritet të mbushin Sheshin “Italia” më 12 qershor

June 8, 2026
Rrëshqitje dheu e gurësh pas reshjeve të shiut, bllokohet një pjesë e aksit Moglicë-Gramsh

Rrëshqitje dheu e gurësh pas reshjeve të shiut, bllokohet një pjesë e aksit Moglicë-Gramsh

June 8, 2026
“Jetonte veç me nënën”, flet shoku i 27-vjeçarit të vrarë në Kamëz

“Jetonte veç me nënën”, flet shoku i 27-vjeçarit të vrarë në Kamëz

June 8, 2026
Pse lufton Amerika me Rusinë?!

Reagon sërish Blushi për protestat: Mendoni se ndryshoni vendin me gijotina në Facebook! Ja pse e lashë politikën

June 8, 2026
Zvërneci/ Irani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit

Zvërneci/ Irani i përgjigjet akuzave të Ramës për ndërhyrje të jashtme në protestat kundër projektit

June 8, 2026
Mbi 60 mijë vizitorë në 5 ditë, Rama: UNUM dëshmoi suksesin e Shqipërisë turistike

Mbi 60 mijë vizitorë në 5 ditë, Rama: UNUM dëshmoi suksesin e Shqipërisë turistike

June 8, 2026
Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit, vendos vijat e kuqe për Netanyahun!

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit, vendos vijat e kuqe për Netanyahun!

June 8, 2026
Autori vrasjes në Kamëz rezulton me precedent penal, i dënuar për drogë dhe vjedhje

Autori vrasjes në Kamëz rezulton me precedent penal, i dënuar për drogë dhe vjedhje

June 8, 2026
Zbardhet projekti i Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës

Zbardhet projekti i Milot-Balldren, tunel 850 metra për anashkalimin e Lezhës

June 8, 2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për ndryshimin e masës ‘arrest me burg’

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In