• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Specialistët” e PD

by Artur Ajazi
09/04/2026 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Dalin dhe flasin, japin leksione, fyejnë, shajnë, duan të diktojnë, duan të mësojnë ministrat, kryeministrin, deputetët, kreun e Kuvendit, madje dhe ambasadorët e huaj, recitojnë si duhet të jetë bujqesia, ekonomia, transporti, ushtria, policia, politika e jashtme, etj…..

Por kur paskan patur gjithë këtë potencial me njerëz dhe specialist “gjithollogë”, si ka mundësi që humbasin prej 2013 çdo palë zgjedhje ? Si ka mundësi që shqiptarët nuk besojnë më se, PD, Saliu dhe ata që vijnë pas tij, “janë elita e kombit, elita e qeverisjes së mirë”. Dhe tek i dëgjon, si kundërshtojnë çdo projektligj, çdo amendament, çdo nismë që vjen nga e majta dhe grupimi socialist, dhe pastaj dëgjon dhe se si, nuk japin asnjë shpjegim, asnjë alternativë për ndryshim, bindesh se, “humbjet elektorale e paskan shkakun e tyre”.

Prej 1992 deri sot, Partia Demokratike ka qenë dhe ka mbetur “partia e mohimit”, po ashtu dhe qeverisja e saj. Mohoi arsimimin e brezave, përhapi mediokritetin, mohoi lirinë e fjalës (të mos harrojmë dhunën ndaj mediave nga 1992-1997) mohoi vlerat e partiotëve të mëdhenj të luftrave për liri dhe ngriti në piedestal kuislingët dhe bashkëpunëtorët e pushtuesit, mohoi kontributet e emrave të mëdhenj të Pavarësisë dhe LANÇ, dhe dekoroi bashibozukët dhe ata që luftuan krah pushtuesit gjatë Luftës Dytë, mohoi arritjet në bujqësi, token e pronareve dhe zbatoi ligjin famëkeq 7501, dhe plot e plot mënxyra të tjera. Dhe kjo falë “specialistëve” që mbushën dikasteret dhe institucionet qeveritare dhe ato lokale pas ardhjes në pushtet, qoftë në 1996 po ashtu edhe në 2005. Dhe si mund ti besojnë sërish shqiptarët, një partie që mohon, shkatërron, denigron, dhe gropos vlerat dhe traditat tona ?

Prej Shtatorit 2025 deri sot, asnjë seancë parlamentare nuk ka vijuar e qetë, pa eksese, pa rrëmuja, pa shkatërrime, dhunë e cila është nisur dhe bitisur nga deputetët e kësaj opozite. Ata janë kundër investimeve, kundër zhvillimit, integrimit, kundër arsimimit, janë kundër rritjes së rrogave dhe pensioneve, ata janë kundër gjithçkaje që ka lidhje me rritjen ekonomike të shqiptareve. Çdo ambasador i huaj që vjen në Parlament të shohë dhe dëgjojë seancën e rradhës, ndeshet me bllokimin e foltores, me molotovin dhe fjalorin banal të atyre që shpresojnë dhe imagjinojnë se “ me metoda dhe veprime të tilla mund të vijnë një ditë në pushtet me votën e shqiptareve”. Veprimtaria e tyre është mision, dhe nuk është rast i veçuar spontan.

Të prishësh çdo seancë parlamentare, të bësh “pis” gjithçka të arritur deri sot në Shqipëri, dhe ti drejtohesh faktorit nderkombëtar me thirrjet se “ju duhet të mos mbështetni qeverinë e Shqipërisë, sepse kryeminister është Edi Rama”, kjo nuk duket më lajthitje. Ky është “mision përtej kufinjve”. Mision i dikujt që nuk pranon dështimin e tij, që nuk pranon suksesin e tjetrit, dhe që është betuar që, ta shpjerë në “ZERO” sërish këtë vend.

Next Post
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

Comments 1

  1. Leka says:
    3 days ago

    Nje parti e ngritur mbi dhunen as ka per te ardhur kurre ne pushtet se shqiptaret jane lodhur nga ajo.zOpozita ka nevoje per europianizimin e saj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In