• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SPECIALE / Zgjedhjet për kryetar të PD-së mes farsave dhe kërcënimeve

by Java News
01/12/2015 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS / Vetëm dy vjet pasi e kishte uruar, Lulëzim Bashën, për fitoren e debatueshme në garën për kryetar të PD-së, ish- kryetari i PD-së, Eduard Selami, nuk ka ngurruar të shprehë zhgënjimin e tij për mënyrën sesi Basha nuk arrinë dot të frymëzojë opozitën. Më shumë se kushdo në PD, Selami e di shumë mirë se çdo të thotë të drejtosh një parti të madhe siç është PD-ja. Në thelbin e shqetësimit të Selamit duket se qëndron fakti  se Basha në dy vjet nuk ka arritur të ndërtojë një profil të tijin politik si kryetar i PD-së, por vijon të jetë thjeshtë një zgjatim i ish- kryetarit të PD-së, Sali Berisha, një personazh ky dominues ende brenda kësaj force politike. Zgjatimi i skemës së sendërtimit të PD-së brenda konceptit të Berishës, duket se vijon të përbëjë edhe shqetësimin real të Salamit, por edhe të shumë demokratëve të tjerë. Fakti që Berisha u ndëshkua elektoralisht duke e nxjerrë PD në opozitë me një humbje spektakolare, dëshmon qartazi se të vijosh të ecësh në skemat e tij nuk është aspak frymëzuese, madje shumë e dëmshme për opozitën. Është e qartë se njerëzit kanë zhgënjime të theksuara nga qeverisja e Edi Ramës, por nga ana e tjetër ata e kanë shumë të qartë se të kthehesh te modeli i shëmtuar dhe i dështuar qeverisës i Berishës, do ishte me pasoja akoma më katastrofale për vendin. Të drejtosh PD nën hijen e Berishës duket se është një mision i pamundur dhe fakti që as Basha nuk arrinë të çlirohet nga hija e tij, e kthen sigurisht në një figurë aspak frymëzuese. Këtë, më mirë se kushdo e di Selami, i cili në momentin që vendosi të ndërtojë profilin e tij drejtues si kryetar i PD-së u flak nga kjo forcë politike nga vetë Berisha në mënyrë shumë të dhunshme.

Kalvari i Eduard Selamit

Për hirë të realitetit jo shpesh çështjet e drejtimit të PD-së kanë qenë në fokus të zhvillimeve politike në vend. Beteja për drejtimin e PD-së është dominuar nga vetë Berisha i cili ka vënë, ka hequr, është vënë, në bazë të interesave të tij. Parë në kohështrirje betejat për kryetar të PD-së janë zhvilluar mes farsave zgjedhore e deri tek kërcënimet. Pas zgjedhjes si President në vitin 1992, Berisha ia kaloi timonin e drejtimit të PD-së, Eduard Selamit. Një zgjedhje e menduar prej tij dhe jo një zgjedhje që erdhi si garë brenda PD-së. Pavarësisht kësaj Selami vetëm juridikisht ishte në krye të PD-së, pasi PD vijonte të drejtohej nga Berisha. Në momentin e zgjedhjes së Selamit, Berisha shfrytëzoi rastin për të fshirë edhe një nen të statutit të PD-së, i cili nuk lejonte që kryetari i PD-së të kishte më shumë se dy mandate. Kjo i hapi dhe rrugën mbretërimit të Berishës në PD si kryetar i kësaj force politike. Pas humbjes në referendumin për Kushtetutën në 1994 Selami tentoi të dilte me profilin e tij politik si kryetar i PD-së, duke kërkuar madje dhe ndryshime në qeveri. Por menjëherë pas këtij “rebelimi” Berisha e flak nga posti drejtues i PD-së në shkelje flagrante me çdo normë statutore. Selamin as nuk e lanë të merrte pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme  të Këshillit Kombëtar të PD-së, i cili vendosi dhe shkarkimin e tij. Pas kësaj ai u detyrua tia mbathte për në SHBA.

Zgjedhja e Tritan Shehut

Paralelisht me shkarkimin e Selamit, Berisha kishte menduar edhe për pasuesin e tij, i cili ishte Tritan Shehu. Edhe zgjedhja e tij në këtë post ishte thjeshtë një dhuratë e Berishës për të sesa një zgjedhje që erdhi si rezultat i një gare brenda PD-së. Por edhe “mbretërimi” i Shehut nuk zgjati më shumë se dy vjet. Me kalimin e PD-së në opozitë pas zgjedhjeve të ’97, si dhe pas dorëheqjes së Berishës si President, Shehu u detyrua të japë dorëheqje për ti hapur rrugën rikthimit të Berishës në krye të PD-së.

Berisha – Arbnori

Për shkak se statuti i PD-së detyronte që në garën për kryetar duhet të jetë më shumë se një kandidat, kjo formulë çoi edhe në një sërë farsash sa i përket zgjedhjes së kryetarit të PD-së. Pas dorëheqjes si President Berisha rendi të merrte sërish postin e kryetarit të cilin juridikisht e kishte lënë në vitin 1992. Në tetor të 97 ai organizon një kuvend të jashtëzakonshëm për tu zgjedhur kryetar. Për të formalizuar zgjedhjen e tij , në garë futet edhe ish kryetari i Kuvendit Pjetër Arbnori. Gara ishte një farsë klasike. Rivali i Berishës vetë bënte thirrje të votohej ..Berisha.

Berisha – Butka

E njëjta skemë u zbatua edhe në zgjedhjen e rradhës përkryetar të PD=së. Duke ia caktyuar si detyrë partie në këtë garë Berisha futi si rival Uran Butkën. Epilogu ishte tërësisht i parashikueshëm. Edhe Butka bënte thirrje nga tribuna që të votohej Berisha, pavarësisht se ai ishte në garë për kryetar të PD-së. Kjo lloj skeme e bëri tërësisht një komedi zgjedhjen e kryetarit të PD—së gjë që detyroi Berishën që të hiqte edhe detyrimin që gara për kryetar të PD-së të zhvillohet me më shumë se një kandidat.

Berisha- Pollo

Ajo që mund të koniderohet si një garë reale për kryetar të PD-së, ishte momenti kur ish- nënkryetari i PD-së Genc Pollo shpalli kandidaturën e tij përballë Berishës në vitin 2001 për postin e kryetarit të PD-së. Ky vendim i tij nuk ishte i dakortësuar me Berishën, gjë që solli një reagim të ashpër të këtij të fundit. Genc Pollo u sulmua me fis e me farë, madje deri dhe u kërcënua me jetë. Pollos iu bë e pamundur të ketë njerëzit e tij në komisionin e numërimit të votave dhe në atë zgjedhor, gjë që solli si pasojë dorëheqjen e tij nga gara një ditë përpara Kuvendit të PD-së.

Basha- Olldashi

Insistimi i Berishës për të kontrolluar PD-në dhe pse kishte dhënë dorëheqjen si kryetar i PD-së, çoi edhe në deformimin e garës brenda kësaj force politike mes Olldashit dhe Bashës. Ndonëse nga njëra anë u bënte thirrje drejtuesve të PD-së që të mos përziheshin në këtë garë, nga ana tjetër futi në dorë kontrollin e gjithë procesit, me qëllimin e vetëm për të vënë Bashën në krye të PD-së. Nuk përbën kuriozitet që gara që në pikënisje mes Bashës dhe Olldashit ishte e mbushur me probleme serioze, për shkak të vetë ndërhyrjeve të Berishës në këtë proces. Siç vihet re lehtazi për 25 vite me rradhë Berisha ka qenë aktori që ka mbajtur nën kontroll drejtimin e PD-së, pavarësisht se mësë shumti mënyra e zgjedhjeve së kryetarëve ka qenë farsa të organizuara prej tij.

(javanews.al / Me. Ar)

Next Post

Gjermania, më 2016 pranohen punëtorët nga Ballkani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In