Nga Nick Ames / The Guarduan
Pati aq shumë fishekzjarrë e shpërthime në Tiranë dhe festime në Prishtinë të Kosovës teksa ekipi i Gianni De Biasi arriti të pamundurën: kualifikimin për Euro 2016 në një grup që kishte edhe Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë
Në Tiranë rrugët ishin bllokuar që natën e të dielës ndërsa turma u grumbullua rreth monumentit të heroit kombëtar, “Skënderbeu”, dhe fishekzjarrë dhe shpërthime dëgjoheshin gjatë të gjithë natës. Në barin “Filikaqë” të Prishtinës (“Bilbili”) ambasadori shqiptar në Kosovë, Qemal Minxhozi, i qerasi pije çdo klienti që shfaqej në horizontin e klubit kurse poterja mbretëronte kudo jashtë. Ajo që s’ishte e zakontë për dy kryeqytetet, 157 milje larg, ishte fakti për t’u bashkuar në një duhmë të njëkohshme të ekstazisë, pasi arritja që ata festonin vërtetë s’kishte precedent: Shqipëria e tyre ishte kualifikuar automatikisht për finalet e Kampionatit Europian me një fitore të pastër 3-0 në Armeni. Një komb që ka kontribuar tradicionalisht për suksesin e futbollit të tjerëve tani mund të krenohej për lavdinë e vet.
“Kur thashë se Shqipëria mund t’ia dalë, më tallën”, tha trajneri i ekipit kombëtar, Gianni De Biasi, i cili e mori detyrën në vitin 2011, pas një karriere shëtitëse në Italinë e tij. Kjo e Shqipërisë fillimisht i dukej si një shtriqje. Shqipëria kurrë nuk kishte ardhur në ndonjë kompeticion kaq afër dhe në turneun e madh të fundit, para këtij, përfundoi e pesta në një grup me gjashtë ekipe, që luftuan në kualifikueset e Kupës Botërore 2014. Një shqyrtim i afërt kishte lënë të nënkuptohej se kishte ende mundësi përmirësimi – pasi Norvegjia u rrah në fushën e saj, Sllovenia dhe Qipro në shtëpi – por optimizmi për të ardhmen e tyre në një kuintet të tillë në Euro 2016, ku përfshihej Portugalia, Danimarka dhe Serbia ishte e heshtur.
Megjithatë, një gjuajtje madhështore volej nga sulmuesi Bekim Balaj e ndihmoi ekipin e De Biasi që të shtronte rrugën me një fitore të shquar në Lisbonë, në ndeshjen e parë. Dhe, natyrisht, kursi i Shqipërisë tashmë ishte vendosur. Më shumë sesa goli i ëmbël i Balajt atë natë, ky ekip tashmë shfaqet i fortë por jo spektakolar: Shqipëria ka qenë e prirur në këtë kompeticion për të qenë me një formacion të kujdesshëm, kompakt 4-5-1, mbrojtja e tyre renditej në luftim nga lojtari i “Nantes” dhe ish-lojtari i “Sunderland” Lorik Cana, i cili ka një gjysmë Statusi – Perëndi me vete. Kjo e gjitha është një qasje që ka funksionuar në përgjithësi. Tre nga pesë golat e pësuar kanë ardhur në kohën shtesë të ndeshjeve, kur sulmi kundër nuk ka qenë i plotë derisa ata e prenë këtë trend lirshëm në Jerevan.
Pika e fundit është e maskuar me 10 gola në krah të emrit të tyre në tabelën e Grupit I. Tre nga golat u janë dhënë në mungesë, pasi Shqipërisë iu dha në korrik, fitore nga ndeshja e braktisur në tetorin e kaluar në Beograd.
Ismail Morina, njeriu që pilotoi dronin që mbarte flamurin e që çoi në kaos ndeshjen me serbët, u ndalua me dyshimin e posedimit të paligjshëm të armës së zjarrit para ndeshjes së të enjtes. Ai është tani një njeri i famshëm lokal dhe është e drejtë të theksohet se nëse ndeshja e Armenisë do të drejtohej në kursin e saj dhe përfundonte pa gola, statistikat e sqarojnë se Shqipëria do të përballej me një ndeshje play-off muajin e ardhshëm. Ndoshta veprimi i Morinës ishte vendimtar, por ndoshta kjo mund të shikohet edhe në një mënyrë tjetër: Shqipëria ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e tyre kualifikuese pas Serbisë në Beograd –duke humbur ndeshjen e kthimit me ta 2-0 – por vëzhguesit vendas ishin të shpejtë për të sugjeruar se pozita e tyre më e ngritur dhe emocioni i rrethanave që e kishte sjellë këtë situatë, tek e fundit kishte hequr një pjesë të tensionit të ekipit.
Kështu dukej situata pas disfatës së thartë nga Serbia në Elbasan, e cila kishte pritur me shpresën e një fitoreje që do ta kishte siguruar kualifikimin përballë rivalëve të tyre të urryer, por në vend të kësaj ajo i ngjau një filmi post-apokaliptik, me një shpirt që mezi shquhej në rrugë në mes të një ndjenjë që dukej sikur thoshte se flluska Shqipëri kishte plasur më në fund. Po çfarë ndryshimi bënë tri ditë pas të dielës në mbrëmje në Arena të Elbasanit, kur këtë herë ua la hapur dyert e veta tifozëve për një parti që vetëm sa e kishin shtyrë.
Ndërkohë ka pasur festime edhe në mesin e diasporës shqiptare në mbarë botën. Gati 300.000 shqiptarë besohet se jetojnë në Zvicër dhe Gjermani reciprokisht, rreth 500,000 syresh në Itali dhe 200.000 në Amerikën e Veriut dhe në të kaluarën kjo ka pasur një ndikim të përzier në ekipin kombëtar. Lojtarë të profilit të lartë me prejardhje shqiptare që kanë zgjedhur për të përfaqësuar vendet e tjera përfshijnë mes të tjerëve Xherdan Shaqirin e Zvicrës dhe Granit Xhakën, vëllai i të cilit, Taulant, ka zgjedhur Shqipërinë – dhe Gjermania mbrojtësin Shkodran Mustafi.
Ndoshta suksesi do të thotë se trendi po merr tani anën e kundërt. Këto janë kohë interesante, që ndryshojnë me shpejtësi të madhe për futbollin në rajon. Duket e mundshme që Kosova, e cila ka mposhtur Guinenë Equatoriale 2-0 ndërsa Shqipëria po përgatitej për ndeshjen e tyre në Armeni, se do t’i jepet anëtarësimi në UEFA në fillim të vitit të ardhshëm dhe kjo nuk është e pamundur. Kjo do të thotë se ajo me gjasa do të shtohet në një nga grupet kualifikuese për Kupën Botërore të vitit 2018. Kjo do t’i jepte Shqipërisë një sfidë krejt të ndryshme: më shumë se gjysma e skuadrës së saj aktuale, përfshirë Canën, do të kishin të drejtë të veshin bluzën e ekipit të Kosovës dhe, edhe pse kjo ka pak ndikim tani, por që kjo mund të çojë në konkurrencë të ashpër për brezat e ardhshëm.
Kjo është e palogjikshme të flitet kësaj jave, edhe pse faktori i Kosovës i ka dhënë festimeve të shqiptarëve, një nivel shtesë në kuptimin më të thellë. Cana nuk mundi t’i rezistojë një ngacmimi për serbët, lufta e të cilëve me Ushtrinë Shqiptare Çlirimtare të Kosovës në vitet 1990 la plagë që kurrë nuk mund të shërohet. “Pavarësisht se na kanë mposhtur, ata tani do të na shikojnë në Francë duke pirë birrë përballë ekranit të TV-së”, tha i emocionuar Cana, i cili ishte me lot në sy pas ndeshjes në Jerevan. Më pak të çuditshëm ishin veprimet e atyre që dogjën një flamur serb në Tiranë në natën e së dielës dhe shqiptarët në qytetet jugore serbe të Preshevës dhe Bujanovcit që shkaktoi zemërim në mediat lokale duke brohoritur parulla anti-serbe.
Politika, pakënaqësia por edhe thellësia e ndjenjës do të ngjyrosin disa perceptime të asaj që ndodhi në Grupin I, por të gjitha bashkë nuk do të ulin shkallën e arritjeve të Shqipërisë. De Biasi dhe ekipi i tij kanë treguar se menaxhimi i zgjuar, një grup i bashkuar dhe fort i talentuar, lojtarët tepër të motivuar mund të udhëtojnë larg së bashku në një skenë ndërkombëtare që shumë shpesh duket si e atomizuar. Dhe, edhe pse kjo nuk ka nevojë për të treguar rangun: të hënën pasdite, mijëra shqiptarë erdhën dhe u mblodhën përsëri për të mirëpritur lojtarët e Shqipërisë në Tiranë, kurse në pritje kryeministri Edi Rama tha: “I dashur Gianni, fjalët nuk mund ta shprehin mirënjohjen time për ju”, iu drejtua De Biasit, dhe fjalët e tij do të jenë jehonë për një popull që nuk kishte guxuar as të ëndërronte se do të vinte ndonjëherë kjo ditë.