• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

SPECIALE/ Reportazh brenda spitalit COVID2, ku luftojnë deri në fund mjekët dhe pacientët

by Java News
04/05/2020 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithnjë ky Spital ka pasur mbi vete një hije të rëndë. Për vite me radhë këtu është kuruar Tuberkulozi. Njerëz të mbyllur në dhoma për një kohë të gjatë, me frikën se nuk do mund të dilnin sërish të gjallë nga kjo godinë. Që prej vitit 1961 kur u inaugurua ky spital, kodra ku ai ndodhet i pozicionuar, gjithnjë është parë si një “zonë që duhet evituar” nga qytetarët e Tiranës, një zonë mes Ferrit dhe Parajsës.

Por sot, kur për tuberkulozin është gjetur kurimi dhe kur ky spital jo vetëm ka ndërruar emrin, por edhe funksionin e trajton shumë sëmundje të tjera, u desh shfaqja e një virus të ri, që të rikthente sërish hijen e rëndë mbi të.

Prej 29 Marsit, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” u kthye në spital COVID. Të gjithë pacientët që ishim aty u transferuan në spitale të tjera dhe të gjithë energjitë u drejtuan tek luftimi i koronavirusit.

Nga kjo derë që prej asaj dite kanë hyrë me dhjetëra raste urgjence, të diagnostikuara me COVID-19. Por fatmirësisht, ky numër ka ardhur duke u ulur, aq sa sot, në këtë spital janë vetëm 5 raste pozitiv, veç pacientëve që janë në periudhe rikuperimi.

Sot ne hymë aty për të treguar jo vetëm atë çfarë mjekët bëjnë çdo ditë, por atë çfarë COVID-19 i shkakton njerëzve.

Doktoreshë Olvis Petre, Shefe e Urgjencës së këtij spitali, ishte shoqëruesja jonë në vizitën tonë brenda spitalit ku dikur kurohej tuberkulozi, ndërsa sot luftohet koronavirusi..

Salla urgjencës, fatmirësisht është bosh. Por në gatishmëri. Hyrja brenda një spitali ku kurohet koronavirusi, padyshim që mbart rrezik. E në këto kushte veshjet speciale janë e vetmja mundësi që ti të dalësh prej andej, më pak i rrezikuar.

Për shumë kënd, këto skena mund të duken identike si ato në filmin “Chernobyl”, kur tre vullnetarë hynë brenda zonës më të rrezikshme në tokë për të mbyllur valvulat e ujit radioaktiv, pas shpërthimit të reaktorit. Edhe pse dy ngjarje tërësisht të ndryshme, masat e marra për ruajtjen, janë ekzaktësisht të njëjta.

Por të lëmë Chernobylin e ish-Bashkimit Sovjetik dhe të hymë në “Chernobylin” tonë, ku nuk ka radioaktivitet vdekjeprurës, por virus vdekjeprurës.

Për fat të mire, pjesa më e madhe e shtretërve janë bosh, numri i pacientëve ka ardhur gjithnjë e në rënie, por sërish në COVID 2, të gjithë janë në gatishmëri.

Lufta me këtë koronavirus veç lodhjes fizike tek mjekët dhe infermierët, sjell dhe një tjetër pasojë, akoma më të rëndë për ta, distancimin nga familjarët e tyre. E për këtë, ata kërkojnë dhe ndihmën tonë.

Në korridoret e spitalit është një qetësi, në kufijtë e të frikshmes. E vetmja që e thyen heshtjen është zhurma e veshjes sonë. Por jo për shumë gjatë. Nga dhoma të ndryshme, nisin të dëgjohen rënkimet e pacientëve.

Prej 5 javësh, të kaluara mes Infektivit dhe “Shefqet Ndroqit” qëndron një pacient i ardhur nga Rrësheni, i identifikuar si pozitiv me COVID-19, por tashmë fatmirësisht pas dy tamponëve ka dalë negativ. Por ende jo në gjendje për të dalë. E kjo dallohet më së pari nga e folura e tij.

“Jam identifikuar më datë 3 prill. Jam mjekuar tek spitali tjetër, tek Infektivi për 3 javë. Pastaj dola me 2 tamponë negativë. Pastaj kam ardhur këtu.  As vetë nuk e di ku e mora. Nuk e di. Shenjat e para, dhimbje gjoksi, temperaturë e lartë, 39.5. Tek Infektivi më ka shkuar 39.9. Të gjithë familjarët e kanë bërë”, thotë pacienti nga Rrësheni me shkëputje herë pas here për shkak të frymëmarrjes.

Por historia e tij dëshmon dhe një nga hallkat që është kritikuar më së shumti në këtë periudhë, ardhja në kohë e mjekëve pas telefonatës në numrin 127.

“Pasi fola me 127 kam ndenjur 20 ditë në shtëpi. Më datë 1 prill pata mbaruar. Kisha bllokim frymëmarrje dhe dhimbje të tmerrshme në anën e djathtë. Erdhi ambulanca e më mori. Në Rrëshen kam bërë grafi, më kanë çuar në Lezhë për skaner, pastaj me urgjencë këtu. Nga njëri spital në tjetrin”, thotë mirditori.

Nuk kanë qenë të paktë në botë, por edhe në Shqipëri ata që e kanë cilësuar si “fake” këtë virus apo dhe nga ata që kanë sfiduar rregullat e vendosura për karantinim dhe distancim. Por çfarë thotë një person i cili ka kaluar vet COVID-19?

“Duket si një gjë e lehtë por është torturë e tmerrshme. Vetëm ai që e kalon e di çdo të thotë të kalosh COVID-19. Mos e shikoni si një gjë gripale, sidomos një moshë e imja, mbi 50 vjeç duhet ta ketë shumë frikë”, thotë më tej ai.

Edhe pse tashmë prej 4 muajsh bota jeton me COVID-19, sërish ka shumë të flitet për shenjat që shfaq kjo sëmundje.

Në pavijon dhoma e mjekëve është vendi, ku ata mblidhen, jo vetëm për diskutuar mbi rastet e pacienteve apo për t’u qetësuar disa çaste, por edhe për këtë.

Çfarë lë pas koronavirusi, e dëgjuam nga vet goja e një pacienti, por shkencërisht, si janë mushkëritë e një të prekuri?

Ashtu siç hymë në këtë spital, me skena të ngjashme me Chernobyl, ekzaktësisht e njëjta gjë ndodh edhe në momentin kur do duhet të dalim prej aty.

Historia solli që edhe 59 vite pas ndërtimit të tij, fillimisht për të izoluar dhe kuruar një prej sëmundjeve më të rënda të kohës, tuberkulozin, Sanatoriumi vijon sërish të jetë një prej dy spitaleve në vend që lufton me një prej viruseve më të rrezikshëm të kohës, COVID-19.

Hija e rëndë e godinës mbi një kodër në periferi të kryeqytetit, duket se është e shkruar të mos largohet. Por rendësi ka që edhe këtë herë ky spital të arrijë qëllimin e tij.

Next Post
FOTO/ Rama homazh forcave zjarrfikëse: “Iu vijnë në ndihmë çdo qytetari në nevojë”

FOTO/ Rama homazh forcave zjarrfikëse: “Iu vijnë në ndihmë çdo qytetari në nevojë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

Shqiptarët jashtë vendit marrin një mundësi të re për t’u kthyer në tregun e punës, çfarë parashikon projektligji i ri

August 23, 2026
SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

SHBA paralajmëron Kanadanë për luftën tregtare: Do të jetë katastrofike!

August 23, 2026
Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

Vrasja e dyfishtë në Dukagjin, rëndohet gjendja e të plagosurit Lazër Bashi

August 23, 2026
Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

Detaje nga vrasja në Dukagjin, dyshohet për gjakmarrje, një muaj më parë u ekzekutua Aleksandër Koçeku

August 23, 2026
Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

Zjarri shkrumboi fabrikën e jahteve, arrestohet djali i ministrit

August 23, 2026
VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

VIDEO/ Rama zbulon çfarë u diskutua për 7 orë në Pogradec, si do të ndryshojë komunikimi i qeverisë me qytetarët

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com