• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Speciale/ Pse ushtarët bëjnë nderimin me dorë?

by
20/09/2015 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Salutimi ose nderimi me dorë mendohet shpesh se daton që në kohërat romake, por nuk ka dëshmi se ushtarët e ngrinin dorën e tyre si një përshëndetje formale. Një teori thekson se ajo e ka origjinën në Evropën mesjetare, kur kalorësit përdornin dorën për të ngritur strehën e përkrenares, duke zbuluar identitetin e tyre dhe duke demonstruar se ishin miqësorë.

Por një shpjegim i tillë shihet me skepticizëm.

Më vonë u bë traditë e ushtrisë britanike. Ushtarët dhe nënoficerët hiqnin kapelen për të përshëndetur oficerët. Oficerët e rinj bënin të njëjtën gjë me eprorët. Kjo përfundoi mesa duket në shekullin e 18-të, për shkak të shqetësimeve se veshja e tepruar mbi kokë ishte bërë e rëndë.

Një libër britanik me urdhra i vitit 1745, theksonte: “Burrat janë të urdhëruar të mos e heqin kapelen e tyre kur kalon një oficer, ose të flasin me ta, por thjesht të përplasin duart e tyre mbi kapele dhe të përkulen kur ata kalojnë”.

Ushtria Britanike kishte një përshëndetje me pëllëmbën e dorës nga jashtë, që u përdor gjithashtu nga Forcat Ajrore Mbretërore. Marina Mbretërore, nga ana e saj, miratoi një version me pëllëmbën e dorës nga poshtë, kjo mesa duket për shkak se shumë njerëz që punonin në anije i kishin duart e pista dhe nuk ishte mirë që t’i shfaqnin ato.

Përshëndetja shërben edhe si një shenjë njohjeje për oficerët dhe zyrtarët e lartë, thotë Simon Lamb, nga grupi për Njohjen e Veteranëve Britanikë. Ai shton se është e rëndësishme që personi i lartë të kthejë përshëndetjen në formë respekti.

Forma e përshëndetjes e Marinës Mbretërore mendohet se ka ndikuar ushtrinë amerikane, versioni i të cilëve është me pëllëmbën poshtë.

Mirësjellja është e rëndësishme. Vitin e shkuar në shtator, presidenti amerikan, Barack Obama u kritikua pasi përshëndeti me dorë, ndërkohë që mbante një filxhan kafeje.

“Një përshëndetje e tillë është më e keqe se të mos përshëndesësh fare,” thotë Roja Bregdetare Amerikane, e cila si shumë organizata të tjera jo- ushtarake, nderon me dorë.

Për shkak se ushtria britanike është e përfshirë në operacione me dy ose më shumë forca të armatosura të tjera, oficerët e rinj hutohen për gradat dhe kur duhet të përshëndesin. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një tabelë ku shpjegon renditjen dhe shenjat dalluese.

Next Post

Miss Universe 2015: Shqipëria përfaqësohet me modelen Megi Luka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com