• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SPECIALE / Politika kundër krimit, por krimi duket afër politikës

by Java News
26/09/2017 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ndërsa ngjarja me makinën e blinduar në Elbasan ka kapluar të gjithë mediat dhe ka treguar ineficensën e policisë shqiptare, një lajm i djeshëm është kaluar gati pa asnjë rëndësi. Kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë, Skënder Halluci, ka bërë një deklaratë të fortë publike, e cila ka sjellë një turbullim të madh, për njerëzit që e kanë ndjekur. Pak a shumë deklarata ishte e tillë: në tre vitet që ai ka drejtuar këtë gjykatë, nuk ka mbërritur në bankën e të akuzuarve asnjë organizator i kultivimit të kanabisit. Në fakt, deklarata e tij shtrihej vetëm për qarkun e Vlorës, por situata është gati e njëjtë në të gjithë vendin. Dhe akuzat për këtë kanë qenë të shpeshta nga shumë aktorë, por që në fund kanë përfunduar gjithmonë me disa fatkeqë pas hekurave dhe të fortët që ikin ende pa u realizuar aksioni. Në shumë kronika janë paraqitur dekonspirime të shumta aksionesh policie dhe më shumë akoma një sistem lajmërimi dhe funksionalizmi i botës së errët të krimit shumë të sofistikuar.

Akuza nuk mbaron këtu, sepse deri sot e kësaj dite, organet e policisë me institucionet e ushtrisë janë konfrontuar sa i përket nxjerrjes jashtë funksionimi të radarëve. Debati u fashit disi në ditët e fundit, por nxori dhe njëherë faktin se ajo që flitet nuk është e gënjeshtërt. Të fortët janë të mbrojtur sepse pas tyre janë gjithmonë politikanët. Këta të fundit mjafton t’u shohësh gjuhën e trupit apo t’u dëgjosh ligjërimin dhe e kupton sesi janë të ndërtuar. Ata sulmojnë me akuza dhe ligjërime më shumë se krimi sepse pas tyre gjithnjë gjenden të fortë. Mjafton të shikosh eskortat në rrethe të miqve të politikës dhe kupton sesi funksionon ky shtet. Ku krimi ka kapur gjithçka, por më shumë nga të gjitha ka të shtrirë tentakulat ngado. Ti e shikon te privatizimet, e shikon nga pasurimet e shpejta, e shikon nga beneficet, e shikon nga trafikimet.

Për fat të keq, ende sot e kësaj dite, megjithëse Shqipëria është e mbushur me OJQ dhe institucione të huaja, nuk ka një studim mirëfilli për MAFIA-n shqiptare, aman një gjë është e vërtetë, se ajo që kinse politika bën ndaj krimit, thjesht fsheh faktin se krimi është afër politikës. Për këtë nuk mjaftojnë më akuzat e pozitës dhe opozitës ndaj njëra-tjetrës, shteti është gjithnjë më i dobët para krimit. (JavaNews)

Next Post
Policia maqedonase arreston kryebashkiakun e Pustecit, u dënua për manipulim zgjedhjesh

Policia maqedonase arreston kryebashkiakun e Pustecit, u dënua për manipulim zgjedhjesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

Mbi 200 fëmijë të vrarë në sulmet ndaj Iranit, Izraeli njofton nisjen e sulmeve ajrore në shkallë të gjerë

March 15, 2026
Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

March 15, 2026
Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

Komunikim publik me zotin Eugen Beci për kontratën koncesionare të instrumenteve kirurgjikalë

March 15, 2026
VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

VIDEO / I vrarë, i plagosur apo lajme false? E gjithë bota kërkon Bibin

March 15, 2026
Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

Kanë frikë për familjen? Edhe tre futbolliste iraniane do kthehen në Iran

March 15, 2026
“Flisnim për fenë ndërsa bënim ecejake mbrëmjeve deri pas mesnate”, Rama rrëfen njohjen me Kryepeshkopin Joan

Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Po ndodh në të gjithë botën, por nuk do të rrimë duarkryq

March 15, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Pse Trump po kërkon ndihmë edhe nga Pekini: Sinjalet kontradiktore të udhëheqësit amerikan

March 15, 2026
E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

E diel kryesisht e kthjellët, vranësira dhe reshje të pakta në zonat malore

March 15, 2026
Tronditet Drashovica e Vlorës, shpërthen bombola në një banesë

Tronditet Lezha, tritol automjetit të një agjenti policie

March 15, 2026
Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

Ndodhej në gjendje kritike, ndërron jetë foshnja nga Korça në Tiranë

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In