Nga Ben Andoni
Ashtu si pritej prej javësh, debati për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi është shtrirë për debat në Prishtinë. Ka një konfrontim të ashpër të argumentit zyrtar përfaqësuar nga një komision, i cili është anatemuar për qëndrim me dy faqe dhe një të opozitës me nota të ashpra, madje që i është kundërvënë dhe ambasadorit amerikan.
Debati do të vazhdojë edhe nesër dhe palët do të shpalosin idetë e tyre. Të gjitha forcat politike kryesore, shtuar me 28 përfaqësues nga misioni diplomatik dhe 16 organizata joqeveritare janë pjesë në këtë debat. Që do të merrte një udhë gati të njohur këtë e ka dëshmuar fakti që sapo ka filluar të flasë presidenti Thaçi, përfaqësuesit e Vetëvendosjes janë larguar nga salla me argumentin se është president zgjedhur në mënyrë jo . Në një farë mënyre, megjithëse për pak minuta pritet mbledhja e qeverisë, debati deri tani rrezikon të mos i luajë fare mendimet e palëve. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj në debatin për kufirin me Malin e Zi, ka deklaruar se ekspertët dhanë argumentet, kurse komisioni shtetëror nuk dha asnjë fakt për ta bindur që ta votojë marrëveshjen për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi.
“Por tani lind pyetja për komisionin shtetëror, për kënd ka punuar. Nga kush janë shtyre të punojë kundër interesit të vendit”, ka thënë Lekaj.
Ai ka kërkuar nga të gjithë deputetet që t’i ulin flamujt partiak dhe të mbizotërojë ajo që quhet Kosovë, pasi për këtë janë thirrur dhe për këtë kanë dhënë betimin.
“Parlamenti i Kosovës duhet me marr vendimin e vetë. Kjo temë e ka rëndu Kosovën gjatë, dhe jo vetëm opozitën. Nëse fillojmë një proces të zgjidhjes së kësaj teme, do të mund të nxirrnim Kosovën nga ky problem i madh”, ka thënë Haradianaj.
Haradinaj i cili në njërën nga mbledhje e Komisionit të Kuvendit i kishte hedhur hartën në fytyrë kryetarit të Komisionit për demarkacion, Murat Mehës, tha se kjo çështje nuk duhet të përdorët kundër askujt.
Plot njëmbëdhjetë muaj ka zgjatur debati kosovar për demarkacionin dhe me një fqinj që çuditërisht është treguar krejt i hapët për ta trajtuar problemin. Por demarkacioni ka nxjerrë dhe debatet e mëdha që qëdrojnë mespalëve. Argumenti i një profesori vendas që ka thënë se Mali i Zi nuk i justifikon me dokumentacion tokat në kufi është shkaku kryesor, që palët janë ndarë thellësisht. Përfaqësuesi i Vetëvendosjes Konjufca është shprehur forcërisht se “Unë mendoj që ky komison duhet të jap dorëheqje urgjentisht”, dhe ka pyetur publikisht, nëse, “a jep doreheqje ky komision nëse vërtetohet fakti i profesorit Perparim Ahmeti”, për të cili thotë se kishte thënë se “unë kom fakte që Mali i zi në një pjesë të territorit që ja keni dhanë nuk mundet me mbulu me të dhëna“, citon të këtë thënë profesori.
Më i ashpër ka qenë një deputet që i është kundërvënë zyrtarit të komisionit dhe një personi që është anatemuar shumë, Deputeti Nait Hasani e ka pyetur Murat Mehën se ku e ka hartën të cilën vetë ai e ka botuar e ku Çakorri është pjesë e Kosovës.
“Dua ta pyes komisionin dhe Murat Mehën për hartën që e ka të botuar vetë ku Çakorri është pjesë e Kosovës. Çakorri është hartë e botuar në janar 2005 nga Murat Meha; qafa e Çakorrit është pjesë e kufirit dhe Kulla po ashtu. Kjo është një hartë ku e ka gjet Murat Meha. Kjo është vepër penale që e ka bërë komisioni shtetëror me pikat kufitare”, tha Hasani.
Ndërkohë që ambasadori amerikan ka përmendur vonesën por edhe pasojat me një mesazh të hapur ndaj kosovarëve, ashtu si edhe përfaqësuesi evropian. Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e zi është shumë i rëndësishëm për Kosovën ka thënë përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Thomas Gnocchi.
Ambasadori i SHBA’ve Greg Delaëie, në debatin për demarkacionin, ka kërkuar ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi duke thënë se ajo është kryer mirë. Ai ka thënë se pohimi që Kosova ka humbur 8 mijë hektarë është i rrejshëm. Delaëie ka akuzuar kundërshtarët e demarkacionit me Malin e Zi se po nxisin urrejtje edhe ndaj të huajve.
Delaëie, në fjalën e tij tha se kufijtë janë të njëjtë me ata që i ka dorëzuar Kosova në 2007 në EuroGeographics, dhe me Planin e Ahtisarit.
“E mirëpres mundësinë dhe nismën e Kuvendit për mbajtjen e kësaj tryeze. Shpresoj se do të jetë model i çështjeve të ndërlikuara që Kuvendi do të përballet në muajt në vijim”, theksoi ambasadori, duke shtuar se përdorimi i regjistrave kadastral rezulton me kufi të saktë.
Ai ka thënë fjalë të ashpra për opozitën por edhe për qeverinë, duke thënë se me këtë po rrezikohet e ardhmja e Kosovës dhe se po nxitet urrejtja ndaj të huajve.
“Po kundërshtoni marrëveshjen në mënyrë cinike, duke nxitur urrejtje dhe duke e rrezikuar të ardhmen e Kosovës. Atyre në qeveri që e lanë këtë marrëveshje të pres 11 muaj dua të ju them se transparenca është bazament i një shteti ligjor”, tha Delaëie.
Delaëie më tej tha se demarkacioni është një çështje e rëndësishme për liberalizimin e
Ajo i ka kthyer përgjigje edhe ambasadorit amerikan Greg Delaëie, transmeton Koha.net.
“Delaëie tha se duhet të ratifikohet marrëveshja. SHBA për 2.4 km tokë shtyhen me Meksikën për një kontest të pazgjidhur, edhe pse territori i tyre ka 9.4 milionë katrorë”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i është përmbajtur pikës 8 të pavarësisë së Kosovës ku theksohet që Kosova i gëzon kufijtë sipas pakos së Ahtisarit, dhe, sipas tij, nuk është dëshmuar se Kosova ka humbur pronë me marrëveshjen e nënshkruar për demarkimin e kufirit.
Thaçi në pozicionin e shprehjehs së unitetit ka lexuar pikën e 12 të deklaratës së pavarësisë së Kosovës në të cilën thuhet. “Shënjimi i kufijve është një nga kriteret kryesore të shtetësisë së Republikës së Kosovës. Kosova duhet të plotësojë këtë kriter dhe të bëjë përkufizim të qartë me të gjitha vendet që kufizohet. Komisioni qeveritar i themeluar në vitin 2012 ka përfunduar punën e shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi, kjo marrëveshje është nënshkruar me 26 gusht 2015 në Vjenë”.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka dhënë një deklaratë të shkurtër për media duke rikonfirmuar thirrjen për rrëzimin e versionit të Demarkacionit në parlament, por edhe ka bërë pyetjen direktte që nëse vërejtja e profesorit është e duhur, si duhet ët veprojmë këtej e tutje.
reagime
Kryetari i Shoqatës se Malazezëve te Kosovës, Sllobodan Vujiçiq është munduar të tregohet diploamt dhe është kapur në argumentin ka thënë se marrëveshjen në mes Kosovës dhe Malit të Zi, për shënjimin e vijës së re kufitare në mes të dyja vendeve e ka përshëndetur edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
“Mali i Zi dhe Kosova me nënshkrimin e marrëveshjes e kanë marrë për obligim që të ratifikohet në Kuvend. Kjo marrëveshje është përshëndetur edhe nga Presidenti Obama dhe është quajtur si historike”.
Hartat që dëshmojnë një kufi tjetër Kosovë – Mali i Zi
3 Gusht 2016 – 17:33
“Koha Ditore”, më 15 korrik ka botuar disa harta ushtarake, arsimore e shkencore të ish-Jugosllavisë.
Në këto harta është i shënuar edhe kufiri i Kosovës me Malin e Zi, i cili në Marrëveshjen për Demarkacion nuk është respektuar.
Në kontekstin e debatit të hapur në lidhje me demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, prof. dr. Zejnullah Gruda ofroi kontributin e tij mbresëlënës në librin “Kufijtë në dëm të shqiptarëve” (KOHA, 2016).
Libri përmban disa nga hartat e përpiluara dhe të botuara nga institucionet relevante ushtarake, arsimore e shkencore të ish-Jugosllavisë. Meqë formati i librit mund të mos i reflektojë mjaftueshëm përmasat e hartave, në këtë shtojcë janë reprodukuar disa nga to dhe disa që nuk janë në libër, të gjitha të mbështetura në burimet origjinale.
Në shtojcën Koha Ditore janë reprodukuar disa nga këto harta dhe disa që nuk janë në libër, të gjitha të mbështetura në burimet origjinale, të cilat po i publikon Koha.net.