• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Speciale / 1990-2016, 26 vjet deputetë të armatosur në parlamentin shqiptar

by A R
28/03/2016 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS / Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që kanë pasion armët, apo i mbajnë ato për arsye të pa bëra publike, duket se nuk i kanë munguar legjislaturave.

Duke hedhur një vështrim në kohë, Java News sjell një përmbledhje të ngjarjeve kryesore, deri diku edhe të harruara, të ligjvënësve që në vite i kanë keqpërdorur armët e dhëna me leje apo kanë poseduar edhe të tilla në kundërshtim me ligjin.

Duke përfituar nga imuniteti, por dhe toleranca si deputetë, këta të fundit shpesh i kanë shpëtuar drejtësisë edhe në bashkëpunim me këtë të fundit. Fjala bie, rasti i ish-deputetit demokrat Dashnor Sula është një ndër më të pabesueshmit.

Në vitin 2013 pasi qëlloi në stadiumin e Peqinit para qindra tifozëve, Prokuroria u shpreh se Sula kishte qëlluar me një pistoletë… lodër! Një përmbledhje të shkurtër, Java Neës e sjell më poshtë ndërsa nuk përjashtohet mundësia që raste të ngjashme të mos jenë përmendur për shkak të harresës së paqëllimshme:

hajdariDhjetor 1990 – Spekulimet për Hajdarin

Takimi i ish-presidentit Ramiz Alia me studentët protestues në dhjetor të vitit 1990 u shoqëruar edhe me komente. Si për punonjësit e sigurisë, ashtu edhe për vetë dëshmitarët e kohës ai që binte në sy ishte studenti Azem Hajdari. Ky i fundit u dallua kryesisht për trimërinë që shfaqte gjatë aktiviteteve të shumta të asaj periudhe. Në atë kohë, por edhe nga dëshmitë e protagonistëve apo kundërshtarëve të Hajdarit u tha se ai në atë kohë mbante pistoletë në brez. Kjo dëshmi nuk u provua kurrë, por dihet që gjatë legjislaturës që Hajdari ishte deputet, ai gjithmonë gjendej i armatosur.

Mazreku HajdariShtator 1997 – Gafur Mazreku plumba në Kuvend

Një vit përpara se Hajdari të vritej, deputeti socialist Gafur Mazreku e plagosi atë në Parlament pas një sherri që degjeneroi në fyerje banale. Hajdari u plagos me 5 plumba duke i shpëtuar mrekullisht vdekjes, ndërsa Mazreku vuajti dënimin përkatës në burg. Ai vdiq pak kohë pasi doli nga burgu për shkak të një sëmundje të rëndë, ndërsa fill pas kësaj ngjarje, qeveria mori masa për herë të parë që deputetët të ç’armatoseshin para se të hynin në Kuvend.

dita-a-nd-euml-rlidhet-me-u-ccedil-k-n-euml-vrasja-e-azem-hajdarit_hd-780x439Shtator 1998 – Atentati ndaj Hajdarit

Një nga ngjarjet më të bujshme është ajo e vrasjes së Hajdarit pasi ishte përballur me disa atentate. Në atë kohë deputet demokrat, Hajdari u vra para zyrës së PD ndërsa dëshmia e Jaho Salihit (i dënuar për këtë ngjarje) flet se Hajdari doli nga zyra me një armë në dorë, çka bëri që Fatmir Haklaj ta vriste i pari.

leke cukajKorrik 2009 – Bombë në çantën e deputetit të PS

Gjashtë muaj para se të humbiste jetën në një aksident, ish-deputeti i qarkut Shkodër Lek Çukaj u përball me një shoqërim në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, që do të hetonte një ngjarje të veçantë. Nje 37-vjecar dorëzoi një çantë, që e kishte gjetur në lokal të harruar dhe gjatë kontrollit policia gjeti brenda edhe një granatë. Në dokumentet e identifikimit rezultoi se çanta i i përkiste ish-deputetit Lekë Çukaj. Gjatë marrjës në pyetje, 60-vjeçari pranoi se mbante mjetin luftarak prej vitit 1999 për shkak të vetëmbrojtjes, pasi vendi kishte destabilitet dhe për shkak të disa ngjarjeve të tjera të ndodhura në Shkodër. Mediat raportonin në atë kohë se një prej djemve të ish-deputetit, ishte i shpallur në kërkim, ndaj u pranua si argument edhe mbajtja e mjetit luftarak gjatë dëshmisë. Çukaj, 8 vjet deputet, humbi në 2005.

olldashiShkurt 2011 – Olldashi & Topalli, qitje me armë

Vetëm pak ditë pas ngjarjes së rëndë të 21 Janari, në media u shpërndanë një sërë fotografish teksa ish-ministri i Brendshëm dhe kryetarja e Kuvendit shfaqeshin duke qëlluar me automatikë të modelit MP5. Në atë kohë, edhe pse çështja ishte tepër sensitive për shkak të vrasjeve në bulevard, veprimi u justifikua me arsyetimin se zyrtarëve të lartë u lejohet të frekuentojnë poligonët ushtarakë. Megjithatë, fotografitë tregonin pasionin e fshehur të dy zyrtarëve të lartë, njëkohësisht ligjvënës.

 

dahsnor sulaMaj 2012 – Deputeti qëllon në stadium

Deputeti demokrat, Dash Sula shkoi drejt një veprimi ekstrem, teksa qëlloir me pistoletë në stadium, në ndeshjen Shkumbini-Flamurtari, që zhvillohej në Peqin. Ngjarja ka ndodhur në fund të pjesës së parë, kur pas disa debateve, Sula ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar, por për fat të mirë, plumbi nuk zuri askënd. Policia dhe ministri i Kulturës, në atë kohë Aldo Bumçi, thanë se pistoleta ka qenë me fishekë manovër. Për këtë arsye, policia nuk ka marrë asnjë masë ndaj Sulës.

Deputeti reagoi në lidhje me këtë ngjarje, duke mohuar të ketë qëlluar me pistoletë në stadium. Ai tha se po i kepërdoret emri, gjë që ndodh gjithmonë, sipas tij, kur ka incidente në stadium. “Mohoj në mënyrë kategorike gjuajtjen me armë. Shpreh keqardhjen që keqpërdoret emri im sa herë ka ndeshje të rëndësishme. Kam kërkuar që në fillim të zhvillohet një ndeshje e qetë”.

Më pas, organi i akuzës pas analizës balistike tha se arma me të cilën qëlloi deputeti demokrat në ndeshjen ka qenë një armë… lodër.

Armando-Prenga1Shtator 2015 – Armando Prenga plagos me armë

Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Prenga u arrestuar për përfshirje në një sherr me anëtarë të familjes Cali në Laç. Shkak për përplasjen është bërë një konflikt mes tyre, në lidhje me tenderin për peshkim në Lagunën e Patokut. Policia arrestoi edhe 5 të tjerë të përfshirë në sherrin e ndodhur pas mesnatës së të premtes. Të arrestuarit janë Anton Leka, Gazmir Jushi Gjokë, Nikoll dhe Gjergj Cali. Konflikti  ndodhi pranë komisariatit të Kurbinit, ku mbetën të plagosur 7 persona, mes të cilëve edhe Eduart Prenga, vëllai i deputetit, 2 prej tyre me armë zjarri. Policia e Shtetit konfirmoi se Prenga ka plagosur një person të familjes Cali, Gjergjin, aktualisht i vënë në pranga. Sherri nisi në një lokal në zonën e Patokut dhe më pas u zhvendos përballë komisariatit, ku palët kishin shkuar për të kallëzuar njëri-tjetrin për kanosje me jetë. Deputeti Prenga tha se ishte duke udhëtuar nga Patoku drejt Laçit, por ra në pritën e Gjon Calit i cili e ka kërcënuar me armë. Sipas Prengës, ka qenë kjo arsyeja që e ka shtyrë të qëllojë në ajër. Më tej, ai ka rrëfyer se ka nisur të vëllanë drejt komisariatit të policisë, për të bërë denoncimin për incidentin e ndodhur, ndërsa vetë është nisur për në lokalin e fisit Cali. Prenga u akuzua nga politika dhe fisi Cali se ka qëlluar me armë edhe në komisariat.

strazo8Mars 2016 – Deputeti Strazimiri me armë në protestë   

Një lajm i sapondodhur, por që nuk po merr një përgjigje nga Policia është ai i shfaqjes së Gent Strazimirit me armë në brez në Tiranë. Pasion apo frikë, policia ka deklaruar indirekt se bëhet fjalë për armëmbajtje pa leje. Nga rezymeja e mësipërme, apo raste të tjera, e qartë është se viktima të Drejtësisë deputetët kanë rënë vetëm në raste ekstreme, siç është edhe ngjarja Mazreku-Hajdari.

Next Post

SKANDALI/ Flamur Noka, ish ministri i Rendit, dhunuesi më flagrant i rendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

Nga Manastiri te modernizimi: Pse Zvërneci po ndan opinionin publik

June 7, 2026
Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

Numërohen mbi 40% e votave në Kosovë: LVV prin me 41,24 %, ndiqet nga PDK me 21,93%, LDK me 18,08% dhe AAK me 8,31%

June 7, 2026
Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

Berisha tenton sabotimin e protestës pasi Rama i dha Shkëlzenit kullën 260 te Pallati i Kongreseve

June 7, 2026
“Sazani grek” dhe “Zvërneci vorioepirot”/ Faqet greke ndezin propagandën kundër investimit me rëndësi për turizmin shqiptar

Shqetësimet e KE për “Zvërnecin”/ Ministria e Mjedisit: Nuk ka projekt të miratuar, çdo zhvillim do të kalojë në vlerësim mjedisor

June 7, 2026
Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

June 7, 2026
Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

Përfshihet nga flakët një garazh pranë “Vila L” në Astir/ Nisin hetimet për shkaqet e zjarrit

June 7, 2026
Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

Pse Franca dhe Spanja kanë edhe flamingo edhe turizëm luksoz, ndërsa Shqipëria jo?

June 7, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

June 7, 2026
Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

Projekti i lidhur me Jared Kushner, BE paralajmëron Shqipërinë: Mund të ndikojë në procesin e anëtarësimit në Union

June 7, 2026
Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

Mbyllet procesi i votimit, nis numërimi në Kosovë. Pjesëmarrja 10% më e ulët nga zgjedhjet e fundit, exit poll-i nxjerr fitues Kurtin

June 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In